Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Hosteli "Zeus is Loose"

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    zeus-is-loose

    Sfida

    Ndërtimi i një hosteli bashkëkohor në sheshin qendror të Selanikut ishte një sfidë e veçantë që kërkonte dizajnin e duhur, estetikën moderne dhe sigurimin e rehatisë maksimale për vizitorët që do të zgjidhnin të qëndronin atje.

    zeus-is-loose

     

    Zgjidhja

    Transformimi i një ndërtese zyrash të viteve '70 në një ambient "të ngrohtë" mikpritjeje për udhëtarët apo turistët vendas nuk ishte një detyrë e lehtë. Ekipi i Urban Soul Project që ndërmori dizajnin arkitektonik të "Zeus is Loose" luajti një rol përcaktues në këtë transformim. Të gjitha ndërhyrjet që u bënë në godinë i shërbyen vizionit për një bujtinë moderne, duke ruajtur në të njëjtën kohë estetikën e zonës.

    zeus-is-loose

    Ndërtesa shumëkatëshe ofron një pamje të mrekullueshme në sheshin Aristoteli dhe sistemet prej aluminit që mbulojnë hapësirat e gjera të dritareve përmirësojnë pamjen e papenguar dhe ndriçimin natyral. Ngjyra e bakrit u përzgjodh për kornizat, pasi prania e saj është e dukshme në kishën bizantine që ekziston përballë ndërtesës dhe në strukturën urbane përreth.

    zeus-is-loose

    Në ambientet e brendshme gjejmë dhoma për 2, 4 dhe 6 persona, me një dizajn që ndjek estetikën minimale dhe linja të pastra, duke krijuar hapësira komode. Në të njëjtën kohë, përdorimi i mozaikut ruan një ekuilibër mes të djeshmes dhe të sotmes. Në katin e gjashtë të Zeus is Loose ka ambiente të përbashkëta, me divane, sallë lojërash, kuzhinë, ambjente ngrënieje, ndërsa në katin e shtatë lokali Nectar Distillery, me atmosferën e tij të relaksuar dhe një pergola mbresëlënëse që mbulon zonën e jashtme, ofron pamjen më të bukur të qendrës së qytetit.

    zeus-is-loose

    Zeus is Loose merr frymëzim nga mitologjia greke dhe lidh të tashmen me të kaluarën e qytetit, në një mënyrë të freskët dhe rinore. Kjo është një bujtinë që ofron të gjitha shërbimet e nevojshme të një organizate moderne mikpritjeje, duke e ftuar vizitorin të jetojë si vendas dhe të përjetojë momente të paharrueshme.

    zeus-is-loose

    Të fundit

    SEA apartments

    • Apartament

    Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

    Iaarchitects
    • Projekt vile

    Mapei

    Maden Group
    • Projekt interieri
    • +1
    Të rejat

    Nga BAU 2025 në Tiranë: AluKönigStahl sjell trendet e fundit të ndërtimit në Shqipëri

    01/05/2025

    5 VITE NË SHQIPËRI – BRANDI SMEG FESTON NË MËNYRËN MË IKONIKE!

    06/10/2024

    Top 8 instalacionet nga Java Dizajnit 2024

    23/04/2024
    Punësim

    ALN- Arkitekt

    • Full time

    Re/Lab - Arkitekt

    • Full time

    MVM Architecture - arkitekt me eksperiencë

      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link