U përurua në Tiranë, STUDIO LUCE by A BI ESSE duke na prezantuar me konceptin e ri të dritës nëpërmjet dizajnit bashkëkohor, një hapësirë dinamike kontemporane, në trajtën e një galerie arti ku ekspozohen veprat e dizenjuesve më të njohur në fushën e ndriçimit të ndërthurura me artin.
STUDIO LUCE u prezantua në një aktivitet intim, minimalist dhe plot hijeshi, ku secili nga të ftuarit pati mundësinë të bëhet pjesë e një eksperience krejt të veçantë në ndërverprim me dritën ku dizajni është fokusi kryesor.
STUDIO LUCE by A BI ESSE, solli në Tiranë dizenjuesin e famshëm finlandez Timo Ripatti, që shenjon dhe fillimin e një cikli eventesh në vazhdim ku ndriçimi ndërvepron me dizajnin dhe fushat e ndryshme të artit.
A BI ESSE ka një përvojë të gjerë në këtë sektor me studion e ndriçimit, e cila u krijuar për t’a vendosur veten si një nga furnizuesit kryesorë të standardeve dhe të ndriçimit të specializuar.
A BI ESSE, që nga viti 1995, është kompania pararojë në furnizimin me shumicë dhe pakicë të materialeve elektrike dhe në sferën e ndriçimit, e cila ka në fokus kërkimin e vazhdueshëm të produkteve dhe teknologjive të reja, për t’i ofruar klientëve cilësinë më të mirë si edhe zgjerimin e vazhdueshëm të rrjetit të dyqaneve, për të përmirësuar eksperiencën e të gjithë segmenteve të klientëve të saj.
Me eksperiencën dhe ekspertizën 27 vjeçare që A BI ESSE zotëron në treg, kompania lider nuk ndalon së prezantuari risi dhe inovacion. Të mësojmë një koncept të ri që na bën të shohim dritën (artificiale) në një trajtë tërësisht të re duke e konceptuar dritën si material, si dizajn e jo thjesht e vetëm si aksesor.
E konceptuar si një galeri, me linja tërësisht minimaliste, e zhveshur nga ngjyra, secili ndriçues përbën një vepër arti, për një eksperiencë unike me publikun, i cili mundet të ndërveprojë me veprën dhe të krijoje një raport me dritën. Ky është standarti i ri i ndriçimit dhe këtë përvojë e perjetoni vetëm në STUDIO LUCE by A BI ESSE.
Veprat mbajnë firmën e dizenjuesve të njohur në ndriçim, si Ingo Mauer, Davide Groppi, Achille Castiglioni, Timo Ripatti etj. Në hapësirën e STUDIO LUCE vizitori do të gjejë një vepër të mirfilltë arti për t’u bërë pjese integrale e hapësires ku do të marrë jetë.
STUDIO LUCE by A BI ESSE koncepti më i ri i ndriçimit në një show room fantastik, do të mirëpresë arkitektë, interior deisgners, designers dhe të apasionuar pas dizajnit bashkëkohor, për të frymëzuar dhe për të qenë shpirti i projektimeve të çdo dimensioni.
STUDIO LUCE by A BI ESSE ju mirëpret në ambientet pranë Rrugës së Kosovarëve në Tiranë, dhe premton për më tepër risi në veprat e ndriçimit dhe në eksperiencat që do të ofrojë për klientët.
Na ndiqni në faqet tona në Instagram Studioluce.al dhe Facebook Studio Luce.