Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Produkte
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    OLAFUR ELIASSON: ARTI I PROJEKTIMIT

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    Olafur Eliasson është një artist danezo – islandez i njohur për skulpturat dhe artin e instalacioneve në shkallë të madhe, që përdor materiale elementare si drita, uji dhe temperatura e ajrit për të përmirësuar përvojën e shikuesit. Arti i Eliasson drejtohet nga interesat e tij mbi perceptimin, lëvizjen, eksperiencat e prekshme dhe ndjenjat ndaj vetes. Ai përpiqet t'i bëjë çështjet e artit të rëndësishme për shoqërinë në përgjithësi. Arti, për të, është një mjet thelbësor për ta kthyer mendimin në vepra.

    Eliasson ka lindur në 1967. Ai u rrit në Islandë dhe Danimarkë dhe studioi në Akademinë Mbretërore Daneze të Arteve të Bukura në vitet 1989-1995. Në 1995, ai u zhvendos në Berlin dhe themeloi Studio Olafur Eliasson, e cila sot përbëhet nga një ekip i madh mjeshtërish, arkitektësh, arkivistësh, studiuesish, administratorësh, kuzhinierësh, programuesish, historianësh arti dhe teknikësh të specializuar. Që nga mesi i viteve 1990, Eliasson ka realizuar shumë ekspozita dhe projekte të mëdha në të gjithë botën.

    Punët e Eliasson përfshijnë skulpturë, pikturë, fotografi, filma dhe instalacione. Pa u kufizuar në limitet e muzeut dhe galerisë, studioja e tij përfshinë një sferë më të gjerë publike përmes projekteve arkitektonike, ndërhyrjeve në hapësirat qytetare, edukimit të arteve, politikëbërjes dhe çështjeve të qëndrueshmërisë dhe ndryshimit të klimës.

    Algae window, 2020

     

    BEAUTY, 1993

    Që nga fillimi i karrierës së tij, Olafur Eliasson është përpjekur ta konceptojë punë e tij me ndikim vizual të sinqertë dhe jo me ironi. I përfunduar ndërsa ishte ende student në Akademinë Mbretërore Daneze të Artit, projekti Beauty përbëhet nga një burim i vetëm drite që ndriçon një seksion tubi të shpuar. Kur uji pompohet nëpër tub, mijëra pika të vogla uji rrjedhin duke krijuar një perde mjegulle, e cila më pas reflekton dritën për të prodhuar një ylber. Puna sublime lartëson dhe zbërthen një mrekulli mjedisore, duke zbuluar aftësinë unike të Eliasson për të interpretuar poetikisht një proces shkencor.

     

    THE WEATHER PROJECT, 2003

    Aftësia e Eliasson për të kombinuar artin, shkencën dhe fenomenet natyrore në mënyrë që të përmirësojë përvojën e shikuesit arriti kulmin kur ai filloi të krijonte instalacione plotësisht gjithëpërfshirëse në një shkallë të gjerë. Vëllimi i madh i sallës së Tate Modern tashmë nuk është gjë tjetër veçse një iluzion i krijuar nga tavani i pasqyruar. Xhami gjysëm rrethor me një aureolë dritash monokromatike krijojnë një diell të rrumbullakët. Mjegulla në të gjithë sallën krijon ndjenja të paqarta të një dite të zymtë me diell. Vizitorë të shtrirë në dysheme që vlerësojnë reflektimin e tyre në tavanin e Tate Modern është ajo që ‘Projekti i motit’ ka të bëjë! Dhe duke sjellë diellin në ambiente të mbyllura, njerëzit u inkurajuan të rishikonin marrëdhëniet e tyre me një objekt me bukuri të jashtëzakonshme, i cili lehtësisht u bë familjar.

     

    YOUR RAINBOW PANORAMA, 2011

    Në vitin 2007 Eliasson dhe studioja e tij fituan një konkurs arkitektonik me një propozim për të transformuar çatinë e Muzeut të Artit ARoS Aarhus, në Danimarkë, i cili u ndërtua nga Schmidt Hammer Lassen Architects. Instaluar në 2011, Your rainbow panorama u ofron vizitorëve pamje gjithëpërfshirëse të qytetit, qiellit dhe horizontit të largët. Pasazhi i kalimit 360 gradë është 150 metra perimetër dhe është i ndriçuar me xham me ngjyrat e ylberit. E dukshme nga larg, vepra e ndan Aarhus-in në zona me ngjyra të ndryshme dhe vepron si një fener për njerëzit që lëvizin nëpër qytet - një efekt që rritet natën kur perimetri i pasazhit ndriçohet atë nga brenda.

     

    PALACE OF VERSAILLES, 2016

    Në vitin 2016, Eliasson u ftua të krijojë një instalacion specifik për vendin në Chateau de Versailles. Ai e shfrytëzoi rastin për të rritur vëmendjen e Praktikës së tij Sociale mbi ndryshimin e klimës duke përfshirë një projekt trepjesësh të lidhur me ujin në mjediset e pallatit.

