Dyqani

Ofertë!

TIRANA 1920-2020 PËRMES ARKITEKTURËS

Pik Ark

22.00

Përshkrim

TIRANA 1920-2020 PËRMES ARKITEKTURËS

Tirana është qyteti më i dashur për mua, është vendi ku kam lindur e jam rritur. Është një fakt i vërtetë, që Tirana është nga nga qytetet evropianë e mesdhetarë më rinorë, më dinamikë e më interesantë të momentit. Pozicioni i favorshëm gjeografik e ka vendosur atë ndër shekuj si një qytet lidhës midis ngjarjeve të forta që kanë ndodhur midis Lindjes dhe Perëndimit në atë pjesë të Ballkanit Perendimor. Ky pozicion e ka identifikuar atë, me vendin ku janë kryqëzuar religjonet e ndryshme, ideologjitë ekstreme, luftrat e pashpirta, perandoritë e mëdha, traditat antike dhe shijet ekzotike të gatimit. Zhvillimet dinamike bashkëkohore, pas diktaturës komuniste, e kanë e kanë kthyer qytetin e Tiranës në një pasarelë mode, me arkitektura të veçanta, të ideuara nga arkitektët ndërkombëtarë dhe vendas më në zë të momentit.

Tirana ndodhet para një rinovimi të fortë të ADN së saj urbane, aq sa çdo pjesë përbërëse e saj është fluide dhe në trasformim e sipër, thuajse në një mënyrë të pandalshme.

Prof. Dr. Armand Vokshi është dekan i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, në UPT. Ai është diplomuar në Universitetin e Firences, në Arkitekturë, si dhe ka kryer studimet PhD po pranë këtij fakulteti. Autor i publikimeve dhe monografive të ndryshme në fushën e arkitekturës. Autor dhe pjesëmarrës i realizimit të shumë ekspozitave tematike, konferencave profesionale dhe akademike mbi arkitekturën. Prej vitit 2016 – 2021 ishte zgjedhur kryetar i SHASH (Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë). Në 2018 mori titull nderi kalorësiak të akorduar nga Presidenti italian: “Ordine della Stella d’Italia” nel grado di Cavaliere”.

 

Transporti për  Kosovë & Maqedoninë e Veriut 6.5 euro

Tiranë: 150 – 200 Lek

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “TIRANA 1920-2020 PËRMES ARKITEKTURËS”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Mund t’ju pëlqejnë edhe…