Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    ARKITEKTET SHQIPTARE : ENOLA MARTOPULLO

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    ARKITEKTET SHQIPTARE : ENOLA MARTOPULLO

    Arkitekte-Enola-Martopullo

     

    Një përshkrim të shkrurtër rreth jush, ku punoni, sa vite eksperiencë keni si dhe fushën e tuaj të ekspertizës?

    Jam diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit, dega Arkitekturë, në vitin 2008.

    Pas diplomimit kam punuar për nëntë vite në departamete të planifikimit të territorit në institucione publike, si dhe si profesioniste e lirë. Kjo përvojë më bëri të kem një interes të veçantë për urbanistikën, planifikimin e territorit dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Për këtë arsye, në vitin 2009-2010 ndoqa një Master të Nivelit të Dytë mbi Planifikimin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, e pas tij disa kurse pasuniversitare në këtë fushë. Për dy vjet (2019-2021) kam qënë lektore e ftuar pranë Universitetit Marlin Barleti për lëndën “Rikuperimi Arkitektonik”.

    Në vitin 2017, themelova studion e projektimit “Atria”, e fokusuar në projekte të fushave të ndryshme të ekspertizës. Studio përbëhet nga një grup të rinjsh frymëzues. Në punën tonë, përpiqemi të rrisim ndjeshmërinë ndaj kontekstit, identitetit dhe marrëdhënies mes njeriut dhe hapësirave fizike që e rrethojnë.

     

    Amber-Hotel - Atria-Studio

    HOTEL AMBER

     

    Pse keni zgjedhur arkitekturën? Cila ka qënë shkëndija që ju drejtoi drej këtij profesioni?

    Tek arkitektura më drejtoi një objekt: Hotel Adriatiku, në Durrës. Gjatë një shëtitje me shoqërinë e gjimnazit, u diskutua në lidhje me të dhe arkitekturën në përgjithësi. Para kësaj situate nuk kisha menduar më parë për këtë degë. Mund të them që ishte një vendim i papritur, por që errësoi çdo gjë tjetër. Nga ai moment u duk zgjedhja e vetme e cila përfshinte të gjitha pasionet e mia.

     

    Shkolla-Bedrie-Bebeziqi-Atria-studio

    Si e mendoni ju arkitekturën dhe cili është projekti juaj i cili ju përfaqëson më së miri?

    Arkitektura është një proces krijues i bazuar në një analizë të kujdeshme të evolucionit të vazhdueshëm të jetës. Kërkimi për të bukurën, përkatësinë dhe të vërtetën, në një kontekst të caktuar, është rezultati i këtij procesi krijues. Arkitektët shprehen me anë të projekteve të tyre, për këtë arsye secili projekt është përfaqësues. Ato që kam veçanërisht përzemër janë aktualisht në proces.

    Njëri prej tyre është “Itinerari kulturor-Gjurmët fishtiane”, i cili është i papërfunduar dhe tjetri është projekti i një hoteli në qytet, në proces leje. Këto projekte kanë kontekste shumë të ndryshme nga njëri-tjetri dhe qasje të ndryshme projektuese.

    Çfarë këshille do i jepje vetes tënde në fillim të karrieres, i vlefshëm edhe për arkitektet e reja ose ato vajza/gra që duan të bëhen arkitekte?

    Të ruajnë gjatë gjithë kohës të njëjtën dashuri dhe pasion për profesionin tonë, pavarësisht vështirësive që hasen në këtë fushë. Të mos harrojnë t’i gëzohen këtij procesi!

    Hotel-Tonuzi-Atria-Studio

    Cili arkitekt/artist ju frymëzon në punën tuaj?

    Frymëzimi nuk vjen vetëm nga arkitektët apo artistët, por nga çdo gjë e bukur që na rrethon. Ndjesi të caktuara mund të zgjohen nga arkitektura vernakulare, një kompozim i bukur, një peizazh apo element natyror, etj. Arkitektë që frymëzojnë janë shumë për t’u listuar brenda një përgjigje, do të veçoja Alvaro Sizën, si një arkitekt që bën sintezën e elementëve të sipërpërmendur.

     

    Të fundit

    SEA apartments

    • Apartament

    Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

    Iaarchitects
    • Projekt vile

    Mapei

    Maden Group
    • Projekt interieri
    • +1
    Të rejat

    Nga BAU 2025 në Tiranë: AluKönigStahl sjell trendet e fundit të ndërtimit në Shqipëri

    01/05/2025

    5 VITE NË SHQIPËRI – BRANDI SMEG FESTON NË MËNYRËN MË IKONIKE!

    06/10/2024

    Top 8 instalacionet nga Java Dizajnit 2024

    23/04/2024
    Punësim

    ALN- Arkitekt

    • Full time

    Re/Lab - Arkitekt

    • Full time

    MVM Architecture - arkitekt me eksperiencë

      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link