Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Softueri i mbikëqyrjes së hotelit

    • Permbajtja
    • Produkte 2
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    Softueri i mbikëqyrjes së hotelit

     

    hotel supervision software_legrand-Pikark

     

    Veçoritë

    Sistemi i menaxhimit të dhomave të hotelerisë është një zgjidhje për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e hoteleve dhe objekteve mikpritëse. I krijuar për të garantuar shërbimin më të mirë të pritjes dhe kontrollit pa anashkaluar aspektin mjedisor, Sistemi i Menaxhimit të Dhomave të Vizitorëve bashkon dy aspekte: mbikëqyrjen, e menaxhuar nga personeli i hotelit dhe menaxhimin e dhomës nga klienti. Dy botë të veçanta, që megjithatë janë në komunikim të vazhdueshëm me njëra-tjetrën.

    Një gamë e plotë që plotëson të gjitha nevojat specifike Të gjitha pajisjet e sistemit janë zhvilluar duke përdorur teknologjinë e protokollit SCS-BUS, e cila jep efikasitet maksimal dhe fleksibilitet instalimi në të gjithë sistemin.

    Sistemi jep mundësinë e:

    • Menaxhim i dhomave të fjetjes;
    • Menaxhon të gjithë zonën (recepsion, holl, korridore, dhoma mbledhjesh, restorante, bar, kuzhinat, dhomat teknike, etj.);
    • Menaxhim dhe suoervizim i recepsionit nëpërmjet softuerit BTicino;
    • Integron zgjidhjet ose produktet nga kompani të tjera.

    Menaxhimi i dhomave të hotelit nëpërmjet softuerit të mbikëqyrjes "HotelSupervision" lejon kontrollin e plotë të hotelit dhe mbi të gjitha mbikëqyrjen e dhomave: nga kontrolli i akseseve, deri te rehatia maksimale në shërbimet komunale (dritat, prizat dhe klimatizimi). Softueri është i disponueshëm në dy versione: i pari për të menaxhuar deri në 20 dhoma ose zona të përbashkëta (produkti 3544SW) dhe i dyti për të menaxhuar më shumë se 20 dhoma ose zona të përbashkëta (produkti 3546SW).

    Produktet, si të gjitha pajisjet SCS-BUS, mund të konfigurohen në dy mënyra të ndryshme:

    • Konfigurim fizik: kjo bëhet e mundur duke lidhur konfigurimet blu dhe jeshile duke i lidhur siç duhet me kutitë që gjenden në paisje.
    • Konfigurim nëpërmjet softuerit: kjo kryhet duke perdorur nje PC dhe softuerin MyHome_Suite. Kjo zgjidhje ofron me shume opsione se konfigurimi fizik

    Softueri mund të shkarkohet falas në webin e: Legrand group

    Ky softuer është i disponueshëm për t'u instaluar dhe koordinuar me seritë Axolute dhe Livinglight ; në forma të rrumbullakëta dhe katrore, Air dhe gjithashtu në Living International tradicionale. Këto zgjedhje ju lejojnë të merrni lirinë maksimale të personalizimit të hotelit, duke rritur komoditetin dhe prestigjin e tij dhe duke përcaktuar një stil që do të ndërtojë vetë identitetin e hotelit.

    hotel supervision software_legrand-Pikark

     

    Gama

    Sistem i kompletuar

    Menaxhimi i dhomave të hotelit është një sistem i plotë sepse mundëson efikasitet dhe funksionalitet maksimal në të gjitha ambientet e akomodimit:

    • Konfort: me ndryshimin e dritës, muzikës dhe temperaturës sipas dëshirës së përdoruesit.
    • Me mbrojtje mjedisore: minimizimi i përdorimit të energjisë kur përdoruesi del nga dhoma.
    • Siguria: në sajë të sistemit teknologjik të RFDI technological devices, siguri maksimale dhe kontroll në dhoma dhe çdo zonë tjetër.
    • Argëtim dhe kënaqësi: një mori produktesh të përshtatshme për lidhje me audio dhe video

    hotel supervision software_legrand-Pikark

    Të fundit

    SEA apartments

    • Apartament

    Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

    Iaarchitects
    • Projekt vile

    Mapei

    Maden Group
    • Projekt interieri
    • +1
    Të rejat

    Nga BAU 2025 në Tiranë: AluKönigStahl sjell trendet e fundit të ndërtimit në Shqipëri

    01/05/2025

    5 VITE NË SHQIPËRI – BRANDI SMEG FESTON NË MËNYRËN MË IKONIKE!

    06/10/2024

    Top 8 instalacionet nga Java Dizajnit 2024

    23/04/2024
    Punësim

    ALN- Arkitekt

    • Full time

    Re/Lab - Arkitekt

    • Full time

    MVM Architecture - arkitekt me eksperiencë

      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link