Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Arkitektura e nëntokës!

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    Arkitektura e nëntokës!

    Ambicia pēr të ndërtuar ndërtesën më të bukur dhe më magjepëse ka qënë gjithmonë shtysa për të sfiduar limitet e imagjinatës dhe teknologjisë së kohës!

    Si një simbol për të shpërfaqur madhështinë dhe pushtetin, arkitektura ka qënë mjeti kryesor i ilustrimit të mirëqënies dhe si e tillë duhet të ishte e dukshme, madhështorë dhe e pasur!

    Por, ka një arkitekturë e cila zhvillohet e heshtur, e fshehtë, e gjitha nëntokë!

    E nxitur nga nevoja për mbrojtje apo dhe dëshira  për privatësi arkitektura e nëntokës ka ekzistuar qe në gjenezat e njerëzimit, le të kujtojmë shpellat si formën më bazike! Madje ka qytete të tëra të zhvilluara nëntoke si Derin Kuyu në Turqi në Kapadokya (Trendi i momentit për blogeret :P ) i cili ka strehur rreth 20 000 njerëz nëntokë!

     

     Credit 

    Por natyrisht arkitektura e nëntokës ngre disa çështje domethënëse si mungesa e imazhit të ndërtesës, mungesa e kufinjve dhe pamundësia për të lexuar ndërtesën. Problematika të cilat kanë shumë peshë sidomos kur bëhet fjalë mbi të gjitha për hapësirat publike, elementë të cilët janë të rëndësishtëm për këto hapësira,të cilat duhet të krijojnë një ndjenjë të fortë mbylljeve duke krijuaj pragun midis ambjentit të jashtëm dhe atij të brendshëm!

    Një ndër çështjet kryesore me të cilat përballet arkitektura e nëntokës dhe rrjedhimisht banorët e saj, janë vështirësitë që lidhen me mungesën e imazhit të ndërtesës, sepse ndryshe nga ndërtesat konvecionave, hapësira nëntokësore nuk përbëhet nga masë të perceptueshme dhe nuk ka imazh dhe sipas shpjegimit të Camody dhe Sterling, mungesa e prezencës së këtij sinjali kritik vizual do të thotë se hapësira nëntoke nuk perceptohet si objekt apo vënd specifik. [1]

    Një fomë tipike e  arkitekturën e nëntokës, nxitur nga nevoja mbrojtje janë Bunkerët të projektuar nga nevoja për mbrojtje të qytetare gjatë bormbardimeve dhe për mbijetesë në kushte lufte. Një tipologji mjaft e përhapur në Shqipëri, madje me struktura deri në 5 kate nën-tokë si Bunkart. (Nese nuk i keni vizituar jua këshillojmë që të perceptoni potencialin e arkitekturës së nëntokës!)

     

    bunkart-02-underground-architecture-albaniaBunkart2

    Sidoqoftë, perceptimi i një objekti nëntokë është i lidhur me përjetimin personal dhe lojën me dritën qoftë natryrale dhe atë artificiale, marrëdhënia me natyrën si dhe me ndërtesat mbitokë!

    Në ditën e sotme vazhdon konkurenca për pushtimin e qiellit dhe konkursi për qiellëgërvishtët më të lartë mbetet temë aktuale. Por qasja ndaj arkitekturës së nëntokës ka ndryshuar duke kërkuar që të përfitohet nga avantazhet kjo arkitekturë mundet të sjellë si :

    Impakt minimal në peisazh, përdorim më të mirë të potencialit hapsinor, rezistencë ndaj tërmeteve, ambjente të sigurta në vënde me klimë me ekstreme, efiçence termike te larte dhe rrjedhimisht më shumë kursim në energji, izolim të lartë akustik  etj.

    Natyrisht arkitektura e nëntokëss ka disavantazhet e saj, por që kryesisht lidhen me prezencën e dritës natyrore, e cila ndikon drejtëpërsedrejti në psikologjinë e njerezve, edhe pse teknologjia e sotme e ndërtimit të lejon të kompozojmë projekte në nëntoke të mirë ndriçura si shembujt që ne ju sjellim sot!

    01. Kantina Antinori - Archea Associati

     

    archea-associati-davide-adamo-cantina-antinoriFotografia: Davide Adamo

    E kompletuar në fund të vitit 2021, Kantina Antinori me një sipërfaqe rreth 50 000 m2, u konceptua si një ndërtesë e cila shkrihet me terrenin e kodrinave në Chianti.

    Ndërtimi fizik dhe intelektual i kantinës mbështetet në lidhjet e forta dhe të thella me tokën, një marrëdhenie intensive sa e bën imazhin arkitekturor të konceptohet dhe të shkrihet në të.

