Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    4 këshilla për baret dhe restorantet pranë detit!

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    5 këshilla për baret dhe restorantet pranë detit

    Gati për verën? Ja 5 këshilla që kemi për baret/restorantet e plazhit:

    Vera, sezoni më i preferuar po vjen! Natyrisht duhen përgatitjet për një shërbim të kuruar buzë detit! Baret dhe restorantet pranë detit e kanë të nevojshme një prekje në dizajn, pasi dhe vetë tipologjia e tyre si struktura të  përkohshme, gjithnjë në varësi të sezonit kërkojnë një transformim pothuaj çdo vit për të sjellë freski dhe nëpërmjet dizajnit!

     

    k-studio_barbouni_-restaurantBarbouni nga Kstudio - foto nga Yiorgos Kordakis

    Për t’ju larguar zhurmës vizuale dhe kakofonisë së formave dhe ngjyrave që qytetet tona përcjellin, restorantet dhe baret prane plazheve duhet të sjellin më shumë qetësi për përdoruesit e tyre duke u bazuar në ngjyra të qeta dhe me materiale sa më natyrale, për të mundësuar fokusin vetëm në eksperiencën!

    Frymëzimi nga trendet e  fundit si stili Boho, një shkurtim i Bohemian, një koncept dizajni i cili ka elemente jo konvenciale si ngjyra te hapura, mure me teksture, mobilje të pa-kombinuara dhe një stil hipi për të patur një ambjent të qetë dhe relaksues!

     

    Alemagou-Mykonos-K-Studio-Photo-Yiorgos-Kordakis-

      Alemagou Mykonos K Studio, foto Yiorgos Kordakis

    Sigurohuni të përdorni materiale lokale!

    Nuk po projektoni lokalet brënda në qyetet  prandaj sigurohu të keni elementë të dizajnit materialet që i gjeni lehtësisht aty pranë dhe përpiquni të përfshini dhe artizanë lokal!

    Veçanërisht, mundohuni të përdorni materiale si: gur, drurin, kashtë, kallama apo dhe kunguj të thatë, litarë me të cilët mundet të krijoni elemente shumë tërheqës, të veçantë dhe mbi të gjitha dizajni juaj do njëhsohet me natyrën në të cilin gjendet. E sigurtë që do keni mundësinë të realizoni shumë elemente më këto materiale duke nxitur krijimtarinë.

     

    Atzaro Ibiza

    Tendat me ekualipt, sidomos ne zonën e jugut ju sigurojnë freskinë e duhur për të përballuar temperaturat e larta por  dhe të shijoni drekë/pijen tuaj sa më në paqe!

    Bëjeni natyrën element të dizajnit!

    Përpos pemëve që mundet të gjendet në zonë tuaj, patjetër vendosni vazo të mëdha qeramike me bimë të mëdha, për të sjellë pak ngjyrën jeshile në brendësi të ambjentit! Kjo sepse syri ynë automatikisht qetësohet me këtë ngjyrë dhe ju do të donit që klientet të jenë sa më të qetë!

    K-StudioLambs-and-Lions_Noema_008_Claus-Brechenmacher-Reiner-Baumann

    Nōema nga K Studio, foto Claus Brechenmacher & Reiner Baumann

    Por elementë të tjerë mundet të jene dhe vazo me gura, apo zbukurime dhe ndarje me kallama!

    Eksperimentoni me trendet e momentit!

    Baret në plazh kanë avantazhin e ripërtëritjes në çdo sezon, pranaj mundet t'i lejoni vetes të projektoni me trendet e momentit! Si përshembull përdorimi i ratanit, i shumë përdorur në stilin Japandit ( aty ku stili japonez shkrihet me stilin Skandinav ) apo dhe pëdorimi i Macrame, thurje me litarë të ndryshmëm,  duke krijuar dizajne të personalizuar për pothuaj çdo element që ju shkon në mendje! Nga çadrat, te ndarëset e ambjenteve, mbajtëse për vazot e luleve, hammock, apo karrike etj. Thjesht bëhuni të guximshëm!

    Mos lini pa sjellë jo vetëm elemente relaksi por edhe argëtimi!

    Përdoni imagjinatën dhe nxirrni fëmijën brenda jush në pah! Fundja pushimet janë për t’u liruar, kështu që mundet të krijoni ulëse si kolovajzël Apo shrytëzoni flladin e detit dhe të krijoni elementë ndërveprues si në rastin e restorantit Barbouni nga K Studio, ku era loz me disa copëza në tavan duke  transformouar totallisht eksperiencën e ambjentit! 

     

    Tropical- Bar

    Tropical bar

     

    Bonus : me e rëndësishmja (kjo nga eksperienca personale) zgjidhni muzikën e duhur ( të qetë, tip hotel Costes, Caffe del Mar, ambient, chill ) dhe me zë të ulët! Fundja është momenti për të shijuar natyrën!

    Natyrisht nëse doni një ndërthurje pak më bashkëhore, u sugjerojmë dhe tendat inovative nga SailShade Albania!

    Të fundit

    Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës

    XPLAN STUDIO
    • Arkitekturë publike

    Sunny Hill Apartment

    Studio27
    • Projekt interieri

    Ioanian Coast Minimal Villa

    andoni studio
    • Projekt vile
    • +2
    Të rejat

    Lartëso Vizionin Tënd të Projektimit: 5 Arsye Pse të Zgjedhësh Art House Academy për vizualizime profesionale

    15/11/2025

    Arkitektura dhe AI me Matthias Hollwich : Takim me të Ardhmen

    12/11/2025

    5 arsye pse të bëhesh i “zgjuar” me SMART HOME ALBANIA

    08/11/2025
    Punësim

    Senior Architects

    • +355698040360
    • Full time

    Arkonik - ARKITEKT/E

    • Full time

    Castellino home- Arkitekt/e

    • +355693850769
    • Full time
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Politikat e privatësisë
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link