Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Arkitektura dhe Metaverse!

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    Arkitektura dhe Metaverse!

    Pse arkitektët duhet të jenë ndër aktorët kryesore në krijimin e botës digjitale!

    Në ditët e sotme është e pamundur të mos keni degjuar për Metaverse, bota virtuale e cila dalëngadalë po rrëmben vemendjen e gjithë botës dhe natyrisht të arkitektëve.

    Por pse Metaverse po bëhët gjithmonë e më rëndësishme për arkitekturën ?

     

    Arquia-ProximaDizajni i Space Popular -Punto de Inflexión për një konferencë virtuale të arkitekturës, e mbajtur në vitin 2021

     

    Por çfarë nënkupton Metaverse ?

    Metaverse është koncepti i një hapësire virtuale 3d, digjitale e cila lidh përdoruesit në të gjitha aspektet e jetës. Ndërlidh disa platforma, e ngjashme me internetin, i cili akseson disa website nga një shfletues (browser) i vetëm.

    Koncepti u zhvillua në novelën “Snow Crash” nga Neal Stephenson, ndërkohë ideja e dikurshme e Metaverse si një trillim, duket gjithmonë e më e realizueshme në ditët e sotme.

    surrealistic scene of a girl with VR glasses immersed in liquid with neon lighting. metaverse concept, nft, creative art and technology. 3d rendering. fictional character

    Shpesh ka ndodhur që kinematografia ka pararendur zhvillimet teknlologjike, sikurse në filmat Matrix apo Black Mirror, njerëzimi shkrin kufinjtë midis reales dhe virtuales, ndërkohë tashmë  kemi hyrë në epokën ku këto filma  po bëhen “realitet” nëpërmejt  Metaverse.

    Metaverse, do të përbëhet nga realiteti i shtuar ose agumented reality, ku secili nga ne menaxhon një karakter virtual, i cili quhet avatar. Nëpërmjet pajisjet Oculus VR, ju mundet të merrni pjesë në një takim virtual, në një koncert apo dhe te kaloni kohë me miqtë tuaj virtual. Por kjo botë virtuale gjithashtu duhet ndërtuar, njësoj si bota ku jetojmë dhe kush më mire se arkitektët mundet ta marrin përsipër këtë detyrë!

    Në Metaverse, mundet të blihet pasuri e patundshme dhe natyrisht nevojitet arkitektët për të ndërtuar në parcelën tuaj virtuale apo dhe realizimin e projektit të shtëpisë dhe ambjenteve tuaja të biznesit.

    Matrix

     

    Po kjo botë digjitale çfarë mundësish sjell për arkitektët dhe arkitekturën ?

    Metaverse është një oqean blu (akoma )

    Në ekonomi, oqean blu, quhet një treg i cili ka mundësi të reja akoma të paekspolurara, ku mungojnë peshkaqenet ( kështu përshkruhen kompanitë apo individët e fuqishëm, agresivë në biznes të cilët synojnë të zotërojnë një pjesë të tregu ) dhe rrjedhimisht oqeani është i qetë dhe blu. Në të kundërt kur ka shumë “peshkaqenë” oqeani është i kuq nga agresiviteti për të rrëmbyer një pjesë të tregut dhe ku tashmë janë konsumuar mundësitë.

    Metaverse, është akoma një oqean i madh mundësish, i gjithi blu!

    Metaverse ju jep mundësi të mëdha për te eksploruar dhe për të krijuar një lloj tjetër realitet dhe profili arkitektësh. Nese profesionet e reja në arkitekturë në ditët tona vërtiten rreth arkitektit vizualizues apo architect CGI, nëpërmjet metaverse do te lindin profesione të reja si arkitekt Metaverse dhe nëse doni të eksploroni përtetj tregut aktual, tashmë është e mundur.

    Imagjinoni një botë ku mundet të ndërtoni fantazinë tuaj, pa u limituar nga rregullat (akoma për momentin ), kufizimet që vijnë nga karakteristikat fizike të marterialevë të ndërtimit apo dhe ligjeve te fizikës! Është momenti për të shfrenuar fantazinë!

    Duke ndërtuar Metaverse!

