Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    ARKITEKTET SHQIPTARE: ENIDA HAKO

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    ARKITEKTET SHQIPTARE: ENIDA HAKO

     

    arkitekte shqipare enda hako

     

     

    Një përshkrim të shkurtër rreth jush, ku punoni, sa vite eksperiencë keni si dhe fushën e tuaj të ekspertizës.

     

    E diplomuar në Shkenca të Arkitekturës e me tej në degën Arkitekturë – Konstruksion në Politeknikun e Torinos,  formimi im akademik është zhvilluar mes dy universiteteve Politekniku i Torinos dhe Etsam i Madridit.  I jam dedikuar botës së dritës dhe Lighting Designit prej rreth 7 vitesh, me punën time në zhvillimin e projekteve të ndriçimit në kompaninë A BI ESSE në Tiranë.

     

     

    Cila ka qënë shkëndija që ju drejtoi drejt këtij profesioni? 

     

    Drejt  arkitekturës më orientoi dëshira për një profesion kreativ dhe frymëzues, dashuria për pikturën dhe për të bukurën. Pasioni për lighting design erdhi në mënyrë graduale, pas eksperiencave të para në interior design.

     

     

    Cili ka qënë projekti më sfidues për ju? Pse?

     

    Çdo projekt është gjithmonë një sfidë e re.

    Sfida më e madhe për mua është momenti i skicës së parë, nga ku idetë fillojnë të zhvillohen.

    Ky moment është përherë emocionues. Çfarë ndodh më pas është punë, studim, hulumtim për të materializuar këtë ide.

     

     

    Si e mendoni ju arkitekturën dhe cili është projekti  që mendoni se ju përfaqëson më së miri?

     

    Arkitektura si çdo formë tjetër e shprehjes artisktike është një përgjegjesi shumë e madhe.

    Është produkt i cilësisë së mendimeve tona.

    Ajo përcakton mënyrën tonë të jetesës, ka fuqinë të përcaktojë mënyrën si bashkëveprojmë me njëri-tjetrin dhe botën që na rrethon.

     

     

     

    Çfarë këshille do i jepje vetes tënde në fillim të karrieres, i vlefshëm edhe për arkitektet e reja ose ato vajza/gra që duan të bëhen arkitekte?

     

    Vetes time dhe çdokujt në fillim të karrierës do i thoja:

    “Mos ndal kurrë së kërkuari, së ëndërruari, së qëni kurjoze. Mos ndal kurrë së zhvilluari njohuri të reja për të zhvilluar mendimin dhe imagjinatën tende. Rrethohu nga njerëz brilant, ambicioz, mendjehapur, kurioz dhe pozitivë, sepse njerëzit nga të cilët rrethohesh do të ndikojnë në cilësinë e mendimeve të tua. Dhe cilësia e mendimeve të tua do të përcaktojë cilësinë e jetës tënde.”

     

     

    Çfarë ju frymëzon në punën tuaj? (artist/arkitekt)? 

     

    Çdo stimul që ndikon në zhvillimin e imagjinatës është frymëzues në jetën dhe punën time. Letërsia ka qënë gjithmonë një nga burimet më të mëdhaja të frymëzimit për mua. Gjithshtu piktura, muzika, natyra.

     

     

     

    Një projekt që dëshironi t’a prezantojmë me profilin tuaj në pikark.com

    Enida_hako_Lighiting designe_setch

    Silueta

    Ndriçues

    Silueta është “një dallgë drite” që valëzon me volumet që ndriçon. Ndriçuesi është i konceptuar për ambjentet e jashtme për ndriçimin e një peme apo një muri. I vendosur rreth një peme, ndriçuesi përqafon trupin dhe degët e saj me format e tij të lakuara. E mbështetur në një mur, “Silueta” është një skulpturë me volumet dhe hijet e saj gjatë ditës dhe një valë efektesh drite gjatë natës.

    Enida_hako_Lighiting_designer_pikark

    Të fundit

    SEA apartments

    • Apartament

    Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

    Iaarchitects
    • Projekt vile

    Mapei

    Maden Group
    • Projekt interieri
    • +1
    Të rejat

    Nga BAU 2025 në Tiranë: AluKönigStahl sjell trendet e fundit të ndërtimit në Shqipëri

    01/05/2025

    5 VITE NË SHQIPËRI – BRANDI SMEG FESTON NË MËNYRËN MË IKONIKE!

    06/10/2024

    Top 8 instalacionet nga Java Dizajnit 2024

    23/04/2024
    Punësim

    ALN- Arkitekt

    • Full time

    Re/Lab - Arkitekt

    • Full time

    MVM Architecture - arkitekt me eksperiencë

      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link