Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    ARKITEKTET SHQIPTARE: ANI TOLA PANARITI

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    ARKITEKTET SHQIPTARE: ANI TOLA PANARITI

    ani panariti

     

    Një përshkrim të shkurtër rreth jush, ku punoni, sa vite eksperiencë keni si dhe fushën e tuaj të ekspertizës.

    Në korrik 2008 u diplomova në Arkitekturë pranë Departamentit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës. Në janar 2009 iu bashkova stafit akademik të të njëjtit fakultet ku përfundova studimet. Prej shtatorit 2020 jam në pozicionin e Zv. Dekanit pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik i Tiranës.

    Aktualisht jam kandidate për gradën "Doktor i Shkencave në Arkitekturë" me temën “Përmirësimi i komforti termik në mjedisin e ndërtuar duke u fokusuar në shëtitoret bregdetare me klimë mesdhetare”. Eksperienca profesionale prej rreth 14 viteve përfshin një gamë të gjerë projektesh në fushën e projektimit arkitektonik, interierit, projektimit urban dhe peisazhit. Prej janarit të vitit 2017, së bashku me shoqen time të ngushtë Antonela Saliaj, themeluam studion “ASArchitects Sh.p.k”, edhe pse bashkëpunimi ynë kishte nisur në vitin 2013. Antonela më dha mundësinë të zhvillohesha profesionalisht edhe në tregun ndërkombëtar.

    Në periudhën 2010-2012 kam qenë anëtare e American Institute of Architects (AIA), Monterey Bay, California. Në 2016, iu bashkova Shoqatës së Arkitektëve Shqiptarë duke mbajtur pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm ndërsa prej muajit korrik 2021 jam anëtare e bordit drejtues. Në 2019 dhe deri tani jam anëtare e SHARE Architects Forum dhe Balkan Architecture Forum.

     

    ani panariti

    Fragment, Shkolla Lasgush Poradeci

     

    Pse keni zgjedhur arkitekturën? Cila ka qënë shkëndija që ju drejtoi drejt këtij profesioni? 

    Në gjimnaz më tërhiqte shumë procesi i të ndërtuarit, objektet e larta dhe veprat inxhinierike sidomos urat. Isha në dilemë midis inxhinierisë së ndërtimit dhe arkitekturës, dhe konkurova për këto dy degë. Vendimi erdhi gjatë ndjekjes së një emisioni në TV për hotelin Burj Al Arab në Dubai, i cili ishte në formën e Velës dhe po ndërtohej në det. Dhe kështu nga të dy degët fituese zgjodha Arkitekturën. Profesori im i ndjerë Gavril Priftuli, i cili më ka përgatitur drejt këtij profesioni thonte “Arkitektura është art, shkencë dhe teknikë”. Dhe me të vërtetë, ajo përfshin shumë disiplina.

     

    ani panariti

    Kopshti Sunny Hill

     

    Si e mendoni ju arkitekturën dhe cili është projekti juaj i cili ju përfaqëson më së miri? 

    Arkitekturën e mendoj si një profesion, i cili të jep kënaqësi të pafundme. Të jep mundësi të shohësh dhe të prekësh, të përjetosh konceptet që zhvillohen në mendjen e njeriut.

    Çdo projekt në arkitekturë është një ekuacion me shumë të panjohura të cilat, duhet ti zgjidhësh të gjitha së bashku. Projekti im që më përfaqëson më shumë, do të thoja është pa diskutim projekti i diplomës (Akuarium dhe muze në det) sepse është plotësisht i pa ndikuar nga ndërtuesi, investitori dhe nuk ka asnjë kufizim në zhvillim. Por sot, do të cilësoja dy projekte të studios ASArchitects ku së bashku me shoqen time të ngushtë dhe partneren Antonela Saliaj si dhe me ekipin tonë punuam me shumë pasion projektin e Shkollës Lasgush Poradeci dhe Kopshtit Sunny Hill, të cilat u nërtuan në Tiranë në vitin 2021.

    lasgush poradeci

    Shkolla Lasgush Poradeci

    Çfarë këshille do i jepje vetes tënde në fillim të karrieres, i vlefshëm edhe për arkitektet e reja ose ato vajza/gra që duan të bëhen arkitekte? 

    Këshilla më e mirë që i jap vetes gjithmonë::

    Kërko, lexo sepse çdo ide në arkitekturë është e mundur të realizohet

     Ndërsa brezit të ri që zgjedhin profesionin e arkitektit do ti thoja se pasioni dhe durimi janë shokët më të ngushtë në këtë rrugëtim kaq të lodhshëm, por të bukur

     

    Cili arkitekt/artist ju frymëzon në punën tuaj? 

    Frymëzimi im i hershëm ka qenë dhe mbetet gjithmonë Santiago Calatrava.

    ani panariti

    Kopshti Sunny Hill

    Të fundit

    SEA apartments

    • Apartament

    Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

    Iaarchitects
    • Projekt vile

    Mapei

    Maden Group
    • Projekt interieri
    • +1
    Të rejat

    Nga BAU 2025 në Tiranë: AluKönigStahl sjell trendet e fundit të ndërtimit në Shqipëri

    01/05/2025

    5 VITE NË SHQIPËRI – BRANDI SMEG FESTON NË MËNYRËN MË IKONIKE!

    06/10/2024

    Top 8 instalacionet nga Java Dizajnit 2024

    23/04/2024
    Punësim

    ALN- Arkitekt

    • Full time

    Re/Lab - Arkitekt

    • Full time

    MVM Architecture - arkitekt me eksperiencë

      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link