Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    7 Kuzhina që do t’ju bëjnë të blini pajisje Smeg

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    7 Kuzhina që do t’ju bëjnë të blini pajisje Smeg

     

    Nëse mendoni se nuk ekziston një gjë e tillë si një pajisje kuzhine me stil, atëherë padyshim që nuk keni parë kurrë një nga Smeg. E njohur për frigoriferët e saj shumëngjyrësh, stil retro të viteve 1950, kompania italiane ofron një sërë pajisjesh prej çeliku inoksi me një nivel të lartë estetike – qoftë një tostier, makinë kafeje, sobë dhe shumë të tjera – të dizajnuara për të sjellë një shpërthim ngjyrash dhe personaliteti në kuzhinën tuaj.

    smeg

     

    Ne lundruam në Pinterest dhe zgjodhëm disa nga kuzhinat më të ëndërruara që përmbajnë pajisjet Smeg, nga të cilat ju mund të inspiroheni. Më poshtë ju sjellim shtatë kuzhina të mobiluara me Smeg për t’u admiruar.

     

    smeg

     

    Dyfishoni kënaqësinë

    E vetmja gjë më e mirë se të keni një pajisje tërheqëse Smeg në kuzhinën tuaj është të kesh dy. Rasti në fjalë: kuzhina e një shtëpie plazhi e vitit 1950 pas rinovimit, ku do të gjeni një frigorifer blu pastel dhe furra elegante të bardha në të njëjtin model, të gjitha nga Smeg, që tërheqin vëmëndjen nga dyshemeja e errët në dhomë.

    smeg

    Blu e vërtetë

    Asgjë nuk e zbukuron një kuzhinë neutrale si një frigorifer me model të guximshëm. Bëjini një nder vetes dhe përdorni një frigorifer Smeg në një ngjyrë vërtet tërheqëse për t’i dhënë jetë një kuzhine monokrome, si frigoriferi mbretëror blu ose ai i veshur me xhins që ne kemi këtu në Arkspace. Xhinsi ka qenë gjithmonë pjesë e imagjinatës së secilit dhe përcjell freski dhe rehati, rebelim dhe stil.

    smeg

    Fuqia rozë

    Pak rozë e zbehtë është e nevojshme në një kuzhinë dhe ne I DASHUROJMË pajisjet Smeg në këtë ngjyrë. Ju mund të zgjidhni një tostier Smeg rozë të ndritshëm (në vend të një tradicional) ose të merrni një ide nga projekti i Shoko Design në Poloni, i quajtur «ndjesi verore», kuzhina e të cilit, me frigoriferin e saj rozë, e bën këtë apartament të duket i freskët ashtu si sezoni i bukur.

    smeg albania

     

    Klasik, por me stil

    Po kërkoni një mënyrë për të rinovuar kuzhinën tuaj pa pasur nevojë të punësoni një arkitekt? Një frigorifer klasik i bardhë Smeg, një nga të preferuarit tanë gjithashtu, si ai në kuzhinën e mbretëreshës së dizajnit të brendshëm Jules Villbrandt në Berlin, sjell elegancë në çdo kuzhinë që nuk del kurrë nga moda.

     

     

    Përzierja e metaleve

    Ëndërroni një mënyrë të thjeshtë për të rimodeluar kuzhinën tuaj në stilin Skandinav? Ndiqni hapat e Tracey Tilley dhe kombinoni një frigorifer Smeg prej çeliku inoks shumëngjyrësh me disa pajisje me finitura prej bakri me shkëlqim për të “shkundur gjërat” pa u larguar nga paleta monokrome e ngjyrave, ashtu siç ka bërë Tilley në shtëpinë e saj në Detroit, Michigan.

    smeg

     

     

     

    Parajsa blu

    Nuk doni më tepër sesa një prekje delikate të ngjyrave në kuzhinën tuaj? Pajisjet me ngjyra të buta, pastel, si frigoriferi blu i Smeg që Stephanie Hill nga blogu Style Bungalow përdori për të mobiluar kuzhinën e saj në një shtëpi me qira, mund të gjallërojë një kuzhinë me paletë të zbehtë ngjyrash pa rënë shumë në sy.

    smeg blue

     

    Shije antike

    Kur çdo gjë tjetër dështon, mund të mbështeteni gjithmonë te një pajisje Smeg për të sjellë një bukuri “vintage” në kuzhinë. Një frigorifer në ngjyrë të bruztë të zbehtë, si ky në foto me mbështjellëse me akuarel të realizuar nga The Big Easy Kitchen BV, vepron si një element retro tërheqës në një apartament të ngushtë pa mbingarkuar hapësirën e vogël.

     

    smeg vintage

    Të fundit

    SEA apartments

    • Apartament

    Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

    Iaarchitects
    • Projekt vile

    Mapei

    Maden Group
    • Projekt interieri
    • +1
    Të rejat

    Nga BAU 2025 në Tiranë: AluKönigStahl sjell trendet e fundit të ndërtimit në Shqipëri

    01/05/2025

    5 VITE NË SHQIPËRI – BRANDI SMEG FESTON NË MËNYRËN MË IKONIKE!

    06/10/2024

    Top 8 instalacionet nga Java Dizajnit 2024

    23/04/2024
    Punësim

    ALN- Arkitekt

    • Full time

    Re/Lab - Arkitekt

    • Full time

    MVM Architecture - arkitekt me eksperiencë

      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link