Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    8 dhurata ideale për arkitektët

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    8 dhurata ideale për arkitektët

    Fundviti sjell emocione dhe kujtime të bukura, pasi konsiderohet si një nga periudhat më të hareshme kur bëhet fjalë për krijimin e kujtimeve dhe atmosferave plot jetë. Por kjo periudhë vjen dhe me shumë adrenalinë sidomos për arkitektët dhe bashkëpunëtorët e tyre, sepse Viti i Ri duhet të na gjejë ne sa më mirë! Thënë ndryshe në shtëpinë e re apo dhe me finalizimin e projekteve të ndërmara gjatë vitit.

    Përpos adrenalinës së shtuar, fundviti dhe festat vijnë me emocione dhe dhurata!

    Arkitektët janë pak sa të vështirë (ose shumë) në zgjedhjen e dhuratave, prandaj vendosëm t’ju vinim nē ndihmë me disa nga idetë që mblodhëm në pyetësorin e para disa ditëve në Pik Ark


    01. Bllok shënimi/vizatimi

    Mundësisht Moleskine , sepse cilësia e letrës është fantastike për të skicuar dhe vizatuar.

    Natyrisht e dini që gjuha e të shprehurit të arkitektëve është nëpërmjet skicimit, kështu që dhurojini një bllok ( me fletë të bardhë) ku të përpunojnë idetë e tyre dhe të largohen pak nga bota digjitale, duke organizuar kështu mendimet e tyre për të konceptuar projektet e tyre.

    8-dhurata-ideale-per-arkitektet-pikark-udhetimedexigner.com

    02. Puzzle 

    Si mundet të ndodhte ndryshe që loja që vë mendjen në punë dhe kërkon të fiksosh detajet mos të ishte në listën e dhuratave për arkitektët?

    Ne do të ishim për Puzzle të ndryshëm, mjafton me shumë pjesëza, që të jenë të zënë për një kohë të gjatë, por ato me arkitekturë ishin më të preferuarat.

     

    8-dhurata-ideale-per-arkitektet-pikark-puzzle

    kolekto.dk

    03.Libra (arkitekture)

    Librat si do që të jetë ngelen burim i madh frymëzimi, sado që të zhvillohet bota digjitale! Nëse njihni një arkitekt/e dhe keni dëshirë t’i dhuroni dicka me të vërtetë domethënëse, librat janë gjithmonë zgjedhja e duhur. Mundet të zbuloni arkitektin e tij/saj të preferuar, apo stilin të cilin adhuron, qyteti që e frymëzon, apo dhe libër mbi ngjyrat apo psikologjinë në projektim, materiale inovative. Tema ka shumë, thjesht hulumtoni pak mbi interesat e tyre dhe zgjidhni librin e duhur.

    Po nëse doni diçka rreth arkitekturës bashkëkohore shqiptare ju sugjerojmë :

    8-dhurata-per-arkitektet-pikark-Fragmente-te-arkitektures-bashkekohore-ShqiptareFragmente të Arkitekturës Bashkëkohore Shqiptare, Armand Vokshi & Nesila Hajdini

    04. Pad për vizatime

    Mendojeni si një bllok digjital! Çdo skicë, çdo vizatim hidhet direkt në  kompjuter dhe me siguri do ishte një mjet shumë i mirë për të ndihmuar procesin krijues të një arkitekti! Mbi të gjitha gjithçka kalohet direkt në kompjuter, duke patur kështu skica dhe vizatime me cilësi të lartë, të cilat mundet të bëhen pjesë dhe e ndonjë publikimi në ardhmen! Nuk i dihet kurrë :)

    pad vizatimi

     

    05. Lego/ Formuese 

    Sado fëminore që mundet të tingëllojë, legot janë gjithmonë një dhuratë e pëlqyer e arkitektëve! Mbase se të kthejnë pak në kohë, në fëmijëri ku dëshira për të krijuar, ndërtuar me mjete rrethanore ishte zbavitja kryesore ( natyrisht për ato breza që legot nuk i kanë patur si opsion )

    8-dhurata-ideale-per-arkitektet-pikark-lego

     

    06. Abonime 1 vjeçare në revista arkitekturore

    Të jesh një profesionist do të thotë të jesh koherent dhe në kontakt të përditshëm me gjithhcka ndodh përreth. Revistat të vijnë shumë në ndihmë sepse në to informacioni është i përmbledhur  dhe I sjellë në një mënyrë profesionale dhe shumë të  përzgjedhur. Gjenden te kjo listë, sepse  nuk jane dhe fort ekonomike dhe duhet një “babagjysh” që na do të mirën!

    8-dhurata-ideale-per-arkitektet-pikark-abonim-revista-arkitetkure

     

    05.E-book reader (Kindle)

    Kjo do të thotë të aksesosh një librari në pëllëmbë të dorës. Çfarë tjetër më mirë se një Ebook mund t’i dhurosh një adhuruesi të librave?.  Mundësitë janë të pafundme dhe aksesi i librave është shumë më i lehtë, sidmos për libra specifikë të lidhur me profesionin e arkitektit.

    I vetmi disavantazh,  vështirë të gjeni libra në shqip!

    8-dhurata-ideale-per-arkitektet-pikark-ebookreader

    08. Udhëtim frymëzues..:)

    Ushqimi shpirtëror për arkitetkët (por jo vetëm) janë udhëtimet! Sado sheh dokumentare për  qytetërime, lexon për kulturat të ndryshme, eksperienca personale ka peshë tjetër! Shkëputja nga e përditshmja sjell një tjetër energji, një çlodhje mendore e cila pasqyron një vrull krijues të mirëfilltë.

    Kjo është dhe dhurata më e bukur që mundet ti bëni një arkitekti dhe mundësitë e sotme, mundet t’ju shkojë dhe më lirë se një libër!

    8-dhurata-ideale-per-arkitektet-pikark-udhetimeAlhambra, Granada,Spanjë                                                 Lisbonë

    Gëzuar festat nga  pik ark!

    Mos harroni të frymëzoni!

     

    Të fundit

    Ioanian Coast Minimal Villa

    andoni studio
    • Projekt vile
    • +2

    Harmoni Teksturash nga Ulisse Design

    Ulisse Design
    • Apartament

    AB House

    EZ:A Office
    • Projekt interieri
    Të rejat

    Arkitektura dhe AI me Matthias Hollwich : Takim me të Ardhmen

    12/11/2025

    5 arsye pse të bëhesh i “zgjuar” me SMART HOME ALBANIA

    08/11/2025

    Fragments of Albanian Architecture – An exclusive event with Architects at Green Coast MGallery

    17/09/2025
    Punësim

    Castellino home- Arkitekt/e

    • +355693850769
    • Full time

    ALN- specialist/e vizualizimi

    • Full time

    Southarchitects- Arkitekt/e

    • Full time
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Politikat e privatësisë
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link