Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    5 ORDERAT E ARKITEKTURËS KLASIKE

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    5 ORDERAT KRYESORE NË ARKITEKTURËN KLASIKE

    Kolona është një element i cili ka shoqëruar arkitekturën që në gjenezën e saj, e cila ka tejkaluar arsyet e lindjes së saj dhe përgjatë historisë është kthyer në një nga elementët kryesorë të arkitekturës.

    Por cilat janë llojet e kolonave të arkitekturës klasike dhe tiparet e tyre dalluese?

    Fillesat e kolonave gjendet në Egjiptin e lashtë, por ishte Greqia e lashtë e cila i dha një hov të madh zhvillimit të këtij elementi. Përpara se Grekët të zbulonin mermerin, ata i  realizonin tempujt e tyre me dru. Me "zbulimin" e mermerit, ata tejkaluan Egjiptianët, të cilët i realizonin kolonat e tyre me gur gëlqeror. Më vonë ishin romakët të cilët fuqëzuan kolonën si nga ana strukturore ashtu dhe estetike. Shpesh duke tejkaluar rolin parësor si element struktural, kolona shfaqet me një pekt estetik, përcjellës të zhvilimit ekonomik/historik së periudhës në të cilën u zhvillua!

    Sidoqoftë kolona, sado e rafinuar, vazhdon të jetë një mjet i shprehjes së fuqisë absolute![1]

    Por në thelb kolona është element mbajtës vertikal e përbërë nga tre pjesë :
    Baza
    Trupi 
    Kapiteli  

    Kemi 5 lloje kryesore të orderave të kolonave klasike. Tre nga të cilët u zhvilluan në qyteterimin antik grek. Order është stil i veçantë ndërtimi në arkitekturën klasike që dallon nga bazamenti, kolonat kapiteli dhe antablementi. [2]

    ORDERI DORIK 

    Kolona kalsike me e thjeshtë dhe i lindur  gjatë shekullit të shtatë para Krishtit, prej së cilës  vijojnë dhe rendet e tjera. E emërtuar mbas fisive Dore, kjo kolonë nuk ka bazë dhe mbështet mbi stilobat. (Në arkitekturën klasike greke, një stilobat është shkalla e sipërme e Crepidomës, platforma e shkallëzuar mbi të cilën vendosen kolonadat e kolonave të tempullit)

    Trupi është i pajisur me kanelurë me stil të mprehtë. Kapiteli vjen pa dekore dhe përbëhet prej ehinit e abakut.

     

    Shembulli më i mirë është Partenoni në Athinë

    The_Parthenon_in_Athens

    https://en.wikipedia.org/wiki/Parthenon

    Me vija të thejshta dhe estetikë bazuar në përmasat e trupit të mashkullit dhe arketipin e tij të fuqishëm, kjo kolonë u përdor në ndërtesat greke për nder të perëndive mashkullore. Sipas Vitruvius, Doriku ilustron "proporcionin, forcën dhe hirin e trupit mashkullor", që tregon ekuilibrin dhe për të, ai duhet të përdoret në "kishat kushtuar shenjtorëve më ekstrovertë (Shën Paul, St. Pjetri ose Shën Gjergji) ". [2]

    Kollona Dorike, është 8 herë më e lartë se gjerësia e saj dhe e bën të përshtatshme për ndërtesa  të ulta.

    ORDERI TOSKAN

    Konceptuar nga Romakët, ky rend vjen si një interpretim i rendit Dorik. Supozohet se rrjedh nga  tempulli i tipit etrusk.[3] Me një raport lartësi-gjerësi 7:1 ( një më pak se kolona Dorike) paraqet thjeshtësi gjithashtu në strukturë. Sipas Vitruvius, shihet si një rend i përshtatshëm për fortifikime dhe burgje.

    Në ndryshim me kolonat me origjinë nga Greqia, boshti vjen më i lëmuar duke synuar thjeshtësinë.

     

    ORDERI JONIK

    Kolona e cila dallohet nga kapitelet me Voluta (Zbukurim Spiralor ose në formë të përdredhur në cepat e kapitelit) Ky rend e ka origjinën në Azinë e vogël në mesin e shekullit xx. Me linja të lehta, organike dhe fluide, ky rend përfaqëson linjat e trupit të femrës, karakterizuar nga "hijeshia femërore", siç thekson Vitruvius.

