Udhëtimet janë ushqimit i imagjinatës dhe i shpirtit! Para pak kohësh publikuam një shkrim me 5 arsye ( u përmbajtëm pak) pse arkitektët duhet të udhëtojnë. Përpost frymëzimit, shkëputja nga e njohura sjellim krijmitari dhe një frymë të re!
Si pikark vendosëm të bēnim një udhëtim të shkurtër në Firenze, një nga qytetet që duhen patjetër vizituar sidomos nëse je arkitekt!
Por le të fillojmë me disa këshilla. E para është të shetisni në këmbë nëpër qytet, sidomos kur bëhet fjalë për qytete mesjetare si Firenze!
Një qytet zbulohet vetëm duke ecur!- Borges
dhe pikërisht këto qytete do ju surprizojnë gjithmonë, sepse shpesh nga rrugicat e ngushta do e gjeni veten në hapësira urbane si sheshe ateherë kur nuk e prisni.
Udhëtimi ynë ishte vetëm tre ditë dhe duke qenë fundjava pashkëve katolike, qytetit ishte mbipopulluar me turistë! ( Imagjinoni kur turistët ankohen për turistë ! )
Prandaj në zjgodhëm vetëm disa nga muzetë apo pikat tërheqëse për të vizituar ( kjo mbasi nuk kishte dhe orare të lira për vizita)
Ju këshillojmë të merrni Firenze Card në udhëtimin tuaj të ardhshëm pasi keni akses me prioritet në një numër të madh muzesh, duke evituar dhe radhët dhe arrinin tëmenaxhoni buxhetin dedikuar muzeve.
Ja 5 vendet kryesore që duhet t’i vizitoni patjetër ( sipas nesh )
Katedralja e Firences (Duomo di Firenze): Kjo pikë referimi ikonë është një domosdoshmëri për t'u parë për çdo arkitekt që viziton Firencen. Arkitektura madheshtore gotike e katedrales, duke përfshirë kupolën e famshme të projektuar nga Filippo Brunelleschi, është një dëshmi e aftësisë dhe krijimtarisë së arkitektëve të epokës së Rilindjes.
Kjo ikonë e arkitekturës është një domosdoshmëri për t'u parë për çdo arkitekt që viziton Firencen. Arkitektura madhështore gotike e katedrales, duke përfshirë kupolën e famshme të projektuar nga Filippo Brunelleschi, është një dëshmi e aftësisë dhe krijimtarisë së arkitektëve të epokës së Rilindjes.
Ne nuk patëm fatin të futeshim brenda mbasi kishte një rradhe tejet të gjatë ( pashkët + turistë ) kështu shijuam nga jashtë katedralen gotike të zbukuruar me panele mermeri me nuanca të ngjyres jeshile dhe rozë, kornizuar me mermer të bardhë, një fasadë e përpunuar e Rilindjes Gotike e shekullit të 19-të nga Emilio De Fabris.
Një fasadë tejet tërheqëse e cila u kompletua rreth 100 vite mbas ngritjes së strukturës ne vitin 1290 dhe u finalizua me kupolën misterioze nga Brunelleschi.
Një katedrale, ndërtimi i së cilës shtrihet në shekuj, duke dëshmuar dhe fuqinë e Firences në arenën ndërkombëtare.
Në gjithë madhështinë e saj, sepse në proporcion me qytetin dominon fuqishëm, prape vjen shumë paqësore dhe e brishtë. Kjo mendojmë nga dekori i fasadës duke e dalluar nga katedralet e epokës së saj ndërtuar nëpër europë.
Galeria Uffizi: Ky muze i artit me famë botërore ndodhet në një ndërtesë shume të bukur të epokës së Rilindjes, të shek. XVI, projektuar nga Giorgio Vasari.
Galeria Uffizi në Firence, Itali u ndërtua fillimisht si një kompleks zyrash qeveritare, i quajtur Uffizi, në vitin 1560. Fjala "Uffizi" do të thotë "zyra" në italisht. Ajo u porosit nga Cosimo I de' Medici, Duka i Madh i Toskanës.
