Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Ndriçimi në restorante nga A bi esse

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    Ndriçimi në restorante nga A bi esse

    nga StudioLuce by Abiesse

     

    E keni vënë re se në disa restorante ju shijon shume ushqimi dhe po ashtu dhe ambjenti. Ndiheni komfort të ndani mendimet, eksperiencat dhe emocionet me bashkëbiseduesit tuaj...

    E keni menduar pse ndodh?

    Ndriçimi (natyrisht përpos kuzhinës) përbën një nga elementët me të rëndësishëm të interierit të një restoranti, sidomos kur flitet për restorant peshku. Për ta ilustruar më qartazi konceptimin e ndriçimit, ju sjellim Restorant Pireun, realizuar nga Archimed SPS.

    Ndriçimi-në-restorante-abiesse-blog

    Në këtë shembull janë përdorur dy ndriçime, funksional dhe dekorativ.

    Nevoja për intimitet, për tu ndjerë komfort duhet të shoqërohet me ndriçimin e duhur.

    Pse një darke romantike gjithmonë konceptohet nën dritën e qiririt? Sepse ju relaksoheni nën ndritën e ngrohtë (2000 K) dhe delikate, çka ju bën të ndiheni me rehat dhe të çlirët!

    Pikërisht për të arritur këtë intimitet preferohet që tavolinat e ngrënies të jenë të mirëndriçuara dhe ndaj sugjerohet një ndriçues i varur në qendër të tavolinës, për të parë ushqimin por dhe ndriçim mbështetës në zonën përrreth për të lejuar që ju të shikoni ambjentin dhe shoqëruesit tuaj.

     

    Pireu sea food restaurantPër të lejuar komunikimin vizual me bashkëfolësin, distanca midis sipërfaqes së tavolinës dhe ndriçuesit duhet të jetë minimalisht 60 cm.

    Në rastin e Pireu-t, u përzgjodh ndriçuesi dekorativ nga Atmosfere dhe si ndriçim funksional u perzgjodh Pluriel, me një temperaturë 2700K. Temperatura e duhur për të krijuar një ambjent të ngrohtë dhe intim.

     

    Veçoria e këtyre ndriçuesve, përtej elegancës, është mundësia e drejtimit të ndriçimit në fokusin që ju dëshironi, qoftë tavolina apo dhe raftin e verërave, që të zgjidhni atë që ju duhet!

    Me rëndësi natyrisht që janë dhe zonat e kalimit dhe shërbimit ku duhet një ndriçim i bollshëm për të siguruar  lëvizhmërinë dhe prandaj për shkallët u instalua një shinë me projektorë  e cila ndriçon jo vetëm shkallët por edhe murin me basoreliev që është i vendosur në katin e parë të restorantit.

    Pozicionimi, ngjyra, intesiteti, lartësia janë përbërësit që ndikojnë në atmosferën e përgjithshme të ambjentit!

     

    Shine-me-projektore-ndricimi-ne-restorante-Pikark-abiesse

    Intimiteti është i rëndësishëm, por në një restorant peshku ku  përzgjedhja e peshkut është një eksperiencë, ku duhet ju të përzgjidhnii cilësinë. Kjo kërkon që në vitrinën e peshkut, temperatura e ndriçimit të kalojë nga 2700 K në 4000 K, ( më afër dritës aktive, me e bardhë)  kjo për të kuptuar freskinë e produktit. Për të qenë sa më realistë në perceptim, ndriçuesi i përzgjedhur është CRI97 (Color Rendering Index/ Cilësia e ridhënies së ngjyrës)

    Pireu-restaurant-archimed-project-architect

    Zona dedikuar miqve të veçantë (VIP)  vjen e izoluar në katin e dytë dhe ndriçimi është realizuar me spote gipsi nga ISY luce, të cilat njehsohen me tavanin gjatë patinimit, dhe drita është i vetmi element i dukshëm.

    Ndriçimi në restorante abiesse blog

    Duke ja lënë gjithë skenën ndriçuesve të varur që janë në qendër të tavolinës.

    Fasada e Restorant Pireu-t është tejet e kuruar, e cila thekson hyrjen me një basorielev frymëzuar nga bota nënujore dhe fasada bashkëngjitur vjen e konceptuar si një kopësht vertikal.

     

    Ndriçimi në restorante abiesse blog

    Prandaj ndriçimi i saj vjen nga toka me projektoret Lito 230, me një tonalitet 3000K, pak më i bardhë se ngjyrat e përzgjedhura për ambjentin e brendshëm.

     

    Produket e përgjedhura mund ti gjeni në StudioLuce by Abiesse

    1. Zona e tavolinave: Pluriel

    2. Zona e shërbimeve: Track dhe projektorë M2

    3. Fasada: Lito 230

    4. Zona VIP : SPOT 

    Të fundit

    SEA apartments

    • Apartament

    Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

    Iaarchitects
    • Projekt vile

    Mapei

    Maden Group
    • Projekt interieri
    • +1
    Të rejat

    Nga BAU 2025 në Tiranë: AluKönigStahl sjell trendet e fundit të ndërtimit në Shqipëri

    01/05/2025

    5 VITE NË SHQIPËRI – BRANDI SMEG FESTON NË MËNYRËN MË IKONIKE!

    06/10/2024

    Top 8 instalacionet nga Java Dizajnit 2024

    23/04/2024
    Punësim

    Projektues dekori urban

    • +355696408188
    • Full time, Part time

    ALN- Arkitekt

    • Full time

    Re/Lab - Arkitekt

    • Full time
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link