Cut

ABIESSE shpk

Kërkoni cmim nga shitësi

Dizajni nga:
Timo Ripatti
Axolight

Përshkrim

Cut është rezultat i një procesi të gjatë dizajni midis Axolight dhe Timo Ripatti, që synon hartimin e një ndriçuesi të ndryshueshëm, i cili mund të pozicionohet në tre pika dhe pa krijuar verbim. Prej këtu është krijuar Cut, një familje ndriçuesish të përshtatshëm sipas dëshirës- në versionin e tavolinës, dyshemesë ose në versionin e varur – të cilët shquhet për dizajnin e tyre të rafinuar dhe unik.

Struktura prej alumini e prerë me lazer, e palosur në disa pika, lidh dy elemente: burimin e dritës të fiksuar në një mbështetje metalike rrethore dhe një disk shpërndarës gjysmë-transparent të fiksuar në një unazë. Të dy elementët përballen me njëri-tjetrin, në mënyrë që drita e emetuar nga burimi i dritës të filtrohet dhe pjesërisht të reflektohet nga ekrani.

Cut paraqet një dizajn elegant dhe një dritë emocionale e cila nuk të verbon, por të mbështjell butësisht. Ndriçuesi u vlerësua me çmimin “Gooddesign” 2019/2020 për kategorinë e Ndriçimit.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Cut”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *