Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    ARKITEKTET SHQIPTARE : ALBANA KOÇOLLARI

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    ARKITEKTET SHQIPTARE : ALBANA KOÇOLLARI

     

    Albana Kocollari

     

    Një përshkrim i shkurtër rreth jush, ku punoni, sa vite experience keni, dhe fushën tuaj të ekspertizës.

    Pas një rrugëtimi studimesh dhe eksperiencash pune në disa studio projektimi, si arkitekte, në vende të ndryshme Europës, në vitin 2016, Albana Koçollari themelon studion e saj, ANK Architecture në Tiranë.

    Pas përfundimit të studimeve të mija në Parma (Itali) dhe Madrid (Spanjë), karriera ime si arkitekte nis në studion e arkitekturës Aurelio Cortesi në Parma, në 2005, për të mësuar mbi vlerat e arkitekturës e urbanistikës në lidhje me raportin, rregullin dhe atmosferën; mbi analizën, vlerat e historisë, memorjes e konservimin.

    Për të vazhduar më pas rritjen time profesionale dhe eksplorimin e shoqërive të reja, me një mendim dhe qasje ndryshe për arkitekturën, zhvendosem në 2006-2007, në Madrid, në studion Ruiz Barbarin Arquitectos.

    Filozofia e ndërhyrjes së veprave arkitektonike në kontekste të ndryshme urbane, natyrore dhe historike, nga arkitektet spanjollë, la gjurme tek unë për guximin dhe forcen ekspresive si në kompozim+program+material dhe  emocionin apo ndjenjën unikale qe krijon tek konteksti dhe publiku; përmes arkitektëve spanjolle si Moneo, Fuensanta Nieto, Mansilla + Tuñón Architects, RCR Arquitectes, etj

    Racionalizmi, funksionaliteti dhe minimalizmi në arkitekturë ishte një tjetër qëndrim shumë kurioz dhe kompleks në lidhje me historinë e proçesin kur ato lindin në art dhe arkitekturë që në gjysmën e parë të shekullit të XX, e pas Luftës së Dytë Botërore. Ky qëndrim, vendos në qendër të vëmendjes materialet teknologjike, hekurin xhamin, betonin, etj duke ndjekur filozofinë, se forma duhet të ndjekë funksionin dhe të refuzojë stolitë/ornamentet.

     

     pajtoni center

    Rinovim dhe shtesë objekti shërbimi dhe zyra “Pajtoni Center”

     

    Planimetria e lirë, struktura që shpesh herë bëhet protagoniste në arkitekture, pastërtia e materialit origjinal, minimumi i nevojshëm në formë, etj, ishin këto shprehitë e arkitekturës moderniste, të sjella nga arkitektët si Mies Van Der Rohe, Adolf Loos, Le Corbusier, e më vonë me Peter Zumthor, etj, që ngjallën tek unë gjithnjë e më shumë kuriozitetin mbi këtë filozofi  e qëndrim në historinë e arkitekturës dhe dëshirën për ta kuptuar me nga afër, në këtë shoqëri që e ka zhvilluar dhe e aplikon në mënyrën e të projektuarit bashkohor edhe sot me evolimet e saj. Për këtë arsye në fund të 2008-fillim 2009, nis të punoj si arkitekte në Berlin, në studion Zvi Hecker architects.

    Në 2010, do të punoja si pedagoge pranë universitetit privat në Tiranë, Polis University, lëndën e Laboratorit të Projektimit, viti i 3-të.

    Kërkimi mbi fenomenin e problemeve urbane, apo dhe ato extraurbane dhe vlerësimin e mënyrës së ndërhyrjes, apo propozimit me një zgjidhje konkrete, kanë qenë gjithnjë në fokusin e punës sime si arkitekte. Studimi  mbi detajet e arkitekturës lokale dhe propozimi apo dizenjimi i koncepteve te reja që mund të përmirësojnë proçese e programe të jetës së shoqërisë sonë, kanë qenë inspirim i përditshëm i punës sime dhe dëshirë e vazhdueshme e pjesëmarrjes në konkurse ndërkombëtare për tema të ndyshme arkitekture e urbanistike.

     

    Nga 2011- gjysma e parë e 2016, punoj si arkitekte-urbaniste në hartimin e disa planeve vendore bregdetare në Shqipëri. Gjithashtu pata mundësinë e të qenit pjesë e hartimit të planit dhe përgjegjëse e menaxhimit të një grupi ekspertësh ndërkombëtar që bashkëpunuan për përgatitjen e Planit të Integruar Ndërsektorial të Bregdetit 2030, pranë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (Ministria e Zhvillimit Urban).

