Minimalizmi është një stil jetese më shumë se sa thjesht një stil në arkitekturë. Një shkëputje nga dekoret për të qëndruar te thelbësorja! Por si ta sillni minimalizmin dhe ne ambjetet e kuzhinës dhe sërisht ajo të jetë e këndshme dhe e ngrohtë?
Një kuzhinë e projektuar ne ArchiMED SPS vjen me linja të drejta, forma të pastërta dhe një tonalitet ngjyrash. Aksesore të fshehurdhe ndriçim i inkasuar, ku tē vetmit elementë që thyejnë njëtrajtshmërinë është aspiratori Lumina nga Falmec dhe pajisjet e vogla ( ekspresi dhe thekësja) nga Smeg, në ngjyrë të ëmbël jeshile pastel!
Natyrisht, pajisjet për kuzhinën duhet të përkojnë me stilin e zgjedhur dhe në këtë rast është pëzgjedhur koleksioni Linea nga Smeg. Koleksion i bazuar mbi thjeshtësinë e minimalizmit, konceptuar nga arkitekti i njohur Renzo Piano.
Në kuzhinën tonë minimaliste janë përdorur furra, mikrovala dhe pianura nga ky koleksion,të cilat njëhsohen me konceptin e projektit duke i shtuar elegancë.
Sa më pak detaje në dukje! Prandaj lavapjata Smeg vjen e inkasuar në suprinën e kuzhinës dhe kombinohet me rubinetin elegant Apell.
Zgjidhni të qëndroni në një tonalitet ngjyrash dhe mundësisht të hapura për ti lënë skenën dizajnit !
Evitoni dekoret, pasi ngarkojnë dizajnin dhe ju! Në stilin minimalist, kërkohet saktësi maksimale sepse linjat dhe elementët lidhet mjeshtërisht me njëra-tjetrën. Qëndroni te esenca e kuzhinës, vendi ku të shijoni ushqimet tuaja dhe bisedat me familjarët.
Ngacmoni me tonalitet e drurit, qoftë duke zgjedhur një parket apo akserore druri, kjo për ti dhënë ambjentit më shumë ngrohtësi!
Receta është e qartë, thjeshtësi, linja dhe forma të pastra pa dekore, ngjyra të lehta, pajisje elegante dhe me dizajn po minimalist, por mbi të gjitha materiale dhe detaje të mirëmenduara!
Stili që ju përshtatet? Eja në showroomin e SMEG Albania!