Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Imazhe të mbartura në kujtesën tonë kur mendojmë për Tiranën

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    Imazhe të mbartura në kujtesën tonë kur mendojmë për Tiranën

    nga ARKA

     

    Përmes pesë koncept-ideve të prezantuara në këtë seri të parë të Arkës, synohet përmirësimi i cilësisë së jetës në komunitet dhe i lidhjes emocionale me Tiranën. Ndonëse të ndryshme për nga lloji i ndërhyrjes, këto koncept-ide janë në harmoni me misionin tonë për krijimin e hapësirave që ofrojnë një eksperiencë mbresëlënëse jetese. Këto propozime çlirojnë potencialin social-ekonomik nën parimin “më lirë, më shpejt dhe me impakt të lartë”. Promovimi i trashëgimisë dhe burimeve vendase, në mbështetje të mirëqenies fizike dhe mendore, nxit ndërveprimin harmonik në kontekstin rural e urban, si dhe forcon lidhjen afektive me natyrën dhe qytetin.

     

     

    BRIDGE THE GAP

    BRIDGE THE GAP

    Me ndërhyrjen e propozuar synohet që Ura e Tabakëve, nga një monument historik me funksion thjesht utilitar, të kthehet në një hapësirë të re publike, që shërben si “urë” midis së shkuarës dhe së ardhmes së Tiranës. Transformimi i hapësirave përreth Urës do të nxitë ndërveprimin e individit me monumentin dhe komunitetin, duke i shërbyer kujtesës kolektive dhe lidhjes shpirtërore me qytetin. Kështu, Ura e Tabakëve kthehet nga një ekstremitet i pedonales, në një pike fokale të mirëshfrytëzuar publike, që lartëson trashëgiminë e Tiranës, integron hapësirat në dy skajet e saj dhe shton vlerën e pronës në këtë zonë.

     

    BACK DOOR SQUARE

    BACK DOOR SQUARE

    Ndërhyrja e propozuar synon ta kthejë një hapësirë të pajetë në një shesh të gjallëruar, që nxit mirëqenien e komunitetit dhe aktivitetin ekonomik. Jetësimi i kësaj hapësire, së cilës godinat rreth e përqark i kanë kthyer shpinën, do ta shndërrojë atë në një qendër të re shërbimesh, argëtimi dhe socializimi, veçanërisht për fëmijët dhe moshën e tretë. Nën shembullin e suksesit të ndërhyrjes tek ARTurbina, ndërhyrja do të rrisë vlerën e njësive të banimit dhe atyre tregtare që qëndrojnë të mbyllura prej dekadash. Kjo ndërhyrje, e thjeshtë dhe me kosto të ulët, ka ndikim social-ekonomik dhe vizibilitet të lartë në zonën e Tiranës së Re.

     

     

    TURTLE POND

    TURTLE POND

    Në skajin veriperëndimor të lulishtes “Ismail Qemali” ndodhet një nga hapësirat më të bukura, por edhe më pak të shfrytëzuara të Tiranës. Ndërhyrja e propozuar synon ta shndërrojë këtë pjesë të lulishtes në një nga hapësirat më të preferuara të qytetit. Jetësimi i vaskës aty pranë, duke e kthyer atë në shtëpinë e disa lloje breshkash uji, krijon brenda qytetit një oaz meditimi dhe edukimi natyror. Aty mund të admirohen breshka të formave dhe madhësive të ndryshme teksa notojnë dhe ngrohen në rrezet e diellit. Kjo hapësirë do të kthehet në një vend kujtimesh të dashura për fëmijët dhe prindërit e tyre. Studentët e degës së Biologjisë në UT do të kujdesen për hapësirën si pjesë e klasave të tyre.

     

     

    TIRANA RIVER TRAIL

    TIRANA RIVER TRAIL

    Projekti synon të ndërlidhë në mënyrë harmonike kontekstin urban me atë rural. Ndërhyrja shfrytëzon disa nga rrugicat rurale përgjatë skarpatës së lumit Erzen, për t’i kthyer ato në një pistë biçikletash dhe rrugëtimi mbresëlënës. Duke lidhur rrugën e vjetër të Elbasanit me Vaqarrin, pista zgjatet më tej, deri në Ndroq dhe Pezë. Propozimi gjallëron një nga zonat më të bukura natyrore të Tiranës duke nxitur turizmin, zhvillimin rural, lidhjen me natyrën, promovimin e vlerave, traditës dhe burimeve lokale. Kjo arterie e gjelbër kthen zonën në vendin ideal për një fundjave me familjen, piknik a drekë në bujtinat e zonës, apo aktivitet fizik në natyrë. Rruga fushore, e lehtë për çdo moshë, ul densitetin në hapësirat ekzistuese të Liqenit Artificial dhe përdorimin e automjeteve. Kështu promovohet lëvizja alternative dhe përdorimi i biçikletës si mjet transporti në kryeqytet.

     

     

    HIDDEN TREASURES OF TIRANA

    HIDDEN TREASURES OF TIRANA

    Projekt-propozimi synon të hapë një dritare mbi Tiranën autentike për vizitorët e huaj dhe të nxitë lidhjen afektive me qytetin. Rrugicat qorre janë oaze qetësie, privatësie dhe jetese në komunitet. Brenda tyre është shtresëzuar historia e Tiranës. Ato dëshmojnë më së miri procesin e zhvillimit të qytetit përpara, gjatë dhe post-komunizmit. Në to gjen fëmijë që luajnë, godina karakteristike, kopshte plot lule e pemë frutore. Me anë të një ekspozite fotografike dhe botimi, dokumentohet dhe hidhet dritë mbi ekzistencën e rrugicave qorre në Tiranë, krijohet një hartë alternativash turistike, si dhe prezantohen disa nga rrugicat më të bukura të qytetit. Kjo botë, e gjitha për t’u zbuluar, ka fuqinë të të transportojë në kohë. Me hartën në dorë, thesaret e fshehta të Tiranës i hapen kujtdo që ka kureshtjen dhe dëshirën ta njohë sa më mirë atë.

     

     

    Të fundit

    SEA apartments

    • Apartament

    Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

    Iaarchitects
    • Projekt vile

    Mapei

    Maden Group
    • Projekt interieri
    • +1
    Të rejat

    Nga BAU 2025 në Tiranë: AluKönigStahl sjell trendet e fundit të ndërtimit në Shqipëri

    01/05/2025

    5 VITE NË SHQIPËRI – BRANDI SMEG FESTON NË MËNYRËN MË IKONIKE!

    06/10/2024

    Top 8 instalacionet nga Java Dizajnit 2024

    23/04/2024
    Punësim

    ALN- Arkitekt

    • Full time

    Re/Lab - Arkitekt

    • Full time

    MVM Architecture - arkitekt me eksperiencë

      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link