Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    KËSHILLA MBI NDRIÇIMIN NË INTERIOR DESIGN

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    Ndriçimi që zgjidhni mund ta transformojë shtëpinë tuaj, për mirë ose për keq. Dhe duke qenë se është gjithmonë e preferueshme të arrish të parën – veçanërisht sepse ndriçimi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në energjinë dhe gjendjen tonë shpirtërore – është e rëndësishme të marrim vendime të studiuara mirë dhe disa këshilla mbi ndriçimin përpara se të blejmë një pajisje të re.

    Pothuajse çdo ambient në shtëpinë tuaj mund të përfitojë nga aplikimi i disa këshillave për ndriçimin në dizajnin e brendshëm. Duke planifikuar një skemë ndriçimi të përshtatshme për hapësirën tuaj, ai do të jetë më funksional duke krijuar gjithashtu atmosferën e duhur në dhomë.

    Këtu sjellim disa këshilla mbi ndriçimin në interior design dhe si ta përdorni atë në mënyrë efektive për ta bërë shtëpinë tuaj të ndihet më e madhe dhe më e ngrohtë.

          
    Nappe Masiero

    Bëni një plan ndriçimi

    Nëse jeni duke filluar nga e para ose jeni duke ridekoruar një dhomë, krijoni një skemë të thjeshtë ose një plan ndriçimi që fokusohet te gjërat e domosdoshme. Specifikoni se cilat aktivitete zhvillohen në secilën dhomë (ngrënia, relaksimi, puna), karakteristikat kryesore të një dhome që dëshironi të theksoni dhe cilët kufij arkitektonikë do t’ju duhet të merrni parasysh. Konsideroni stilin, shkallën, rezultatin dhe madje temperaturën e ngjyrave të dritave përpara se të nxitoni në vendimet e dizajnit. Planifikimi paraprak shkakton më pak stres dhe vendime të nxituara të minutës së fundit.

    Shtresëzoni ndriçimin tuaj

    Orientohuni drejt një qasje të shtresëzuar të ndriçimit me burime drite të ndryshme në nivele të ndryshme për të krijuar atmosferë dhe interes në një dhomë. Përdorni ndriçimin për të shfrytëzuar sa më shumë madhësinë dhe formën e një dhome – ndriçimi nga poshtë-sipër e bën një dhomë të ndihet më e madhe, ndriçuesit e varur ulët do të krijojnë idenë e lartësisë dhe ndriçuesit e grupuar do t’i bëjnë dhomat e mëdha të duken më komode. Abiesse ofron një sërë ndriçuesish të cilët mund të kompozohen në mënyrë të shtresëzuar për t’i dhënë stil ambientit tuaj, sic është IC nga Flos.

    IC Suspension Lamp Flos

    Sigurohuni që ndriçimi të jetë i dobishëm

    Merrni parasysh se cilat funksione do të kryeni në secilën dhomë ku ndriçimi mund t’ju ndikojë ose t’ju ndihmojë. Gatimi kërkon ndriçim më të përqendruar, prandaj një kombinim i ndriçuesve të fshehur dhe të inkastruar, në bufe dhe mbi sobë, është i dobishëm. Për leximin, ndriçimi fleksibël dhe i lëvizshëm i orientuar larg jush është më i mirë. Ju mund të zgjidhni ndriçuesin e tokës Arco nga Flos për të ndriçuar disa ambiente pa pasur nevojën për ta zhvendosur atë falë fleksibilitetit që ofron harku i tij i lëvizshëm.

    [caption id="attachment_16817" align="alignnone" width="1440"] arco flos[/caption]

    Zgjidhni llambat me kujdes

    Llambat që zgjidhni duhet të jenë më shumë se një mendim i radhës kur duke kaluar nëpër supermarket pasi kanë pësuar difekt. Duhet të merrni parasysh pikat e mëposhtme:

    • Sa dritë keni nevojë për hapësirën tuaj (vat);
    • Çfarë atmosfere po përpiqeni të arrini (temperatura e ngjyrës, p.sh. temperatura e ulët është më e ngjashme me dritën e qirinjve, ndërsa temperaturat më të larta janë më të ngjashme me qiellin blu jashtë);
    • Sa duhet të konsiderohet efikasiteti i energjisë (për ndriçuesit që përdoren më shpesh);
    • Po përpiqeni të bëni një dizajn apo një deklaratë fokale (me shkallën, formën ose ngjyrat)?

