Me pranverën që po vjen, është koha të rifreskoni hapësirën tuaj të preferuar në natyrë: verandën. Verandat janë zgjatim i hapësirës së jetesës dhe meritojnë të jenë po aq me stil sa interieri i shtëpisë tuaj dhe me ndriçimin e duhur ju mund të transformoni mënyrën e përdorimit të hapësirës tuaj të jashtme. Një llambadar i guximshëm dhe tërheqës për t’u parë do të lërë një përshtypje serioze në një verandë, ndërsa ndriçuesit e jashtëm argëtues dhe portative mund t’ju ndihmojnë të organizoni një festë në çdo cep të oborrit tuaj. Nëse dëshironi të ndriçoni qiellin e natës ose të shtoni ndonjë element dekorativ në verandën tuaj, ekzistojnë pajisje ndriçimi të jashtme për të përmbushur çdo shije dhe stil. Këtu janë disa nga sugjerimet tona kryesore për të shtuar ndriçim dhe personalitet në verandën tuaj.
Ndriçimi i duhur i varur mund ta shndërrojë verandën tuaj në vendin perfekt për të organizuar festa. Ndriçuesit e jashtëm të varur nga tavani i verandës apo mbulesës së zonës tuaj në natyrë do ta drejtojnë dritën e përqendruar mbi tavolinë ose vendet e uljes. Merrni parasysh materiale që do të shkrihen mirë me mjedisin, si për shembull një finiturë metalikë e galvanizuar që bën kontrast të bukur me drurin e errët. Zgjedhja jonë në këtë rast do të ishte ndriçuesi Romeo Outdoor nga Flos.
Nëse veranda juaj përmban punime guri, kërkoni për një finiturë plotësuese në pajisjet tuaja të ndriçimit. Për finitura më të lehta guri, zgjidhni ndriçues me finiturë çeliku inox ose metale më të lehta. Për gurin më të errët, një pajisje prej bronzi ose e zezë do të përzihet me hollësi dhe do të lejojë që drita të luajë në zonat me teksturë. Flos Outgraze50 ka një efekt të shtresëzuar, me një perde që lan arkitekturën, duke e theksuar atë, me zgjidhje perfekte për çdo lartësi dhe konfigurim, të paraqitura në një koleksion teknik të pasur dhe funksional.
Nëse kërkoni t’i keni të gjitha gjërat të teknologjisë së lartë, shikoni për ndriçues tavoline që janë risi e shekullit të 21-të. Ndriçuesit pa tela janë perfekt për hapësirat e jashtme, pasi ata mund të lëvizin bashkë me ju brenda dhe jashtë. Akronimi i Fonte Luminosa Autonoma Itinerante (Burim Drite Itinerant dhe Autonom), FLAI nga Diomede është një manifest i lirisë për të përjetuar personalisht ndriçimin e brendshëm dhe të jashtëm vetëm me një ndriçues dhe disa burime të ndryshme drite.
Të ngrënit jashtë mund të jetë e shpejtë dhe e lehtë vetëm me disa ndriçues. Nuk keni nevojë për ndriçues tavanor ose burime të mëdha drite për ta bërë hapësirën tuaj të jashtme më tërheqëse. Thjesht shtoni disa ndriçues tavoline të jashtëm në tavolinën e verandës tuaj për ta bërë përvojën tuaj të ngrënies më intime dhe atmosferike. Projektuar nga M. Anastassiades për Flos, Last Order është një ndriçues tavoline i karikueshëm që shpërndan dritën përmes një baze transparente kristali të fortë, forma e së cilës i referohet tipologjisë arkitektonike të kolonës antike.
Dizajneri Philippe Starck thotë se "që në kohët e hershme, llamba e dritës është mbrojtur nga një glob qelqi. Sot, ai zhduket në favor të dritës si një ide poetike dhe surrealiste e ndriçimit arkitektonik të dematerializuar dhe kujtesës së hapësirës së zënë nga drita." Një koleksion elegant ndriçimi për ambiente të jashtme, In Vitro përbëhet nga një seri fenerësh prej xhami me ngjyra të ndezura që në mënyrë magjike duket sikur ndriçojnë vetë, si vëllime të pastra arkitektonike të dritës. E gjeni në disa versione: i montueshëm në mur, në versionin e tokës, i varur dhe tavanor.
Nëse vërtet dëshironi të shtoni një element dizajni në verandën apo dhe pishinën tuaj, zgjidhni ndriçues toke për ambiente të jashtme që shkrihen lehtësisht me elementët natyralë. Zgjidhni ata ndriçues që përcjellin forma natyrore, autentike, si modelet që të kujtojnë kërcellin e kallamishteve, bimët ose lulet siç është Reeds Outdoor nga Artemide. Rrjedhshmëria në estetikë këtu mund të plotësojë veçanërisht elementët e ujit si një pishinë, pellg ose burim.
Llambadarët në natyrë janë një mënyrë e përsosur për të shtuar një ndjenjë shkëlqimi dhe elegance në një zonë ngrënieje në natyrë. Një llambadar për ambiente të jashtme që mund ta shihni zakonisht në një hapësirë të brendshme mund të krijojë një kontrast të bukur me një verandë më të ashpër në stil. Llambadari DRYLIGHT Outdoor nga Masiero nuk do t'ju zhgënjejë kurrë pavarësisht nga hapësira ku vendoset!
I famshmi Tolomeo, ikona e dizajnit italian, bëhet gjigand. Familja Tolomeo është zgjeruar për të përfshirë një produkt të ri për ambiente të jashtme. Në shkallën 4:1 në krahasim me modelin e tavolinës, ky ndriçues mund të vendoset si brenda dhe jashtë. Ju mund të zgjidhni Tolomeo XXL Outdoor ose Tolomeo Paralume Outdoor për një version më të vogël, por duke ruajtur të njëjtin koncept.
Source: ylighting.com; veranda.com