    Në një botë thuaj të ndërtuar (në shumicën e kohës ndërtuar keq) keni mundesinë të jeni ndër të parët në ndërtimin e nje bote tërësisht të re (duke shpresuar të jetë më e mirë se kjo në të cilën jetojmë!).

    Jo vetëm që mundet të projektoni ndërtesa por edhe qytete tërësisht të reja dhe me përgjegjësi të lartë sociale dhe të jetueshme. Disa nga studiot me në zë si Zaha Hadid Architects dhe BIG tashmë kanë filluar të eksplorojnë dhe me projektimin në Metaverse. Ndërkohë për arkitektet të cilët krijojnë projekte të tera virtuale qytetesh dhe kompleksesh, kalimi ne Metaverse duket tërësisht natyral.

    Zaha Hadid Architects  qyteti në metaverse

    Arkitektët krijojnë dhe në profesionin e sotëm paraqitje grafike të jashtëzakonshmë nëpërmjet renderave apo dhe  animacione-ve 3d. Madje disa studio ofrojnë dhe mundesinë e live-rendering dhe VR ku me një pajisje Oculus, ju mundet të gjendeni virtualisht brenda shtëpisë tuaj të ardhshme. Nëse sot arkitektët realizojnë këtë proces, do jetë shume e lehtë për ta të krijojnë me të njëjtën cilësi dhe në Metaverse.

    Godina e Vice Media Group nga  by BIG Architects, Decentraland

    Ne fakt idealja do ishte një ndërthurje e të dy botëve, reale dhe virtuale, ku mbasi ke eksperimetuar me avatarin tënd në botën virtuale, vendos të ndërtosh versionin e duhur për biznesin apo shtëpinë tënde brenda botës fizike ku jetojmë.

    Winter-House-by-Andres-Reisinger-_-Metaverse-3© Shtëpia dimërore nga Andres Reisinger

    Drejt një ekonomie digjitale ku dhe arkitektura duhet përshtatet!

    Ekonomia globale ishte në rrugën drejt një ekonomie digjitale dhe pandemia globale e COVID -19 përshpejtoi ciklin, duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si punojmë e jetojmë.

    Mbyllja e ambjenteve fizike dhe limitimet për t'u endur në botën reale, i dhanë një hov të jashtëzakonshëm botës virtuale. Në fakt e mbështetur dhe nga mundësia e tregëtimit të NFT, Non fungible Tokens dhe realizimi i transaksioneve me kriptomonedhë e bëjnë konceptin e botës virtuale më “të prekshme”

    NFT, është aset digjital i cili nuk mundet të duplikohet, pasi orgjinali mbetet në pronësinë e krijuesit. Kini parasysh krijimet tuaja!

    NFT-të kanë një peshë të rëndësishme në zhvillimin e botës virtuale të projektimit, i cili vazhdimisht kërkon të ripërcaktojë një botë të re dhe rrjedhimisht rolin e arkitektit.

    The  Shtëpia e parë digjitale NFT e cila u shit 500,000$, Mars House nga  Krista Kim

    Ne mendojmë që roli i arkitektit nuk do të limitohet më nga vendndodhja fizike dhe rregulla të ngurta të botës reale, por do të ketë mundësi të ekspolorojë imagjinatën në një dimension të ri.

    Ky është një moment unik, jo vetëm për arkitekturën por edhe për njerëzimin dhe nuk duhet humbur!

     

    Hereretopia, 2021, Unique NFT. Image © Karisman

     

    Të fundit

    SEA apartments

    • Apartament

    Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

    Iaarchitects
    • Projekt vile

    Mapei

    Maden Group
    • Projekt interieri
    • +1
    Të rejat

    Nga BAU 2025 në Tiranë: AluKönigStahl sjell trendet e fundit të ndërtimit në Shqipëri

    01/05/2025

    5 VITE NË SHQIPËRI – BRANDI SMEG FESTON NË MËNYRËN MË IKONIKE!

    06/10/2024

    Top 8 instalacionet nga Java Dizajnit 2024

    23/04/2024
    Punësim

    ALN- Arkitekt

    • Full time

    Re/Lab - Arkitekt

    • Full time

    MVM Architecture - arkitekt me eksperiencë

      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link