Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    ARKITEKTET SHQIPTARE : JOANA DHIAMANDI

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    ARKITEKTET SHQIPTARE : JOANA DHIAMANDI

     

    arkitekte-joana-dhiamandi

    Një përshkrim të shkurtër rreth jush, ku punoni, sa vite eksperiencë keni si dhe fushën e tuaj të ekspertizës:

    Joana Dhiamandi është arkitekte, artiste qelqi dhe pedagoge e Arkitekturës dhe Dizajnit me Ph.D. në Arkitekturë dhe Planifikim Urban. Gjatë studimeve të saj në arkitekturë, ajo tregoi një interes të veçantë në paradigmën e Arkitekturës së Informacionit. E përfshirë në projekte arkitektonike dhe interieri, si themeluese e studios së projektimit DHIAMANDI STUDIO, gjithashtu është artiste qelqi në studion ‘’DHIAMANDI GLASS’’.

     

    Krahas arkitekturës është gjithashtu aktive si anëtare e shoqërisë civile në Shqipëri, duke punuar për të angazhuar komunitetet dhe për të zhvilluar një platformë të përbashkët për diskutim në arkitekturë dhe dizajn. Më parë ka qënë dhe  bashkë-kuratore  e edicioneve të Javës së Dizajnit të Tiranës të vitit 2015 (Dizajnoni tani!) dhe 2017 (Dizajn për një të ardhme gjithëpërfshirëse), me qëllim promovimin e një ekosistemi të qëndrueshëm dhe zhvillimin e një diskursi proaktiv dhe gjithëpërfshirës për profesionistët dhe studentët e rinj në Shqipëri.

    Gjithashtu Joana është bashkëthemeluese e ''WeWomen'', një iniciativë për të krijuar një platformë për frymëzim, mbështetje, rrjetëzim dhe fuqizimi të vajzave dhe grave. Gjatë viteve të fundit ka qënë pjesë e disa konferencave shkencore dhe akademike, ndërkohë një element që ajo e konsideron jetik për qasjen ne arkitekturën dhe dizajnin është krijimi i përvojave unike njerëzore në kohë dhe në hapësirë.

    Pse keni zgjedhur arkitekturën? Cila ka qënë shkëndija që ju drejtoi drej këtij profesioni?

     

    Jam rritur në një vend mesdhetar, ku natura e ndërthurur me detin kanë qenë dominante ndërsa arkitektura ishte shumë modeste, por njëkohësisht kuptimplotë dhe e dobishme. Kujtimet lozonjare të fëmijërisë në një shtëpi me arkitekturë greke më kanë ndihmuar të zhvilloj imagjinatën, kreativitetin dhe sensin e hapësirës. Një banesë e projektuar me mendim, funksionalitet dhe empati brumos njerëz me ndjesi lumturie dhe përkatësie.

    E pikërisht të tilla ndjesi kam dashur dhe dua të ofroj edhe unë nëpërmjet arkitekturës sime.

     

    Vila-projekt-joana-dhiamandi

    Si e mendoni ju arkitekturën dhe cili është projekti juaj i cili ju përfaqëson më së miri?

    Atmosfera, nuhatja, ndjesitë janë pjesë përbërëse e malgames, kjo bën që eksperienca njerëzore të jetë më shumë se fizike, por shpirtërore.

    Si arkitekte, luhatem dhe qëndroj në kufirin midis të dukshmes dhe të padukshmes, midis artit dhe shkencës, midis funksionales dhe estetikës; rritur në tranzicionin midis analoges dhe digjitales, në kulmin e diskutimit ku përfundon tradita dhe ku fillon inovacioni, atje ku sëfundmi diskutohet nëse materia duhet të trasformohet nga duart e lira apo nga robotikët. Sipas meje e vërteta qëndron në mes.

     

    arkitekte-joana-dhiamandi

    Arkitektura për mua është pikërisht në balancën e tyre, duke ofruar fuksionalitetin në nevojat e përditshme, por po harruar që hapësira në vetvete duhet të plotësojë emocionalisht dhe shpirtërisht përdoruesin. Ato që më përfaqësojnë më së shumti janë punimet artistike në qelq, ku mund të realizoj situata impresionuese në eksperiencën njerëzore.

    Gjithmonë e kam menduar elegancën e trasparencës së qelqit si një mjet për të krijuar objekte hapësinore të një funksioni dhe të një natyre të qëndrueshme estetike, por edhe për të sjellë objekte arkitektonike që plotësojnë fuqishëm nevojat jetësore të njeriut.

     

    Çfarë këshille do i jepje vetes tënde në fillim të karrieres, i vlefshëm edhe për arkitektet e reja ose ato vajza/gra që duan të bëhen arkitekte?

     

    Dëgjo nevojat e klientit dhe ekipit tënd! Ji ambicioze, këmbëngulëse dhe kurioze!

    Mëso të kërkosh mbështetje, frymëzohu dhe frymëzo njerëzit rreth teje, krijo një ekip të mirë. Duhet të kuptosh se sa me fat je që je pjesë e një profesioni kaq magjepsës dhe sfidues. Kthe çdo sfidë në një hap që të dallon nga të tjerët. Dhe mos harro, bota do jetë gjithmonë plot me ngjyra nëse arrin të shohësh jashtë kutisë!

     

     

    projekti-vila-joana-dhiamandi

    Cili arkitekt/artist ju frymëzon në punën tuaj?

    Unë kryesisht frymëzohem nga parimet e modernizmit si në art ashtu edhe në arkitekturë. Frymëzimin e kam gjetur tek autorë si Le Corbusier, Matisse, Frank Lloyd Wright, Gaudi, si dhe tek artistët surrealist, të cilët kanë përdorur artin dhe hapësirën për të realizuar situata impresionuese dhe të papritura në eksperiencën njerëzore.

    Por, gjithmonë jam mahnituar nga eleganca dhe estetika e papërsëritshme që na sjell çdo ditë në mënyrë aq bujare, natyra.

    Të fundit

    SEA apartments

    • Apartament

    Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

    Iaarchitects
    • Projekt vile

    Mapei

    Maden Group
    • Projekt interieri
    • +1
    Të rejat

    Nga BAU 2025 në Tiranë: AluKönigStahl sjell trendet e fundit të ndërtimit në Shqipëri

    01/05/2025

    5 VITE NË SHQIPËRI – BRANDI SMEG FESTON NË MËNYRËN MË IKONIKE!

    06/10/2024

    Top 8 instalacionet nga Java Dizajnit 2024

    23/04/2024
    Punësim

    ALN- Arkitekt

    • Full time

    Re/Lab - Arkitekt

    • Full time

    MVM Architecture - arkitekt me eksperiencë

      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link