Kolona është një element i cili ka shoqëruar arkitekturën që në gjenezën e saj, e cila ka tejkaluar arsyet e lindjes së saj dhe përgjatë historisë është kthyer në një nga elementët kryesorë të arkitekturës.
Por cilat janë llojet e kolonave të arkitekturës klasike dhe tiparet e tyre dalluese?
Fillesat e kolonave gjendet në Egjiptin e lashtë, por ishte Greqia e lashtë e cila i dha një hov të madh zhvillimit të këtij elementi. Përpara se Grekët të zbulonin mermerin, ata i realizonin tempujt e tyre me dru. Me "zbulimin" e mermerit, ata tejkaluan Egjiptianët, të cilët i realizonin kolonat e tyre me gur gëlqeror. Më vonë ishin romakët të cilët fuqëzuan kolonën si nga ana strukturore ashtu dhe estetike. Shpesh duke tejkaluar rolin parësor si element struktural, kolona shfaqet me një pekt estetik, përcjellës të zhvilimit ekonomik/historik së periudhës në të cilën u zhvillua!
Sidoqoftë kolona, sado e rafinuar, vazhdon të jetë një mjet i shprehjes së fuqisë absolute![1]
Por në thelb kolona është element mbajtës vertikal e përbërë nga tre pjesë :
Baza
Trupi
Kapiteli
Kemi 5 lloje kryesore të orderave të kolonave klasike. Tre nga të cilët u zhvilluan në qyteterimin antik grek. Order është stil i veçantë ndërtimi në arkitekturën klasike që dallon nga bazamenti, kolonat kapiteli dhe antablementi. [2]
Kolona kalsike me e thjeshtë dhe i lindur gjatë shekullit të shtatë para Krishtit, prej së cilës vijojnë dhe rendet e tjera. E emërtuar mbas fisive Dore, kjo kolonë nuk ka bazë dhe mbështet mbi stilobat. (Në arkitekturën klasike greke, një stilobat është shkalla e sipërme e Crepidomës, platforma e shkallëzuar mbi të cilën vendosen kolonadat e kolonave të tempullit)
Trupi është i pajisur me kanelurë me stil të mprehtë. Kapiteli vjen pa dekore dhe përbëhet prej ehinit e abakut.
Shembulli më i mirë është Partenoni në Athinë
https://en.wikipedia.org/wiki/Parthenon
Me vija të thejshta dhe estetikë bazuar në përmasat e trupit të mashkullit dhe arketipin e tij të fuqishëm, kjo kolonë u përdor në ndërtesat greke për nder të perëndive mashkullore. Sipas Vitruvius, Doriku ilustron "proporcionin, forcën dhe hirin e trupit mashkullor", që tregon ekuilibrin dhe për të, ai duhet të përdoret në "kishat kushtuar shenjtorëve më ekstrovertë (Shën Paul, St. Pjetri ose Shën Gjergji) ". [2]
Kollona Dorike, është 8 herë më e lartë se gjerësia e saj dhe e bën të përshtatshme për ndërtesa të ulta.
Konceptuar nga Romakët, ky rend vjen si një interpretim i rendit Dorik. Supozohet se rrjedh nga tempulli i tipit etrusk.[3] Me një raport lartësi-gjerësi 7:1 ( një më pak se kolona Dorike) paraqet thjeshtësi gjithashtu në strukturë. Sipas Vitruvius, shihet si një rend i përshtatshëm për fortifikime dhe burgje.
Në ndryshim me kolonat me origjinë nga Greqia, boshti vjen më i lëmuar duke synuar thjeshtësinë.
Kolona e cila dallohet nga kapitelet me Voluta (Zbukurim Spiralor ose në formë të përdredhur në cepat e kapitelit) Ky rend e ka origjinën në Azinë e vogël në mesin e shekullit xx. Me linja të lehta, organike dhe fluide, ky rend përfaqëson linjat e trupit të femrës, karakterizuar nga "hijeshia femërore", siç thekson Vitruvius.
Në përbërjen e kapitelit, shihen ndikime orientale, të tilla si gdhendjet e gjetheve të palmës, papirusit dhe gjetheve të perimeve, ndoshta të frymëzuara nga arkitektura egjiptiane.
Raporti 9:1 midis lartësisë dhe gjerësisë, është me i madh se ai i rendit Dorik. Vitruvius i sheh të përshtatshme për t'u përdorur në ngritjen e tempujve kushtuar "shenjtorëve të qetë - as shumë të fortë dhe as shumë të butë - dhe për burrat me njohuri teknike".
Në përbërje, ky rend ka një bazë më të gjerë, duke lejuar marrjen e ngarkesës më të madhe.Vlen të përmendet se në disa punime, kapitalet e këtij rendi zëvendësohen me kariatida - figura femra të gdhendura në gur, që mbështesin antablementin.
Ky është rendi më i rafinuar bazuar në dizajnin grek. Kapiteli vjen i dekoruar me gjethe akanthi. Një shpikje athinase e shek.V, e cila u zhvillua me tej nga Romakët
Rendi Korintik, është një imitim i figurës elegante një vajze të re, e cila për shkak të moshës së re dhe linjat e saj janë më fine, duke krijuar efekte më të hijshme zbukurimi. Lartësia e saj është 10 herë sa gjerësia e bazës, e bën këtë rend më elegantin nga te tre rendet.
I quajtur ndryshe rend i përbërë, paraqitet si një kombinim midis rendit Jonik dhe atij Korintik, prandaj është dhe rendi me i përpunuar nga të pestë rendet.
Forma e kapitalit kompozit përbëhet nga pjesa e poshtme e kapitalit korintik (dy rreshta gjethesh akanthi) me në krye me një kapital jonik duke përdorur voluta këndore në vend të atyre paralele.
Kolona është zakonisht dhjetë herë me e lartë se e gjerë e ngajshme me kolonën e rendit Korintik.
Studiuesit e arkitekturës klasike antike përgjithësisht dakortësohen se shembulli më i hershëm i mbijetuar i rendit Kompozit gjendet në Harkun d Titusit, i cili daton në viti 81 p.e.s
Harku i Titus
Këto janë një nga elementët kryesore të arkitekturës klasike, kështu që mundet t'i dalloni lehtësisht në ndërtesat klasike!
Një nga shembujt ku mundet të gjeni tre nga 5 ordert kryesore të arkitekturës klasike në një objekt është KOLOSEUMI!
Koloseumi u konceptua si një dëshmi e fuqisë së Romës. Në kohën e përfundimit të saj, ajo ishte struktura më komplekse dhe më e madhe e realizuar nga njeriu.
Burimet :