Dyqani

May Day

ABIESSE shpk

Kërkoni cmim nga shitësi

NDIÇUES LED FUNKSIONAL ON/OFF

DIZAJNI:

KONSTANTIN GRCIC

FLOS

Përshkrim

Një ndiçues tavoline i zhdërvjellët dhe bashkëkohor nga Konstantin Grcic, – dizajni i tij i parë për Flos – May Day është një përzierje e shkëlqyeshme e prakticitetit dhe sofistikimit. Ai është një ndiçues i përshtatshëm për përdorime dhe ambiente të shumëllojshme. Me dorezën e tij praktike që vepron gjithashtu si një element mbajtës për kabllo, ndiçuesi mund të vendoset mbi një tavolinë, në dysheme ose të varet pa pasur nevojën për t’u fiksuar diku.

Projektuar në vitin 2000, Konstantin Grcic ofron një ndiçues që është maksimumi i funksionalitetit, por që nuk lë pas estetikën e lartë. Ai e krijoi këtë ndiçues konik për të shkuar kudo që nevojitet si të ishtë një fener apo elektrik dore – pavarësisht nëse përdoret për qëllime estetike apo për të ndriçuar një magazinë. Ndriçuesi u vlerësua me çmimin e lakmuar Compasso d’Oro në 2001.

 

“Është një ndiçues që doja të kisha për veten time – një ndiçues që ndjeva se duhet të funksiononte si një mjet. Një mjet është një objekt që përmbush një funksion – një funksion shumë konkret – dhe normalisht forma e tij shpjegon funksionin. Kjo është ajo që e bën një mjet kaq të bukur “. – Grcic

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “May Day”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *