Trema Tech, firmë e specializuar në arkitekturë, ndërtim dhe zbatim., kërkon të zgjerojë ekipin me një arkitekt/e të talentuar që dëshiron të zhvillohet profesionalisht në projekte reale dhe dinamike.
Aktualisht jemi duke zhvilluar një kompleks banesash dhe vilash në zonën e Farkës, me sipërfaqe rreth 50 hektarë.
Ky është një projekt që përfshin çdo fazë – nga koncepti deri te zbatimi në terren – ndaj ofron një eksperiencë të plotë profesionale për ata që duan të mësojnë, të krijojnë dhe të shohin idetë e tyre të bëhen realitet.
Nëse ndihesh gati të bëhesh pjesë e një ekipi serioz, bashkëpunues dhe me frymë pozitive, kjo është mundësia jote!
Kriteret e kërkuara:
Diplomë e lartë në Arkitekturë;
Minimalisht 5 vite eksperiencë në projektim dhe/ose zbatim;
Përvojë në menaxhimin e detajeve të projekteve arkitektonike;
Aftësi të mira organizative dhe komunikimi me ekipin;
Etikë profesionale, përgjegjshmëri dhe transparencë;
Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane;
Aftësi të mira në programe si AutoCAD 2D/3D, SketchUp, Photoshop, Microsoft Office;
Njohja e Revit konsiderohet avantazh.
Aplikimi duhet të përmbajë:
Letër motivimi (në gjuhën shqipe);
Portofolio (duke dalluar projektet e shkollës nga ato profesionale);
CV me foto;
Certifikime dhe/ose referenca nga punëdhënës të mëparshëm.