    Në përbërjen e kapitelit, shihen ndikime orientale, të tilla si gdhendjet e gjetheve të palmës, papirusit dhe gjetheve të perimeve, ndoshta të frymëzuara nga arkitektura egjiptiane.

    Raporti 9:1 midis lartësisë dhe gjerësisë, është me i madh se ai i rendit Dorik. Vitruvius i sheh të përshtatshme për t'u përdorur në ngritjen e tempujve kushtuar "shenjtorëve të qetë - as shumë të fortë dhe as shumë të butë - dhe për burrat me njohuri teknike".

    Në përbërje, ky rend ka  një bazë më të gjerë, duke lejuar marrjen e ngarkesës më të madhe.Vlen të përmendet se në disa punime, kapitalet e këtij rendi zëvendësohen me kariatida - figura femra të gdhendura në gur, që mbështesin antablementin.

    ORDERI KORINTIK

    Ky është rendi  më i rafinuar bazuar në dizajnin grek. Kapiteli vjen i dekoruar me gjethe akanthi. Një shpikje athinase e shek.V, e cila u zhvillua me tej nga Romakët

    Rendi Korintik, është një imitim i figurës elegante një vajze të re, e cila për shkak të moshës së re dhe linjat e saj janë më fine, duke krijuar efekte më të hijshme zbukurimi. Lartësia e saj është 10 herë sa gjerësia e bazës, e bën këtë rend më elegantin nga te tre rendet.

    ORDERI KOMPOZIT

    I quajtur ndryshe rend i përbërë, paraqitet si një kombinim midis rendit Jonik dhe atij Korintik, prandaj është dhe rendi me i përpunuar nga të pestë rendet.

    Forma e kapitalit kompozit përbëhet nga pjesa e poshtme e kapitalit korintik (dy rreshta gjethesh akanthi) me në krye me një kapital jonik duke përdorur voluta këndore në vend të atyre paralele.

    Kolona është zakonisht dhjetë herë me e lartë se e gjerë e ngajshme me kolonën e rendit Korintik.

    Studiuesit e arkitekturës klasike antike përgjithësisht dakortësohen se shembulli më i hershëm i mbijetuar i rendit Kompozit gjendet në Harkun d Titusit, i cili daton në viti 81 p.e.s

    arch of titus

    Harku i Titus

    Këto janë një nga elementët kryesore të arkitekturës klasike, kështu që mundet t'i dalloni lehtësisht në ndërtesat klasike!

     

    Një nga shembujt ku mundet të gjeni tre nga 5 ordert kryesore të arkitekturës klasike në një objekt është KOLOSEUMI!

    coloseum

    Koloseumi u konceptua si një dëshmi e fuqisë së Romës. Në kohën e përfundimit të saj, ajo ishte struktura më komplekse dhe më e madhe e realizuar nga njeriu.

    • Kati përdhe është i realizuar me kolonat Toskan,
    • Kati i parë vjen me kolona të rendit Jonik,
    • Ndërkohë kati i dytë është realiziuar me rendin Korintik

     

    kolonat e Koloseumit

     

    Burimet :

    Domus-1042  Reflection The strength of the column " by Nik RYS.
    Fjalori Terminologjik për historinë e arkitekturës nga Dr.Vera Bushati 
    https://www.archdaily.com/892595/capitals-of-classical-antiquity-understand-the-difference-between-the-5-orders
    [ii]https://www.classicist.org/articles/classical-comments-the-composite-order-an-overview/#_ednref2
    Të fundit

    SEA apartments

    • Apartament

    Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

    Iaarchitects
    • Projekt vile

    Mapei

    Maden Group
    • Projekt interieri
    • +1
    Të rejat

    Nga BAU 2025 në Tiranë: AluKönigStahl sjell trendet e fundit të ndërtimit në Shqipëri

    01/05/2025

    5 VITE NË SHQIPËRI – BRANDI SMEG FESTON NË MËNYRËN MË IKONIKE!

    06/10/2024

    Top 8 instalacionet nga Java Dizajnit 2024

    23/04/2024
    Punësim

    Projektues dekori urban

    • +355696408188
    • Full time, Part time

    ALN- Arkitekt

    • Full time

    Re/Lab - Arkitekt

    • Full time
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link