Të dhëna mbi projektin
-
Studio
archistudio
-
Arkitekti
archistudio
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2019
-
Kate
1
Përshkrimi
Ky projekt konsiston në një showroom dhe si i tillë, jemi përpjekur të epitomizojmë parimin e vlerësimit të produkteve që ekspozohen. Në këtë rast, arkitektura është një mjet apo një urë, në shërbim të zbulimit të përmbjatjes së produkteve.
Smeg në vetvete është një produkt ikonik, e mund të them se është marka e vetme e pajisjeve të kuzhinës në të gjithë botën, e cila kombinon një teknologji bashkëkohore, të implementuar në arkitekturën udhëheqëse botërore, po aq sa dhe në art.
Ky pasion ka bërë të mundur që dizajni i produkteve Smeg, të ketë firmën e disa prej arkitektëve më të njohur sot në botë, si Norman Foster, Renzo Piano, Mario Bellini, Guido Canali dhe Marc Newson. Dhe për të mos mjaftuar kjo, një linjë e tërë në këtë kompani është dizajnuar nga firma e njohur Dolce & Gabbana, janë përdorur veshje nga kompania e njohur e xhinseve “Denim”, apo linja ikonike aq sa portretizon sot Smeg nga Fiat 505.
Projekti përfaqëson me modesti, modelin e një “kuzhine moderne” po aq sa një “kuzhinëworkshop”, si hapësira më e racionalizuar dhe më kreative në një shtëpi.
Është konceptuar si një “kuzhinëworkshop” apo një laborator dizajni, hapësirë e përshtatur ku klientët, projektuesit dhe arkitektët, të mund të bashkërendojnë dhe kombinojnë konceptet e projektimit dhe pasionin për dizajnin dhe arkitekturën.
Ka një klimë të harmonizuar pasioni e cila buron dhe nga vetë inspirimi i kompanisë – ndesh filozofinë e viteve 50-të, forma të harkuara në një atmosferë të pakuptueshme retro po aq ekstravagante, pop-art, minimalizmin estetik deri në forma e modele të përkryera artistikisht, sa produktet lehtësisht kthehen në yjet e kuzhinës që ne kemi krijuar.
Unë besoj në epërsinë e cilësive shqisore si dhe materialeve eksperimentale në arkitekturë, lidhur me këtë jemi përpjekur të estetizojmë detajet përmes vëmendjes maksimale.
Në projekt kemi kërkuar dhe implementuar materiale natyrale si betoni, çeliku, bronzi, druri dhe qelqi. Është punuar me sipërfaqet dhe rifiniturat e materialeve. Jemi përpjekur nëpërmjet stilizimit të harmonizjomë materiale të kundërta, të lejojmë kontraste të forta në formë dhe përmbajtje, në ngjyrë e dritë.
Në konceptimin e arkitekturës së showroomit jemi mbështetur në dy kritere: shërbimi dhe kujtesa, e cila lidhet me përjetimin.
“Shërbimi”, sepse objektet në interior ashtu si ndërtesat, përmbushin një funskion të caktuar: “Ato duhet t’u “shërbejnë” njerëzve”. Një produkt duhet të komunkojë veç të tjerash me rrethinën e tijdhe duhet t’ju lejoj përdoruesve të bashkëveprojnë me të.
“Kujtesa”, sepse ideja dhe projekti përfaqëson një histori të gjatë konceptuale, studimi formash, funksionesh, dhe ndjesish. Nuk mund të kuptohet plotësisht vlera e një produkti, nëse në tërësi nuk përjetohet personalisht.
Përjetimin në këtë showroom jemi përpjekur ta kthejmë në një model seminari – sepse i tillë është dhe produkti. Nuk janë thjesht “Frigoriferë” – aftësia artistike i ka shndërruar në diçka tjetër, dhe ne, na kanë inspiruar.
Vendndodhja
Tirana, Albania