MVM Architecture, Construction and Development kërkon të punësojë një Arkitekt me eksperiencë me më shumë se 5 vite eksperiencë profesionale.
Kandidati ideal duhet të ketë aftësi të shkëlqyera krijuese dhe komunikuese, si dhe të jetë në gjendje të punojë dhe të udhëheqë një grup pune gjatë të gjitha fazave të procesit të projektimit.
Aftësi/Kualifikime të preferuara:
Diplomë në Arkitekturë dhe më shumë se 5 vite eksperiencë pune.
Eksperiencë e provuar në koordinimin dhe menaxhimin e projekteve.
Njohuri të avancuara të legjislacionit shqiptar në ndërtim dhe aftësi për të aplikuar këto njohuri në procedura si aplikimet online për leje ndërtimi, përgatitjen e dosjeve për dorëzim, etj.
Aftësi të shkëlqyera projektimi dhe aftësi për të propozuar zgjidhje inovative.
Aftësi për të menaxhuar dhe respektuar afatet e projekteve.
Njohuri të plota mbi proceset e projektimit të ndërtimeve dhe përgatitjen e dokumentacionit teknik.
Njohuri të kërkuara në programe kompjuterike:
Revit
AutoCAD
Photoshop (avantazh kanë kandidatët që zotërojnë njohuri edhe në InDesign dhe Illustrator)
Programe për renderizim si 3ds Max, Lumion, SketchUp, etj.
(Përparësi do të kenë kandidatët me njohuri në 3ds Max, Corona Render dhe/ose V-Ray.)
Procesi i Aplikimit:
Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë:
Një letër prezantimi Një portfolio në format PDF (maksimumi 20 MB) në adresën e emailit: [email protected], duke specifikuar në subjekt: "Pozicioni – Emër Mbiemër".
Paga do të përcaktohet në përputhje me eksperiencën, edukimin dhe aftësitë e dëshmuara.