    Përdorni spotet për të theksuar këndet e preferuara

    Përdorni ndriçimin për të theksuar në mënyrë delikate (ose jo aq delikate) një mur tipik, element arkitektonik ose një element kryesor (si një divan prej lëkure ose kolltuk me krahë). Ndriçuesit e montuar në mur, të kompozuar në mënyrë simetrike në të dyja anët e një pasqyre mbi mantelin e një oxhaku, do të shtojnë ngrohtësinë, sofistikimin dhe elegancën në një dhomë.

    35 Track Aria

    Ndriçoni ambientin natën

    Nevoja për të përdorur tualetin në mesnatë përkeqësohet me ndriçimin e keq që shkakton verbëri të përkohshme kur lëviz një çelës. Investoni në ndriçimin e drejtuar në nivelin e dyshemesë në korridore, shkallë dhe banjë për të krijuar ngrohtësi delikate dhe një udhëzues kalimi me drita. Corrimano in luce nga Viabizzuno është një zgjidhje e zgjuar për të ndriçuar bllokun e shkallëve

    Corrimano in luce Viabizzuno

    Pak është shumë

    Mbani atmosferën, skemën e ngjyrave dhe finiturat e materialeve konstante në të gjithë shtëpinë, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndriçimin. Shumë stile të ndryshme ndriçuesish në të gjithë shtëpinë mund të jenë konfuz për syrin dhe do të shkaktojnë shqetësim. Tonet neutrale, më të zbehta do ta hapin ambientin ​​dhe do ta bëjnë atë të duket më i madh; përdorimi i ngjyrave të hapura (p.sh. përmes abazhurëve) do të shtojnë interes, ndërsa ngjyrat e errëta shtojnë luks dhe komoditet. Mbajeni skemën e ndriçimit të thjeshtë dhe të qëndrueshme.

    Krijoni iluzionin e një dhome më të madhe

    Orientoni dritën në tavan dhe mure, ndriçoni njërën anë të dhomës më shumë se tjetrën dhe të gjitha qoshet e dhomës. Përdorni ndriçimin vertikal dhe varni ndriçuesit tuaj më poshtë se zakonisht për të krijuar idenë e një dhome më të lartë.

    Mbi të gjitha, ju tashmë e dini që pasqyrat mund të ndihmojnë që ta bëni një dhomë të duket më e madhe, por ekspertët gjithashtu sugjerojnë vendosjen e pasqyrave përballë me dritaret për të ndihmuar në reflektimin e dritës nëpër dhomë dhe maksimizimin e çdo elementi përreth. Kjo do të sigurojë iluzionin se ka më shumë dritare nga sa janë në të vërtetë, madje mund të zgjidhni pasqyrën me ndriçim LED La plus belle nga Flos e cila do t’i japë elegancë ambientit tuaj.

    La Plus Belle Flos

    Source: countryliving.com

    Të fundit

    SEA apartments

    • Apartament

    Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

    Iaarchitects
    • Projekt vile

    Mapei

    Maden Group
    • Projekt interieri
    • +1
    Të rejat

    Nga BAU 2025 në Tiranë: AluKönigStahl sjell trendet e fundit të ndërtimit në Shqipëri

    01/05/2025

    5 VITE NË SHQIPËRI – BRANDI SMEG FESTON NË MËNYRËN MË IKONIKE!

    06/10/2024

    Top 8 instalacionet nga Java Dizajnit 2024

    23/04/2024
    Punësim

    ALN- Arkitekt

    • Full time

    Re/Lab - Arkitekt

    • Full time

    MVM Architecture - arkitekt me eksperiencë

      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link