Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Produkte
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    FITUESIT E KONKURSIT: SHESHI QENDROR I QYTETIT RAHOVEC

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    Ka përfunduar konkursi ndërkombëtar “Sheshi Qendror i Qytetit Rahovec” i cili aspiron të presë bujarisht festivale vjetorë ndërkombëtarë, të ftojë banorët rajonalë në qendrën e qytetit si një destinacion social dhe të gjallërojë cilësinë e jetës së përditshme publike për komunitetin e ngushtë të shumë gjeneratave të qytetarëve dhe ndërmarrjeve. Për t’i shërbyer këtyre prioriteteve të qarta, juria ka zgjedhur tre skema fituese në bazë të qartësisë së tyre në qëllim dhe meritës në cilësitë tematike për të cilat Sheshi Qendror i Qytetit Rahovec ka nevojë. Çmimin e parë e feston Hapësira Urbane, të dytin Natyra Urbane, dhe të tretin Loja Urbane ndërsa dy përmendjet e nderuara mund të kontribuojnë për të drejtuar vendimmarrësit e qytetit në caktimin e fazave afatshkurtra dhe afatgjata dhe strategjitë e zbatimit.

    Qëllimi i kësaj qasje është të inkurajojhen dhe fuqizohen qytetarët e Rahovecit, administrata e tyre publike dhe udhëheqësit e tyre politikë për të vazhduar debatin mbi meritat e temave dhe qasjeve të ndryshme. Ndërsa asnjë nga tre propozimet fituese dhe as dy përmendjet e nderuara nuk do të konsiderohet si një zgjidhje e gatshme, secila prej tyre përmban koncepte, parime ose propozime të dizajnit që meritojnë një analizë më të hollësishme dhe një debat publik. Kjo do të lejojë që të kemi një vendim më të informuar dhe një pronësi më të madhe të zgjidhjes së dizajnit që do të zbatohet me kalimin e kohës.

    Çmimi i parë: HAPËSIRA URBANE

    Fituesit: Thomas Boerendonk, Daniel Arce Chu, Nguyen Duy Minh – MUTUAL ATELIER

    SHESHI QENDROR I QYTETIT RAHOVEC – definicion i punuar me vazhdimësi

    Projekti bazohet në mundësinë e ofruar nga zhvendosja e stadiumit të futbollit për të shndërruar zonën qendrore të Rahovecit në një plejadë të hapësirave publike të artikuluara mirë. Qasja e guximshme e skemës ndaj formës urbane – një rreth – siguron një identitet të paharrueshëm që qendra e qytetit dhe jeta publike e Rohevec të lulëzojë. Kjo skemë është në gjendje të bashkojë të gjithë hapësirën, ndërsa krijon zona unike për kushtet e ndryshme të sheshit. Në qendër paraqitet një hapësirë e madhe e zbrazët rrethor, një shesh i gjerë shumëfunksional që mund të akomodojë ngjarje të mëdha, ndërsa gjithashtu siguron hapësirë për funksionet e përditshme të shumë aktorëve njëkohësisht. Dizajni i guximshëm rrethor i sheshit mbështetet nga një tendë që lidh ndërtesat e reja dhe ato ekzistuese, ofron një shëtitore të ngritur, krijon mbrojtje nga hija dhe shiu kur është e nevojshme, siguron karakterin këmbësor të zonës dhe lejon një gamë të gjerë të përdorimeve të përkohshme. Komoditeti i skemës si në shkallë urbane të një dhome madhështore të përbashkët ashtu edhe në shkallë njerëzore për të gjarpëruar nën drunjë është një tranzicion i natyrshëm dhe empatik ndaj nevojave hapësinore për festivale ndërkombëtare dhe nevojave të përditshme të lëvizjes përmes porozitetit të vendit. Krijon identitet përmes një forme të fuqishme ikonike, një ndjenje monumentaliteti, një aftësie për të kapërcyer një ndjenjë të përjetësisë dhe për të simbolizuar karakterin demokratik të sheshit qendror. Ai posedon potencialin për ta shndërruar veten në një pikë referimi kombëtar dhe do të sigurojë një identitet të paharrueshëm për qendrën e qytetit të Rahevec.

