Dyqani

Ndriçuesi Empatia

ABIESSE shpk

Kërkoni cmim nga shitësi

Empatia frymëzohet nga sinergjia mahnitëse midis traditës së përjetshme veneciane të punimit artizanal të xhamit me fryrje, dhe teknologjisë LED të Artemide. Interesi i lartë në potencialin shprehës të këtij materiali solli një bashkëpunim të ngushtë të ekipit Artemide me artizanët mjeshtra në punimin e xhamit me fryrje, për të arritur përkulshmërinë e përsosur të xhamit Venecian dhe për të punuar me ekuilibrin midis sipërfaqes dhe dritës, densitetit delikat dhe transparencës, duke krijuar objekte plotësisht artizanale, të bukura, tejet të veçanta në çdo aspekt.

Tejdukshmëria dhe patejdukshmëria e xhamit balancohen me mjeshtëri për të krijuar një objekt prej qelqi që reflekton dritën pa efekt verbues, duke ruajtur eficiencën. Ky ndriçues ka në zemër një motor drite me performancë të lartë me bazë LED, i krijuar veçmas nga trupi prej qelqi, për të arritur një rendiment dhe efikasitet termik m të lartë. Intesiteti i dritës përshtatet dhe orientohet drejt difuzorit prej qelqi nëpërmjet një kanali transparent me një korficient përthithje të dritës shumë të ulët.

Përjetoni harmoninë e përsosur të formës dhe funksionit me Empatia.

Ndriçuesin Empatia e gjeni vetëm në @studioluce.al by Abiesse

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Ndriçuesi Empatia”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *