Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    ARKITEKTE SHQIPTARE: DEA BUZA

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    ARKITEKTE SHQIPTARE: DEA BUZA

     

     

     

    Një përshkrim të shkurtër rreth jush, ku punoni, sa vite eksperiencë keni si dhe fushën e tuaj të ekspertizës.

     

    Dea ka një eksperiencë rreth 10 vjet në fushën e arkitekturës sidomos në ndërlidhjen mes arkitekturës informative e teknologjisë dhe pjesmarrëse në projekte kuratoriale ndërkombëtare e vendore. Ka mbaruar studimet pranë Universitetit Polis në Tiranë. Prej 2014 është e angazhuar si asistente lektore në Universitetin Polis dhe lektore në Universitetin Politeknik të Tiranës, dhe vitet e fundit si lektore me kohë të plotë tek departamenti i arkitekures së Peizazhit pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Po ashtu është në proces doktorature mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe  Universitetit Teknik të Vjenës. Dea është bashkëthemeluese e Apparat Studio.

     

     

    Cila ka qënë shkëndija që ju drejtoi drejt këtij profesioni? 

     

    Nuk di ta specifikoj saktë por mënyra, përditshmëria dhe vibrimi urban i qytetit të Prishtinës. E rritur mes arkitekturës moderniste dhe brutaliste në nënvetdije ka ndikuar dhe ngjallë kuriozitetin tim, që unë të zbuloj më shumë mbi arkitekturën. Po ashtu dhe ndikimi shumë i madh i artit e pikturës dhe teknologjisë nga prindërit e familja.

     

     

    Cili ka qënë projekti më sfidues për ju? Pse?

     

    Projekti më sfidues ka qenë puna dhe përfshirja në ekipin përfaqësues të Pavilionit në Biennalen e Venecias në 2018, kuruar nga Eliza Hoxha, ku unë kam qenë si asistente kuratore. Presioni, dashuria, narrativa, pasioni e menaxhimi janë elemente shumë sfiduese e kontradiktore që duheshin bashkuar me durim e qetësi që të realizohet një punë me aq përgjegjësi siç është pavilioni i përfaqësimit të një shteti sidomos si Kosova.

     

     

     

    Si e mendoni ju arkitekturën dhe cili është projekti  që mendoni se ju përfaqëson më së miri?

     

    Arkitekturën nuk e shoh si diçka statike ose definitive por si një gjë shumë fluide, vibrante dhe eklektike. Prandaj nuk di ndoshta t'ju them që cili është projekti që më përfaqëson më së miri duke qenë që nga ‘small scale’ deri në ‘big scale’ kemi përqasje shumë tipike në varësi të situatës e momentit që mund të jetë projekti.

     

     

    Çfarë këshille do i jepje vetes tënde në fillim të karrieres, i vlefshëm edhe për arkitektet e reja ose ato vajza/gra që duan të bëhen arkitekte?

     

    Vazhdo përpara and investo në zhvillim personal autodidakt, puno, lexo, jepi frymë e dashuri gjërave dhe qëndro i fokusuar në objektivin kryesor.

    Më e rëndësishmja është që duhet më qenë i përditesuar gjithë kohës sidomos në askpektin teknologjik dhe krijoni flluskën tuaj sa më origjinale që të qëndroni të inspiruar, për të qenë kreativ.

     

     

    Çfarë ju frymëzon në punën tuaj? (artist/arkitekt)? 

     

    Hmm...më frymëzon çdo gjë duke filluar nga rrugët e lagjies problemet, hapësirat e cunguara, rrugicat e mëhallat, informaliteti, formaliteti qendror, thashethemet e qosheve të qytetit, muzika, arti, kultura, teknologjia.

    Si artist më ka frymëzuar dhe udhëzuar shumë që nga Matisse e deri te Basquiat që është i preferuari im. Si arkitekt me kanë frymëzuar arkitektë si: Peter Eisenman, Peter Cook, Rem Koolhas (në teori jo praktike), Aldo Rossi, Otto Wagner, Toyo Itto e Sejima. Ka dhe më shumë por këta janë disa më interesantë që më vijnë ndërmend për momentin.

     

     

    Tre projekte që dëshironi t’i prezantojmë me profilin tuaj në pikark.com

     

    Amza Glamping, 2022

    Agroturizëm

    Në ndërtim

    ARKITEKTE SHQIPTARE: DEA BUZA

    Offseason, 2022

    Manifesta Bienal

    Ekspozitë dizajni

    ARKITEKTE SHQIPTARE: DEA BUZA

     

    Ap_000, 2017

    Apartament

    ARKITEKTE SHQIPTARE: DEA BUZA

    Të fundit

    SEA apartments

    • Apartament

    Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

    Iaarchitects
    • Projekt vile

    Mapei

    Maden Group
    • Projekt interieri
    • +1
    Të rejat

    Nga BAU 2025 në Tiranë: AluKönigStahl sjell trendet e fundit të ndërtimit në Shqipëri

    01/05/2025

    5 VITE NË SHQIPËRI – BRANDI SMEG FESTON NË MËNYRËN MË IKONIKE!

    06/10/2024

    Top 8 instalacionet nga Java Dizajnit 2024

    23/04/2024
    Punësim

    ALN- Arkitekt

    • Full time

    Re/Lab - Arkitekt

    • Full time

    MVM Architecture - arkitekt me eksperiencë

      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link