    Për më tepër, projekti artikulon dhe organizon një seri hapësirash publike dytësore. Karakteri i gjelbër i parkut ekzistues intensifikohet dhe shtrihet përtej kufijve të tij aktual, duke siguruar një ndjenjë të re të rehatisë klimatike dhe lidhë natyrën me gjithë zonës. “Sheshi rekreativ” është një zonë që është njëkohësisht e shtruar dhe e mbjellë me pemë, duke krijuar një tranzicion interesant me pjesën tjetër të qytetit dhe në gjendje të akomodojë një larmi të gjerë aktivitetesh. Ndërsa dy sheshe publike më të vogla por të dallueshme janë zhvilluar rreth qendrës së propozuar të komunitetit dhe tregut të brendshëm, skema kërkon dendësim urban të zonave përreth. Kjo mbase mund të çojë në një bisedë mbi mundësinë për të zhvilluar më tej zonat që tani janë propozuar për parking.

    Juria vlerësoi gjithashtu elegancën e thjeshtë të hapjes së lumit, si dhe adresimin e përmbytjes së parkut në një tipar të guximshëm për të shënuar kalimin e hapësirave publike në peizazhin e luginës, përzgjedhjen e materialeve dhe trajtimin e shkallës urbane nga madhështia në akomodimin e mikro-klimave. Juria beson se kjo skemë mund të përfitojë nga kontributet e dy finalistëve të tjerë pasi mund të shtojë një grimë gëzimi, gjallërie, biodiversiteti dhe thurje të rrjedhave urbane.

    Çmimi i dytë – NATYRA URBANE

    Fituesit: Klaudjo Ruci, Adelina Ibrahimi, Zamira Abazi, Zofia Krzykawska

    “LE TË BJERË SHI”

    Qasja e skemës ndaj natyrës urbane festoi nevojën që forma urbane e sheshit qendror të jetë edhe e strukturuar edhe në ndryshim të vazhdueshëm. Ndryshimi sezonal, kremtimi i klimës dhe njeriu në një lidhje të përditshme me faunën dhe florën e qytetit u propozuan në mënyrë elegante. Nevoja që specieve të mëdha dhe biodiversitetit t’i jepet vend në Sheshin Qendror të Qytetit si dhe peisazhet rekreative u duk empatike për komunitetin e qytetarët të shumë gjeneratave. Njeriu bëhet një aktor kyç në teatrin e natyrës urbane dhe habitatit të ekosistemit të administrimit të qytetit. Nevoja për peisazhin e butë dhe peisazhin e fortë është marrë parasysh dhe mënyra se si uji është punuar si kopshte shiu është një nevojë reale e cikleve vjetore të pellgut ujëmbledhës brenda të cilit ndodhet sheshi. Diskutimet tona zbulojnë se kjo skemë kërkon një qasje më të guximshme ndaj tregut dhe kulturës së ngjarjeve që kërkon qyteti. Megjithatë vlerësohet shumë qasja në shkallë njerëzore për gjarpërimin, rekreacionin dhe dhënien vend bukurisë së teatrit lokal sezonal të faunës.

    Çmimi i tretë – LOJA URBANE

    Fituesit: Van Tan Quyen Le, Thi Anh Nguyet Tran

    SHESHI QENDROR I QYTETIT RAHOVEC — programim i argëtimit dhe mikro-lojës

    Qasja e skemës ndaj lojës publike ishte unike dhe jep një ton për paradigmën tonë të jetës publike të shekullit 21-të. Loja dhe gëzimi i lojës dhe të mësuarit, bashkëndarja dhe krijimi i komunitetit u shprehën në qëndrimin e kësaj skeme ndaj jetës publike. Pas përjetimit të jetës së përditshme të komuniteteve, kjo nevojë për lojë gjatë tërë jetës, lojë me shumë gjenerata dhe materialitet i ri i lojës publike në jetën urbane dukej se e tejkalon nevojën për formalitet në një destinacion qëllimplotë për banorët rajonalë të Kosovës. Një alternativë ndaj argëtimit si një sipërmarrje komerciale, por si shprehje e jetës publike, krijim i kujtesës dhe nevojave gjithnjë në ndryshim derisa kalon nëpër cikle të ndryshme të moshës, identitetit dhe imagjinatës kolektive.

    Skema provokoi mikro-programe, ide për qytetin për të zhvilluar programe publike me qytetarët e tyre, si dhe gjallëron një qendër të gjallë të qytetit për banorët dhe vizitorët. Qartësia e vendeve kulturore të ngjarjeve ishte e pranishme, megjithatë strategjitë e kësaj skeme për tregun, dispozitat për aktivitetet e ngjarjes dhe integrimin e ri-natyralizimin e lumit mund të eksplorohen më tej.

