Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    ARKITEKTET SHQIPTARE: BLERTA VULA RIZVANOLLI

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    ARKITEKTET SHQIPTARE: BLERTA VULA RIZVANOLLI

     

    ARKITEKTET SHQIPTARE: BLERTA VULA RIZVANOLLI

     

    Një përshkrim të shkurtër rreth jush, ku punoni, sa vite eksperiencë keni si dhe fushën e tuaj të ekspertizës.

    Jam e diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës dhe me Master Shkencor në Arkitekturë dhe Menaxhim të Projekteve nga UBT si dhe Master për Business Administration nga Universiteti i Sheffieldit. Aktualisht PhD Candidate në Universitetin Politektik të Madridit. Kam filluar punë si studente në një kompani projektimi në vitin 2005 dhe prej atëherë nuk e kam ndërprerë asnjëherë aktivitetin profesional. Aktualisht, jam e angazhuar si bashkë-menaxhuese në në kompaninë e  projektimit Anarch Shpk , kurse në Universitet si Asistente Pedagoge. Punoj edhe si konsulente e insitucioneve vendore e ndërkombëtare në fushën e efiçiencës së energjisë dhe ndërtimeve të qëndrueshme.

    Blerta-Vula

    AP Headquarters

     

    Pse keni zgjedhur arkitekturën? Cila ka qënë shkëndija që ju drejtoi drej këtij profesioni?

    Arkitektura është sfida që kam qenë në kërkim që në fëmijëri. Dizajni si i vetëm, nuk më përmbushte, sepse nuk kishte mister mjaftueshvm, as kombinime matematikore... Arkitektura ndërthur më së miri shpirtin artistik me lëvizjen e përhershme e të pandalshme në kërkim të gjërave të bukura.

    Blerta-Vula

     

     

    Si e mendoni ju arkitekturën dhe cili është projekti juaj i cili ju përfaqëson më së miri?

    Arkitektura është njëkohësisht, përgjegjësi dhe privilegj, që na mundësojne të jemi afër njerëzve e shoqërive, e të ndikojmë në mënyrën se si ata rriten, jetojnë e formohen. Do të përmend tre projekte që në mënyra të ndryshme kanë ndikuar në formimin tim (do t'i elaboroj më poshtë arsyet): Tirana Business Park, RESTORE, AP Headquarters/52555.

    Tirana Business Park (menaxhim)- si investim ndërkombëtar në Shqipëri, me ka rritur e maturuar në aspektin e menaxhimit të projekteve, fushë kjo e pa prekur shumë në arkitekturë.

    RESTORE (research)- ky projekt kërkimor, më ka dhënë mundësinë dhe hapësirën që të bashkëpunoj me shumë universitete Europiane dhe të zhvilloj më tutje aftësitë kërkimore në fushën e ndërtimeve të qëndrueshme.

    AP Headquarters/52555 (projektim)- janë dy projekte që kemi punuar së fundmi. Njëra në qendër të Tiranës, kurse tjetra në jug të Shqipërisë. Ndërkohe që e para e portretizon bashkëjetesën e përditshme me median online dhe identifikimin e tyre si kazan (nga Kryeministri), projekti i dytë ndërthur arkitekturën tradicionale shqiptare me zgjidhjet e përparuara bashkëkohore të cilat reflektohen në ujërat e detit Jon.

    Blerta-Vula

    AP Headquarters

     

    Çfarë këshille do i jepje vetes tënde në fillim të karrieres, i vlefshëm edhe për arkitektet e reja ose ato vajza/gra që duan të bëhen arkitekte?

    Kurrë mos u ndal së kërkuari më të mirën nga vetja; Mos ki frikë nga paragjykimet dhe mos e kurse veten për të kontribuar në një profesion që ta mbush shpirtin në mënyrë krejt të re çdo ditë.

    Blerta-Vula

     

    Cili arkitekt/artist ju frymëzon në punën tuaj?

    Më frymëzojnë të gjithë arkitektët të cilët nuk e sfidojnë natyrën në shkëmbim të arrogancës së tyre arkitektonike.

    Blerta-Vula

    Të fundit

    SEA apartments

    • Apartament

    Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

    Iaarchitects
    • Projekt vile

    Mapei

    Maden Group
    • Projekt interieri
    • +1
    Të rejat

    Nga BAU 2025 në Tiranë: AluKönigStahl sjell trendet e fundit të ndërtimit në Shqipëri

    01/05/2025

    5 VITE NË SHQIPËRI – BRANDI SMEG FESTON NË MËNYRËN MË IKONIKE!

    06/10/2024

    Top 8 instalacionet nga Java Dizajnit 2024

    23/04/2024
    Punësim

    ALN- Arkitekt

    • Full time

    Re/Lab - Arkitekt

    • Full time

    MVM Architecture - arkitekt me eksperiencë

      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link