HODA është konceptuar nga një arkitekt shqiptar, i shkoulluar në Perëndim dhe i apasionuar pas sipërmarrjes dhe industrisë kreative. Duke peshuar dhe vlerësuar potencialin që Shqipëria ka në këtë sektor, si në burimet njerëzore ashtu edhe në ato prodhuese, ai ishte i bindur që HODA si iniciativë do të jetë një katalizator për gjallërimin dhe stimulimin e produkteve lokale. Arritur kjo nëpërmjet kurimit, krijimit dhe bashkëpunimit shumë të afërt me mjeshtrat artizanë, industrinë e prodhimit dhe individët kreativë, përfshirë këtu edhe arkitektët. Për të HODA është një “retail brand” me potencialin real për të qënë e mirënjohur jo vetëm lokalisht, por edhe ndërkombëtarisht. Një ODË e madhe ku mirëpret të gjithë krijimtarinë dhe prodhimin shqiptar. Më 14 Nëntor 2019 është hapur zyrtarisht për publikun. Për ekipin projektues të HODA, ky koncept është parë si “genius locus” në ambientet e Kalasë së Tiranës.
Janë të ndryshme. Duhet të theksojmë që në HODA jemi duke u përpjekur të edukojmë edhe publikun se jo çdo punë e realizuar me dorë është punim artizanal apo vepër arti. Ka disa kritere për t’u kategorizuar. Nëse flasim për mobiljet apo produktet dekorative, një pjesë e konsiderueshme e produkteve që ndodhen fizikisht në HODA, janë të ideuara nga vetë realizuesit. Këto produkte janë përzgjedhur nga ekipi projektues dhe ekipi i Product Designers për t’u ekspozuar në ambient. Ka disa produkte dekorative të cilat janë dhënë si kërkesa nga këto ekipe dhe janë realizuar në bashkëpunim me realizuesit. Në vazhdimësi produktet dizenjohen nga:-Ekipi i Product designers, i cili bën një kërkim paraprak për tregun derisa del në një produkt final
-Vetë artizanët dhe dizajners partnerë, megjithatë produkten përzgjidhen
-Vetë klientët përmes asistencës së dizajnerit, i cili duhet kuptojë dhe nxjerrë produkt final atë që kërkon klienti
-Veprat e artit, që janë sigurisht frymëzim i artistëve.
Përveçse pranë ambienteve të Kalasë së Tiranës, mund të kontaktojnë edhe përmes rrjeteve sociale nën emrin e HODA – House of Design Albania dhe faqes së web www.hoda.al. (Faqja për momentin është në përpunim e sipër, shumë shpejt do të jetë aktive dhe do të njoftohet).
Si një vend që gumëzhin nga idetë dhe përballet me sfida realizimi, HODA ka shumë plane për të ardhmen e saj, le të themi që një ndër to është të jemi në panairet ndërkombëtare si një retail brand shqiptar në sektorin që i përkasim.