    Pse keni zgjedhur Arkitekturën? Cila ka qenë shkëndija që ju drejtoi drejt këtij profesioni?

    Në rastin tim, nuk ka qenë vetëm 1 ose 2 arsye që më kanë orientuar për të vazhduar studimet në arkitekturë. Ajo ka ardhur natyrshëm në jetën time. Konteksti kulturor, edukativ, si jam rritur në lidhje me artin, historinë, njohjen përmes udhëtimeve, të bukurën, etj;  eksperiencat e ndryshme të jetës deri në moshën 17 vjeçe, ndjeshmëria e personit tim ndaj; detajeve në dizajn, art e arkitekturë; ndaj fenomeneve sociale; emocioni ndaj veprave arkitektonike të rëndësishme, imagjinata për të krijuar dicka të re, ndryshe, përmes vizatimit, skulpturës e modelim-kolazhe që në moshë të vogël, më kanë rritur gjithnjë dëshirën për t’u pasuruar edhe më shumë në këtë fushë dhe më konkretisht në profesionin e arkitekturës.

     

    ob banimi

    Objekti I banimit të shkallëzuar, me patio, pranë kodrës së diellit, Tiranë.

     

    Si e mendoni ju arkitekturën dhe cili është projekti juaj i cili ju përfaqëson më së miri?

    Arkitektura është një nga profesionet me të bukura dhe impenjative në të njëjtën kohë, për nga programet e ndryshme që duhet të realizojë, atmosferën konforte dhe emocionuese për njeriun dhe rrespektimi i mjedisit, kontekstit kulturor e historik, të vendit.

    Të jesh arkitekt, duhet të jesh në të njëjtën kohë sociolog, mjek, mësues, inxhinier, jurist, ekonomist, biolog, historian etj.

    Është një profesion multidsiplinor dhe duhet të jesh në kërkim të vazhdueshëm në të gjitha këto fusha.

    Të gjitha projektet e bëra deri më sot, përfaqësojnë më së miri karakterin tim si arkitekte; sepse çdo projekti, i përkushtohem përmes shumë kerkimesh e vlerësimesh fillestare, që ideja të jetë unikale, e të dale natyrshëm nga faza e parë, si dhe gjenerimin e një mardhënie organike në atë kontekst territorial, kohor e kulturor.

    Të gjitha vepra kanë karkterin e tyre, arsyen e qëndrimit të tillë në vendodhjen ku janë.

    Ndoshta do të përmend ato objekte që janë sot në proçes zbatimi; dhe si fazë e sjelljes në jetë të veprës, ke pak më shumë debolesë derisa të finalizohet me përfundimin e saj.

     

     pajtoni center

    Rinovim dhe shtesë objekti shërbimi dhe zyra “Pajtoni Center”

     

     

    Çfarë këshille do i jepje vetes tënde në fillim të karrierës, e vlefshme dhe për arkitektet e reja ose ato vajza/gra që duan të bëhen arkitekte?

     

    Në momentin që zgjedhja për këtë profesion, ka ardhur natyrshëm si një dëshirë e brendshme dhe e nevojshme, për t'u shprehur dhe vepruar teknikisht dhe artistikisht përmes këtij “mjeti”, të projektuarit për nevojat e shoqërisë; duhet veç të punosh, kërkosh, analizosh, e vlerësosh propozimin më optimal, që pëmbush më së miri kushtet e interesat sociale, urbane, kontekstin historik, mjedisor, për një arkitekturë të qëndrueshme.

    Të gjitha këto duhen bërë me shume përgjegjësi dhe qëndrim personal, sepse çdo gjurmë që vendoset në territor ka një impakt shumë të rëndësishëm në mjedis, në kohë, në vend dhe në konteksin e shoqërisë aty.

     

     

    ob banimi

    Objekti I banimit të shkallëzuar, me patio, pranë kodrës së diellit, Tiranë.
    Të fundit

    SEA apartments

    • Apartament

    Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

    Iaarchitects
    • Projekt vile

    Mapei

    Maden Group
    • Projekt interieri
    • +1
    Të rejat

    Nga BAU 2025 në Tiranë: AluKönigStahl sjell trendet e fundit të ndërtimit në Shqipëri

    01/05/2025

    5 VITE NË SHQIPËRI – BRANDI SMEG FESTON NË MËNYRËN MË IKONIKE!

    06/10/2024

    Top 8 instalacionet nga Java Dizajnit 2024

    23/04/2024
    Punësim

    ALN- Arkitekt

    • Full time

    Re/Lab - Arkitekt

    • Full time

    MVM Architecture - arkitekt me eksperiencë

      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link