    PËRMENDJE NDERI

    Fituesit: Klejni Feimi, Paola Dalipi, Medjana Elezi

    SHESHI QENDROR I QYTETIT RAHOVEC – Konsolidimi i ndjenjës së vendit

    Të kuptuarit e skemës për kufizimet aktuale dhe mënyrat për të ndërmarrë hapa të veprueshëm drejt organizimit të Sheshit Qendror të Qytetit, ka përdorur forma urbane për t’i dhënë përkufizim dhe lexueshmëri tërësisë. Propozimi mobilizon një fjalor urbanistik mjaft klasik që nuk kërkon ta afirmojë veten si një gjest arkitektonik por përdor ndërhyrje modeste dhe të qëndrueshme ekonomikisht për të krijuar një seri hapësirash urbane të mirë-përcaktuara dhe të artikuluara në mënyrë elegante.

    Projektet vepruese si tregu, zgjerimi i parkut dhe përcaktimi i këndit me komisione aktive socio-kulturore zbulojnë potencialin për dendësimin urban dhe i bëjnë të prekshme aspiratat afatshkurtra të realizimit të një Sheshi të gjallë Qendror të Qytetit. Megjithatë, juria konsideroi se, në versionin e saj aktual, kjo skemë mund të mos i japë hapësirë të mjaftueshme imagjinatës së të ardhmes së jetës publike të qytetit dhe identitetit kulturor.

    PËRMENDJE NDERI

    Fituesit: Diego Garcia da Rosa, Martin Balmori, Miguel Riobo, Maria Victoria Steglich – MNG arquitecura

    RAHOVEC 2.0 — Drejt ekologjisë moderne urbane

    Strategjia e skemës e ri-natyralizimit të lokacionit dhe qasja e integruar për në qendër më të madhe të qytetit ishte e ndërgjegjshme për kushtet e skajshme shumë të ndryshme si dhe potencialet afatgjata për të menduarit strategjik. Lëvizja e guximshme për të rimenduar lumin si një tipar natyror urban dhe për të organizuar programe të vogla dhe të mëdha publike rreth kësaj shtylle kurrizore natyrore ka ndikime afatgjata për përsosmërinë urbane dhe të ardhmen e qëndrueshme.

    Ky festim i veçorive natyrore dhe detajimi i tërësisë si një infrastrukturë toke rezonoi me përvojën tonë të vendndodhjes unike gjeografike të qytetit dhe formimit gjeologjik. Do të krijonte një identitet të guximshëm për qytetin, është i shkëlqyeshëm për të treguar tregimin e pasurisë bujqësore të rajonit dhe mund të jetë një model për mënyrën se si uji atmosferik mund të jetë qendror në të ardhmen e dizajnit të qytetit. Sidoqoftë, ndërsa mungesa e specifikës së projektit mund të interpretohet potencialisht si një hapësirë për imagjinata kolektive, juria konsideroi se ai mbart rreziqe të tepërta për devijim drejt zgjidhjeve jo të kënaqshme.

    Source: centralsquare-rahovec.info

    Të fundit

    Muratura

    Tharm Architects
    • Arkitekturë

    4M Office

    4M Group
    • Projekt interieri

    Industrial Office 88

    • Zyra
    Të rejat

    NË VËMENDJE: MARCIO KOGAN

    24/02/2021

    PROJEKTIMI PARAMETRIK DHE APLIKIMI I TIJ NË INTERIER

    24/02/2021

    PLANET CITY: MODEL I RI I QËNDRUESHËM ME FOKUS NDRYSHIMET KLIMATIKE NGA LIAM YOUNG

    23/02/2021
    Punësim

    ARKITEKT

    • Full time

    ARKITEKT PROGRAMI & KOORDINATOR PROJEKTI

    • Full time

    ARKITEKT & VIZUALIZUES

    • +355 698903554
    • Full time

    Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

    NË VËMENDJE: MARCIO KOGAN

    24/02/2021

    PROJEKTIMI PARAMETRIK DHE APLIKIMI I TIJ NË INTERIER

    24/02/2021

    PLANET CITY: MODEL I RI I QËNDRUESHËM ME FOKUS NDRYSHIMET KLIMATIKE NGA LIAM YOUNG

    23/02/2021
    Rreth
    • Rreth nesh
    • Skuadra
    • T: +355 682079978
    • Kontakt
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Instagram
    • Linkedin
    Bëhu pjesë
    • Regjistrohuni si Arkitekt
    • Regjistohuni si Biznes
    • Rreth nesh
    • Skuadra
    • T: +355 682079978
    • Kontakt

    Shportë

      • Facebook
      • Twitter
      • WhatsApp
      • Telegram
      • Pinterest
      • LinkedIn
      • Tumblr
      • VKontakte
      • Mail
      • Copy link