    Pjesa më thelbësore ishte Waterfall, në të cilën një rrymë e madhe uji bie nga një vinç ndërtimi, i bërw prej çeliku të verdhë për të imituar arin në kopshtin e Apollonit aty afër. Shikuesi dëshmoi jo vetëm ujëvaren e mrekullueshme, por edhe makinacionin e njeriut, i cili e krijoi atë. Ajo provokoi reflektim mbi shtysën tonë njerëzore për të përdorur dhe manipuluar burimet natyrore për kënaqësinë e egos sonë. Një pjesë tjetër, Glacial rock flour garden, përbëhej nga 150ton shkëmb graniti të importuar nga Grenlanda, i cili ishte shkatërruar nga erozioni akullnajor. Ai u vendos përreth një statuje të Persephone, perëndeshës së pranverës, për të nxitur reflektim mbi humbjen e natyrës. Ndërsa vizitorët shëtisin nëpër kopshte, ata gjithashtu përjetojnë instalacionin Fog, një emetim eterik i reve të bardha të mjegullës, të cilat i dhanë një ndjesi të frikshme, shqetësuese të gjithë përvojës.

     

    THE UNSPEAKABLE OPENNESS OF THINGS, 2018

    Olafur Eliasson paraqet Unspeakable Openness of Things si pjesë e ekspozitës së tij të parë solo në Pekin. Ekspozita e gjerë përfshin një varg instalacionesh të mëdha, skulpturash dhe punimesh në shkallë të madhe ku secila hapësirë sjell një ambient diskret kushtuar një fenomeni specifik natyror, siç janë drita, mjegulla, hija, uji, gjeometria dhe lëvizja. Puna më përmasa më të mëdha përfshin një unazë gjigande drite e cila lëshon një dritë portokalli të ngrohtë mbi hapësirë. Kjo vjen pas një raporti që zbuloi se Kina ka lëshuar një 'alarm portokalli' për Pekinin dhe qytete të tjera, i cili është paralajmërimi i dytë më i lartë në sistemin e saj me katër nivele të monitorimit të cilësisë së ajrit.

     

    REALITY PROJECTOR, 2018

    Mbushja e galerisë së gjerë të teatrit 13.500 metra katrorë në Fondacionin E Artit Marciano të Los Angeles, ‘Reality Projector’ është një instalacion abstrakt, tre-dimensional i bazuar në film. Puna artistike në dukje e thjeshtë, por tepër komplekse integron dritën e parashikuar në arkitekturën ekzistuese të hapësirës për të krijuar një lojë dinamike me hije. I nxitur nga interesi mbi perceptimin dhe përvojës njerëzore, Eliasson kërkon të angazhojë publikun e gjerë përmes kësaj ndërhyrjeje të kujdesshme arkitektonike.

     

    SEEING SPHERES, 2019

    Seeing spheres përbëhet nga pesë sfera çeliku të lëmuara të bëra me metodën hydroforming, pesë metra të larta që qëndrojnë në një rreth që përshkon një hapësire qendrore. Çdo sferë mbështet një pasqyrë të sheshtë, rrethore, të kornizuar nga një unazë LED, e cila është e orientuar nga brenda për t'u përballur me pasqyrat e sferave përreth. Së bashku ato prodhojnë një mjedis befasues hapësirash të pasqyruara me shumë shtresa, në të cilat të njëjtët njerëz dhe ambiente shfaqen sërish dhe sërish, të dukshme nga kënde të ndryshme të papritura. Një sërë reflektimesh të mbivendosura si tunel hapen në pasqyra, duke u përsëritur shumë herë dhe duke u zhdukur në distancë.

     

    Source: olafureliasson.net; theartstory.org; designboom.com

     

    Të fundit

    Qilimi Shqiptar

    Casanova + Hernandez Architects
    • Planifikim urban
    • +1

    Muratura

    Tharm Architects
    • Arkitekturë

    4M Office

    4M Group
    • Projekt interieri
    Të rejat

    Arkitektet Shqiptare: Anila Kokona Alite

    05/03/2021

    Arkitektet Shqiptare: Loreta Çapeli

    05/03/2021

    Arkitektet Shqiptare: Vera Bushati

    04/03/2021
    Punësim

    ARKITEKT

    • Full time

    ARKITEKT PROGRAMI & KOORDINATOR PROJEKTI

    • Full time

    ARKITEKT & VIZUALIZUES

    • +355 698903554
    • Full time

    Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

    Arkitektet Shqiptare: Anila Kokona Alite

    05/03/2021

    Arkitektet Shqiptare: Loreta Çapeli

    05/03/2021

    Arkitektet Shqiptare: Vera Bushati

    04/03/2021
    Rreth
    • Rreth nesh
    • Skuadra
    • T: +355 682079978
    • Kontakt
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Instagram
    • Linkedin
    Bëhu pjesë
    • Regjistrohuni si Arkitekt
    • Regjistohuni si Biznes
    • Rreth nesh
    • Skuadra
    • T: +355 682079978
    • Kontakt

    Shportë

      • Facebook
      • Twitter
      • WhatsApp
      • Telegram
      • Pinterest
      • LinkedIn
      • Tumblr
      • VKontakte
      • Mail
      • Copy link