    Prandaj, qëllimi i projektit ka qenë ndërthurja e ndërtesës dhe peizazhit rural; struktura duket të jetë pjesë e kësaj të fundit falë çatisë, e cila është kthyer në një tokë bujqësore të kultivuar me hardhi, e ndërprerë, përgjatë konturit nga dy prerje horizontale të cilat lejojnë  dritën në brendësi dhe ofrojnë pamje të peizazhit përmes ndërtimit imagjinar të një skene tredimensionale.

     

    02. Muzeu Tirpitz - BIG Architects

     

    foto nga Laurian Ghinitoiu

    TIRPITZ i ri është një vend i shenjtë në rërë që vepron si një kundërpeshë delikate ndaj historisë dramatike të luftës në Blåvand në bregun perëndimor të Danimarkës. "Muzeu i padukshëm"  me një sipërfaqe prej 2800 m2 transformon dhe zgjeron një bunker historik gjerman të Luftës së Dytë Botërore në një kompleks kulturor inovator që përfshin katër ekspozita brenda një strukture të vetme, të fiksuara përsorsmërisht në peizazh.

     

    17-BIG-TIRPITZ-Image-by-Mike-Bink_originalFotografia: Mike Bink

    I vendosur përbri një objekti të rëndë hermetik si ai i bunkerit të Luftës së Dytë Botërore, TIRPITZ i ri është një kontrast i mprehtë ndaj monolitit prej betonit duke u kamufluar në peizazh dhe duke krijuar një ftesë delikate dhe hapjeje drejt  muzeut të ri.

     

    03. Xhamia Sancaklar - Emre Arolat Architects

     

    02_EAA_Sancaklar-Mosque_ph-Cemal-Emden_home_sezFotografia : Cemal Emden

    Nxitur nga fakti që xhamia si tipologji nuk ka një formë të paracaktuar dhe çdo ambjent i pastër mund të jetë një dhomë lutjesh, projekti u fokusua vetëm në "esencën" e një hapësire fetare, duke u distancuar nga diskutimet për formën. Kënaqësia fizike dhe emocionale ishin kryefjala. Dizajni synonte të përfaqësonte format më të pastra të dritës dhe materies, thjesht si një botë e brendshme parësore, e lirë nga të gjitha ngarkesat kulturore. Studioja e arkitekturës synoi zhdukjen  e ndërtesës në shpatin e terrenit, ankorimi në tokë sikur të ishte gjithmonë aty si dhe çlirimin nga të gjitha angazhimet kohore dhe kulturore.

     v01_EAA_Sancaklar-Mosque-Cemal-EmdenFotografia : Cemal Emden

    Ndërtesa shkrihet plotësisht me topografinë dhe në këtë mënyrë paqësore njehsohet me formën e tokës. Kjo veçori e zhytjes dhe me çatinë të gjithë të gjelbër sigurojnë një izolim natyral ndaj humbjes dhe fitimit të nxehtësisë. Materialet e përdorura për peizazhin janë kryesisht të bimëve rurale që nuk kanë nevojë për mirëmbajtje dhe që bashkohen me fushat përreth.

     

    04. Zgjerimi i Muzeut Städel - schneider + schumacher

     

    Städel Museum extension Architect: schneider + schumacherFotografia : Norbert Miguletz

    Në pranverën e vitit 2008, schneider+schumacher fitoi konkursin ndërkombëtar për zgjerimin e Muzeut Städel në Frankfurt/Main. Duke vendosur ndërtesën e re poshtë kopshtit të muzeut, ata pothuajse dyfishuan sipërfaqen e ekspozitës nga 4000 m2 në 7000 m2. Ndërtesa nëntokësore është 76 m e gjerë, 53 m e gjatë dhe maksimumi 8.20 m e lartë në qendër. Ndërtesa e re u vendos nën kopshtin e institucionit dhe përfshin 195 dritare xhami, të cilatt kontrollojnë prezencën e dritës së diellit në hapësirë.

     

    05.Shtëpia NCAVE - Mold Architects.

     

    NCAVE-house-mold-architectsFotografia: Yiorgis Yerolymbos

    Nuk besoj të mos e keni parë këtë shembull, të realizuar ngë ishullin Serifos të Greqisë.

    Projekti kërkonte të shfrytëzonte pamjet spektakolare por në të njêjtën kohë të mbrohej nga erërat e forta të veriut. Këto ishin dy arsyet kryesore të cilat vendosën groposjen e shtëpisë në terren dhe jo për ta ekspozuar mbitokë.

    Forma e ndëtesës si hinke, i gjen dhomat e gjumit të pozicionuara në skajin e ngushtë dhe zona e ndenjes me apartamentin e misafirëve gjenden në nivelet më të ulëta. Jo vëtem ky projekt përshtatet me kushtet klimaterike por edhe krijon pamje fantastike nga brendësia e shtëpisë!

