MVM Architecture, Construction and Development kërkon të punësojë Arkitekt/e me 2-5 vite eksperiencë.
Kandidati/ja që kërkokohet për pozicionin Intermediate Architect duhet të disponojë aftësi shumë të mira krijuese dhe komunikimi, si dhe të jetë i/e aftë të punojë në grup gjatë procesit të projektimit.
Aftësi/Kualifikime të preferuara:
Diplomë në Arkitekturë me 2-5 vite eksperiencë pune
Njohuri të legjislacionit shqiptar në projektim
Aftësi në projektim dhe zgjidhje inovative
I aftë në respektimin e afateve (deadline-ve)
Njohuri në përgatitjen e dokumentacionit tekniko-ligjor në projektim
I/E të aftë të punojë me programet e mëposhtme:
Revit
AutoCAD
Photoshop (përparësi kandidatëve me njohuri në InDesign dhe Illustrator)
Programe renderizimi si 3DS Max, Lumion, SketchUp, etj., ku përparësi do t’u jepet kandidatëve me njohuri në 3DS Max dhe Corona Render ose V-Ray
Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë një letër prezantimi dhe një portofolio elektronikisht në PDF (max 20 MB) në adresën e emailit:[email protected], me subject: "Pozicioni – Emër Mbiemër".
Paga do të jetë në përputhje me eksperiencën tuaj, edukimin dhe njohuritë e provuara.