Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    DREJTUES STUDIO

    • Dërgo email
    • Details
    • Apliko
    • prev
    • next
    • Telefono
    • Bookmark
    • Raporto
    • Faqja e internetit
    • Dërgo email
    • prev
    • next
    Përshkrimi

    MetroPOLIS Sh.p.k  – Studio Arkitekture, Dizajni Urban dhe Planifikimi

    MetroPOLIS është një studio shqiptare, me seli në Tiranë, pjesë e Institutit Kërkimor të Universitetit POLIS. Është aktive prej vitit 2007, e specializuar në projektim arkitektonik, dizajn urban dhe planifikim. Ndër aktivitetet e MetroPOLIS shënojmë, projekte dizajni të zbatuara dhe projekte të kërkimit të aplikuar si njësi kërkimore e universitetit.

    Studio ka në strukturën e saj një ekip projektuesish për zhvillimin e aktivitetit të saj. Për koordinimin dhe manaxhimin e përgjithshëm të studios, MetroPOLIS shpall të hapur një vend pune në pozicionin e Drejtuesit të Studios.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë:

    ·         Drejton punën e njësive të Zyrës. Shpërndan detyrat dhe përgjegjësitë për stafin dhe mbledh raportet e realizimit të tyre.

    ·         Udhëheq procesin për hartimin e detyrës së projektimit nëpërmjet Njësisë së Arkitekturës, në funksion të kërkesave sipas projekteve të Studios.

    ·         Pjesëmarrje në studimet e fizibilitetit për plane të mundshme zhvillimi.

    ·         Angazhim në rritjen e portfolios së zyrës dhe mundësive e projekteve të reja në treg.

    ·         Koordinon dhe delegon përgatitjen e projektit nga faza e projekt idesë deri në finalizimin e projektit të zbatimit.

    ·         Ndjek procesin e dorëzimit të projekteve dhe procesin e protokollimit të informacionit.

    ·         Organizon dhe kontrollon procesin e përgatitjes së dosjeve për miratimin e lejes së ndërtimit dhe atë të shfrytëzimit.

    ·         Menaxhimi i marrëdhënieve kontraktuale me studiot e tjera të projektimit/ zbatimit

    ·         Studim tregu paraprakisht në lidhje me tarifat e projektimit.

    ·         Mbikëqyr zbatimin e detyrës së projektimit dhe termave të kontratës

    ·         Mbikëqyrur afatet e dorëzimit të projekteve sipas fazave, projekt ide, projekt zhvillim, projekt zbatim.

    ·         Përgatit analiza dhe konsulencë të nevojshme ndaj invenstitorit, në lidhje me alternativat e reja që përfshin disiplinën e arkitekturës, punimet civile dhe teknologjitë e reja të ndërtimit.

    ·         Drejton strukturën organizative të zyrës:

    ·         Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat në koordinim me Drejtuesit Teknik të Studios.

    ·         Drejton dhe kontrollon zbatimin e detyrave.

     

    Funksione Operacionale

    ·         Studion dhe njihet me Projektin e Zhvilluar dhe specifikimet e tij.

    ·         Analizon ofertat për përputhshmëri me projektin dhe kërkesat e tij.

    ·         Studion dhe përgatit / modifikon pjesë teknike të kontratave me nënkontraktorët.

    ·         Programon proceset e projektimit, bazuar në planin kohor të përgjithshëm.

    ·         Mbikëqyr cilësinë dhe afatet e përgatitjes së projekteve.

    ·         Përgatit analiza tekniko-ekonomike sipas kërkesave të kompanisë.

    ·         Angazhohet në proceset e tenderimit për të thithur punë të reja për zyrën.

    ·         Raporton në çdo muaj për veprimtarinë e zyrës.

     

    Kualifikimet dhe Aftësitë:

    ·         Të zotërojë diplomë universitare në Arkitekturë /Inxhinieri/ Planifikim Urban/ MBA.

    ·         Aftësi për të sygjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime

    Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse
    Aftësi për të punuar në skuadër.
    Aftësi drejtuese, koordinuese, organizuese.
    Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh.
    Eksperienca Profesionale:

    ·         Së paku 5 vjet eksperiencë profesionale të lidhur me fushën e arkitekturës, inxhinierisë, planifikimit, apo fusha të tjera të ngjashme me këto dhe në pozicione të ngjashme.

     

    Procedura e Aplikimit:

    Për të aplikuar për këtë pozicion dërgoni si më poshtë vijon:

    -          CV të përditësuar

    -          Letër motivimi ku shkurtimisht shpreh interesin për t’u bashkuar ekipit,

    -          Një kopje të diplomave/ Liçensave të skanuara/ Kualifikimeve

    -          Portfolio të punëve

    Aplikimet janë të hapura deri më datën 30 Qershor 2021, ora 11:00.

    MetroPOLIS është punëdhënës me të drejta e mundësi të barabarta dhe inkurajon të aplikojnë të gjithë ata që plotësojnë specifikimet e punës për këtë pozicion si më sipërshkruar.

    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazën e intervistës.

    Aplikimet mund të dërgohen në adresën: [email protected]

     

    Të  gjitha  aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

    Kategoritë
    • Arkitekt
    Kualifikimi
    • Experience
    Lloji i pozicionit
    • Full time

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      ALN- Arkitekt

      • Full time

      Re/Lab - Arkitekt

      • Full time

      MVM Architecture - arkitekt me eksperiencë

      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link