Ka shumë pyetje që lindin kur projektoni një kuzhinë të re.
Për shembull, a kam hapësirë të mjaftueshme për një ishull gatimi? Cili stil dizajni është për mua? Cilat pajisje duhet të integroj dhe në çfarë plani?
Planifikimi i një kuzhine në fillim mund të duket i lodhshëm, por gjërat më të mira në jetë nuk vijnë kurrë lehtë. Për fat të mirë ne kemi krijuar një udhëzues të thjeshtë që zbërthen procesin e dizajnit të kuzhinës në tre hapa bazë për t'ju vendosur në rrugën e duhur.
Nga linja klasike tek ishulli modern i gatimit: kuzhinat janë në forma të ndryshme. Hapi i parë në planifikim është të vendosni se cila formë kuzhine ju përshtatet më mirë juve dhe kushteve tuaja specifike në hapësirën që ka shtëpia.
Jo çdo formë do të përshtatet, kështu që është e rëndësishme të merrni parasysh se çfarë do të përshtatet më mirë në formën unike të shtëpisë tuaj.
Hapi tjetër pas zgjedhjes së formës së kuzhinës është të hartoni një plan që plotëson rutinën tuaj të përditshme. Aktivitetet thelbësore funksionale përfshijnë: magazinimin, gatimin, përgatitjen dhe pastrimin e ushqimit. Shikoni kohën aktuale që kaloni në kuzhinë, çfarë bëni pjesën më të madhe të kohës dhe sa distancë ka midis çdo stacioni pune?
Një trekëndësh i mirë pune duhet të garantojë jo vetëm distanca të shkurtra, por edhe të sigurojë liri të mjaftueshme lëvizjeje nëse, për shembull, përgatitni ushqim së bashku me të tjerët.
Për këtë na vjen në ndihmë Vanto. Kemi për ju nga një sugjerim për secilen paisje.
Në kuzhinë nuk ka vend për kompromise.
Frigoriferi juaj jo vetëm që luan një rol të madh në mbajtjen e ushqimit tuaj të freskët, por gjithashtu ndikon shumë në paraqitjen e kuzhinës tuaj. Në varësi të llojit të pajisjes që zgjidhni, ai mund të jetë ose një ndihmës i fshehur - ose një deklaratë dizajni që bie në sy.
Liebherr, lider i prodhimit të frigoriferëve, sjell një koleksion të gjerë të modeleve ‘freestanding’.
Për të garantuar cilësi të qëndrueshme të produktit, Liebherr përdor gjithmonë materiale dhe komponentë që i përkasin standardit më të lartë në prodhimin e pajisjeve. Çdo pajisje vjen e testuar për cilësinë dhe funksionalitetin e saj, për të ofruar kënaqësi maksimale për klientët gjatë përdorimit.
Frigoriferët Liebherr përtej funksionalitetit, karakterizohen nga një elegancë, që e përcjellin konturet klasike, inoksi i cilësisë premium dhe çdo detaj tjetër.
Furra, pjanura dhe aspiratori janë elementët qendrorë të zonës së gatimit. Pianura dhe furra duhet të përputhen me madhësinë e shtëpisë tuaj dhe me stilin e gatimit. Gjithashtu aspiratori juaj mund të jetë ose një element qendror tërheqës ose praktikisht i padukshëm.
-Është pikërisht Asko Elements ajo “prekje” luksi që i duhet kuzhinës suaj. Një pamje e dizenjuar përsosmërisht për tu përshtatur në stile dhe hapësira të ndryshme interieri. Furra, mikrovala dhe ekspresi inkaso, do t’a kthejnë qëndrimin tuaj në kuzhinë në eksperiencën më efikase dhe të bukur!
-Një revolucion i vërtetë në kuzhinë me 2 pajisje në 1! InductionAirPlus i ri është sinteza perfekte e një pianure me induksion me disa zona gatimi fleksibël dhe njësi aspirimi të integruar në të njëjtën pajisje. InductionAir Plus e gamës studioLine të Siemens Home është projektuar për të shfrytëzuar në maksimum hapësirën tuaj në kuzhinë, duke krijuar një ndjesi të jashtëzakonshme lirie, pa patur nevojë të instaloni aspirator të jashtëm. Sensori i integruar climateControl monitoron nivelin e avullit dhe aromave dhe përshtat automatikisht nivelin e thithjes dhe falë motorit iQdrive, mundëson një aspirim shumë të qetë.
-Zenith NRS është pjesë e koleksionit të aspiratorëve ‘silent’ nga Falmec! Ky aspirator redukton deri në 86% zhurmën gjatë gatimit falë sistemit inovativ që Falmec ka krijuar.
Në qendër të zonës së pastrimit është lavastovilja dhe lavamani. Sigurisht, është e rëndësishme të merrni parasysh 'rrugëtimin' që bëjnë enët, tenxheret dhe gotat delikate drejt dhe nga pjatalarëse. Përsëri, thjeshtimi i këtij procesi do t'ju kursejë shumë kohë dhe përpjekje, por për planifikim, duhet gjithashtu të merrni parasysh kapacitetin tuaj të kërkuar dhe llojin e instalimit.
Lavastoviljet ASKO XL dhe XXL kanë kapacitete ngarkimi të prakahasueshme dhe lartësi të brendshme ngarkimi që arrin deri në 58/54 cm, e mjaftueshme për pjata të mëdha dhe gota të larta. Ju mund të ngarkoni 40 % më shumë enë se në një lavastovilje standarde dhe sistemi inteligjent me 4 nivele Flexirack™ ofron edhe më shumë mundësi.
Të gjitha këto paisje i gjen në Vanto, emër i padiskutueshëm në Shqipëri për sa i përket cilësisë.
Vanto Showroom ndodhet te Kompleksi Delijorgji.