     

     

    06.Qendër vizitorësh nëntoke - Cerba

     


    visitor-center-by-Cerba-adam-moerk.
    Fotografia : Adam Moerk

    Kodrat dhe livadhet e Skamlingsbanken nxitën dizajnin e qendrës së vizitorëve nga CEBRA, duke ngritur peizazhin përgjatë dy prerjeve rrethore, hapësira ngrihet në një  ndërhyrje delikate në peizazh dhe më në fund shprehet si një kodër e lakuar butësisht. Projekti funksionon si një hapësirë ekspozite për të ilustruar historinë e zonës duke përfshirë natyrën, demokracinë dhe fuqinë e fjalës.

     

    07.Underground Tirana – Gresian Shema

     

    Gresian-Shema-Underground-Tirana-Project

     

    Ky projekt diplome është e fokusuar në sheshin “Nënë. Tereza “ në Tiranë. Zgjidhja është bërë e tillë për të krijuar një shesh brenda (poshtë) sheshit ‘Nënë Tereza’. Kemi rrëshqitje të volumeve, hyrje-dalje të ballkoneve, dritare që hapen, atriumi dhe kolonat, të cilat krijojnë një ide të një “agora” për njerëzit që do të shijojnë objektet nga kjo hapësirë.

     

    08. Low Line - RAAD Studio

     

    Imazh nga RAAD STUDIO

    Lowline është një plan për të përdorur teknologji inovative diellore për të ndriçuar një terminal historik të karrocave në Lower East Side të qytetit të Nju Jorkut. Vizioni është një park nëntokësor mahnitës, që ofron një pushim të bukur dhe një tërheqje kulturore në një nga mjediset urbane më të dendura dhe emocionuese në botë.

     

    09.Shtëpi në Mosaraz - Aires Mateus

    Fotografia: Joao Guimaraes

    Një shtëpi nëntokësore prej betoni në Monsaraz, Portugali, nga Aires Mateus është gërmuar në një kodër dhe është fshehur nga një çati e gjelbër që shtrihet përtej konturit të shtëpisë.

    E mbrojtur nga kjo çati e lakuar prej betoni, tarraca e Shtëpisë në Monsaraz ka pamje drej liqeni Alqueva i cili gjendet aty pranë.

    Gërmuar në  kodër dhe e fshehur nga një çati e gjelbër, të vetmit elementë të dukshëm të ekzistencës së ndërtesës janë çatia me konsol që del drejt liqenit dhe puset rrethore të dritës  të lyer me ngjyrë të bardhë, por edhe këto janë të dukshme vetëm nga lart.

    Fotografia: Rui Cardoso

     

    10. Muzeu i shpellave Lascaux IV - Snøhetta + SRA Architectes  + Duncan Lewis Scape Architecture

     

    Lascaux IV Caves Museum by Snøhetta

    Boegly + Grazia photographers,

    Qendra ndërkombëtare për artin e shpellave, në Montignac, Francë u ofron vizitorëve një vështrim në "Kapelën Sistine të Prehistorisë" - pikturat 20,000-vjeçare të shpellës Lascaux.

    Vetë muzeu, i vendosur midis një kodre të pyllëzuar dhe fushave të Luginës Vézère, është një strukturë e thepisur me një hyrje që ngrihet si një peizazh malor, përpara se të zbresë nëntokë. Arkitektët punuan në bashkëpunim me skenografin Casson Mann për të krijuar një muze holistik që përmban replika të shpellave, të ri krijuara përmes skanimit 3d me lazer dhe teknologjive të avancuara  derdhjes.

     

    Lascaux IV Caves Museum by Snøhetta Boegly + Grazia photographers,

    [1] UNDERGROUND ARCHITECTURE Connections Between Ground-Level Public Space and Below-Ground Building - Aimee Wright Master Thesis

    Të fundit

    SEA apartments

    • Apartament

    Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

    Iaarchitects
    • Projekt vile

    Mapei

    Maden Group
    • Projekt interieri
    • +1
    Të rejat

    Nga BAU 2025 në Tiranë: AluKönigStahl sjell trendet e fundit të ndërtimit në Shqipëri

    01/05/2025

    5 VITE NË SHQIPËRI – BRANDI SMEG FESTON NË MËNYRËN MË IKONIKE!

    06/10/2024

    Top 8 instalacionet nga Java Dizajnit 2024

    23/04/2024
    Punësim

    Projektues dekori urban

    • +355696408188
    • Full time, Part time

    ALN- Arkitekt

    • Full time

    Re/Lab - Arkitekt

    • Full time
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link