Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Projektimi i Profilit të Arkitektit të Ardhshëm

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    Projektimi i Profilit të Arkitektit të Ardhshëm

    nga ERVIN TAÇI

    Një shkrim i publikuar në librin e realizuar nga Share Architects!

     

    ervin-taçi-projektimi-i-profilit-te-arkitektetit-te-ardhshem

    Sfidat e arkitektëve në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen kanë qenë janë dhe do te jenë të lidhura me shkallën njerëzore. Pas Luftës së Dytë Botërore, për shkak të  zhvillimit ekonomik dhe industrializimit, qytetet u zgjeruan ne rritem te shfrenuar. Planifikuesit dhe arkitektët u vunë përballë sfidave të reja. Ata në bllok, globalisht vendosën disa standarte urbanistike të shkruara më pas në kartën e Athinës, por për fat të keq harruan të projektonin godinat e reja dhe hapësirat publike në shkallë njerëzore.

    Ndërtesat e larta me hapësira te shproporcionuara mes tyre me sa duket neglizhuan shkallën njerëzore, duke neglizhuar dëshpërimisht bashkëjetesën shoqërore ne komunitet. Paradoksalisht, modernizmi në veçanti vendosi një prioritet të ulët për hapësirën publike, lëvizjet këmbësore dhe rolin e hapësirës së qytetit si vend takimi për qytetarët. Pas gati 40-60 vitesh të lënie pas dore të dimensionit njerëzor, brezi ynë ka një detyrë urgjente të transformojë hapësirën publike dhe të krijojë edhe një herë qytete për njerëzit.

    Përgjatë dy dekadave të fundit qytetet dhe kryebashkiakët më të ndërgjegjshëm janë duke u përqendruar në këtë argument. Planifikuesit urban janë gjithnjë e më shumë në forcimin e pedonalizmit si një politikë e integruar e qytetit për zhvillimin e qyteteve të gjallëruara, të sigurta, të qëndrueshme dhe të shëndetshme. Forcimi i funksioneve sociale në hapësirën e qytetit do të ndikojnë drejtpërdrejtë në qëndrueshmërinë shoqërore. Planifikuesit e qytetit janë të parët që formësojnë jetën tonë, duke riformuar organizmin e qytetit.

    Një qytet që i fton njerëzit të ecin, me përkufizim duhet të ketë një strukturë kohezive të arsyeshme, që ofron distanca të shkurtra në këmbë, hapësira publike tërheqëse dhe shumëllojshmëri të funksioneve urbane.

    Duke iu përshtatur teknologjisë dhe inovacioneve të vazhdueshme, ARKITEKTI I  SË ARDHMES  nuk duhet të harrojë SHKALLËN NJERËZORE si një pikë qëndrore, dhe në përfundim të kujtojë PËR KË PROJEKTON.

    - Ervin Taçi

    Arkitektët nuk duhet të jenë të largët nga ky trend global i "qyteteve të reja " të shekullit të 21-të. Qëllimi i arkitekturës në vetvete nuk ka të bëjë vetëm me formën, por duhet të jetë edhe një ndërveprim midis formës dhe jetës. Obsesioni pas formës apo identitetit të nxitur nga një ndërtesë, drejton sot shumë arkitektë, mes tyre edhe shumë nga arkitektët e famshëm që ndryshe quhen: Star Architects.

     

    TIRANA-OLYMPIC-PARK-DEA-STUDIOTirana Olympic Park projekt përfaqësues i DEA Studio shpk, i vlerësuar me nominime dhe çmime ndërkombëtare.

    Ekzibicionizmi është udhërrëfyesi i tyre drejt një suksesi të caktuar në median globale, e cila tërhiqet nga këto veçori, duke prodhuar “lajme frymëmarrëse”  për tërheqjen e publikut, profesionist apo jo.

    Arkitektura spektakolare në shumë raste shpaloset në drejtimin e gabuar, duke mos kontribuar në kontekstin urban ashtu siç duhet dhe duke mos pasuruar jetën e qytetit me pjesëmarrjen dhe ndërveprimin e hapësirës publike. Spektakolare ose jo, tërheqëse ose jo, e madhe ose jo, mjaftueshmërisht e madhe, një ndërtesë në organizmin e qytetit ka përmasat e saj të ndikimit dhe NE arkitektët kemi potencialin ta trajtojmë atë siç duhet.

     

    Duke iu përshtatur teknologjisë dhe inovacioneve të vazhdueshme, ARKITEKTI I  SË ARDHMES  nuk duhet të harrojë SHKALLËN NJERËZORE si një pikë qëndrore, dhe në përfundim të kujtojë PËR KË PROJEKTON.

    Borea ski resort Dea studioBorea Ski Resort një projekt shumë kompleks, që integron plotësisht qasjen e studios në dizajnin dhe arkitekturën urbane. Foto: DEA Studio shpk.

     

    Ky shkrim është i përfshirë në Librin:

    Duke projektuar profilin e arkitektit të ardhshëm, projekti i parë editorial i SHARE Society është një koleksion mendimesh, manifestesh arkitekturore dhe intervistash për realizimin e të cilave kanë kontribuar 100 arkitektë nga e gjithë bota. Tekstet e këtij libri janë mbledhur nga Andreea Robu-Movilă gjatë Forumeve Ndërkombëtare të Arkitekturës SHARE në vitet 2018 dhe 2019, të organizuara në 10 vende të Evropës Lindore dhe Qendrore.

    Șerban Tiganas, kuratori i përmbajtjes së këtij projekti editorial ka shqyrtuar të gjithë shkrimet dhe botimi i librit është bërë i mundur falë angazhimit të Eusebia Mindirigiu, si dhe sponsorëve tanë: Şişecam Flat Glass dhe Iulius Group.

    share architects Design

     

    Të fundit

    SEA apartments

    • Apartament

    Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

    Iaarchitects
    • Projekt vile

    Mapei

    Maden Group
    • Projekt interieri
    • +1
    Të rejat

    Nga BAU 2025 në Tiranë: AluKönigStahl sjell trendet e fundit të ndërtimit në Shqipëri

    01/05/2025

    5 VITE NË SHQIPËRI – BRANDI SMEG FESTON NË MËNYRËN MË IKONIKE!

    06/10/2024

    Top 8 instalacionet nga Java Dizajnit 2024

    23/04/2024
    Punësim

    ALN- Arkitekt

    • Full time

    Re/Lab - Arkitekt

    • Full time

    MVM Architecture - arkitekt me eksperiencë

      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link