Uffizi shërbeu si zyra për magjistratë fiorentinë, zyra administrative për Dukën e Madh të Toskanës dhe përfundimisht si stacion policie. Vetëm në shek. e XVIII-të ndërtesa u shndërrua në një muze për të strehuar koleksionin e artit të familjes Medici.
Arkitektura e ndërtesës është në vetvete një vepër arti, me harqe të ndërlikuara dhe afreske që zbukurojnë muret dhe tavanet.
Një arkitekture e aftë për të modifikuar hapësirat duke ruajtur madhështinë e saj
Nuk do të mungojnë veprat e Mikelaanxhelos, Rafael-it, Leonardo da Vinc-iti, Titian-it apo dhe Caravagio-s, pra ajkën e Rilindjes. Njëkohësisht korridoret ofrojnë një pamje impresionuese mbi lumin Arno dhe vetë qytetin e Firenzes.
Boticelli do ju marrë zemrën me vepra si lindja e Venusit apo dhe Pranvera por disa nga veprat më me rëndësi janë :
Davidi është një nga skulpturat më të fashme në botë të realizuar nga Mikelanxhelo në 1502-1504 dhe do të kuptoni pse, kur të vizitoni Galerinë e L’acacademia. Do magjepseni mbas madhështisë, perfeskionit deri në detajin më të vogël të gdhendur nga një bllok mermeri rreth 15.7 m i lartë.
La Galleria dell'Accademia di Firenze ekspozon numrin më të madh të skulpturave të Mikelanxhelos në botë.
Themelimi i Galerisë daton në 1784, kur Duka i Madh i Toskanës Pietro Leopoldo riorganizoi Akademinë e Arteve të Dizajnit në Firence, e themeluar në 1563 nga Cosimo I de 'Medici, në Akademinë moderne të Arteve të Bukura. Institucioni i ri pushtoi ambientet e spitalit të shek. XIV- të të San Matteos dhe ato të manastirit të San Niccolò di Cafaggio. Muzeu u pasurua me shtypjen e kishave dhe manastireve të urdhëruara nga Pietro Leopoldo në 1786 dhe nga Napoleon Bonaparte në 1810. Megjithatë, ngjarja vendimtare për historinë e muzeut ishte transferimi i Davidit të Mikelanxhelos nga Piazza della Signoria, në gusht 1873. Skulptura më e famshme në botë priti nëntë vjet, në një kuti druri, për ndërtimin e Tribunës së projektuar nga arkitekti Emilio De Fabris për ta vendosur atë. Galleria e sotme dell'Accademia u krijua në 1882.
L’accademia ( ose Akademia) shumë afër Katedrales kryesore, kështu që ju mund ta gjeni shumë lehtë vetëm sigurohuni që të keni rezervuar më parë një orë hyrjeje.
Mendojmë që nuk duhet ta humbisni!
dhe e fundit, por jo nga rëndësia...
Përpos historisë dhe trashëgimisë kulturore, duhet dhe pak ngacmim nga arkitektura bashkëkohore! Prandaj vizitoni Kantinën Antinori, në Chianti e projektuar nga arkitekti Marco Casamonti, dretjuesi i Archea Associates studio, e njëjta që ka projektuar Alban Tower ( ose 4ever green) dhe stadiumin Arena në Tiranë
Shkrirja perfekte e natyrës me një arkitekture delikate dhe të qendrueshme, ku gjithçka është frymëzuar nga vreshtat dhe kodrat e Chiantit. E zhytyr nëntokë, e padukshme dhe e percetpueshme vetem një anë, tërësisht e tejdukshme e hapur drejt vreshtave, dallohet nga shkallët kryesore që kthehen në elementin më të spikatur i cili merr jetë nga lëvizjet njerëzore. Materialet lokale, njehsimi me kontekstin, kompozimi arkitektonik dhe mbi të gjitha vera e mirë e bejnë një pikë terqëse jo vetëm për arkitektët.
Mos harroni të merrni një tur degustimi për verërat dhe kështu do të keni mundësi të njiheni më në detaj me projektin dhe historikun e familjes Antinori dhe vizionin e tyre.
Keshillë, mos u ktheni nga autostrada por merrni rruget e vjetra që kalojnë nepër qyteza dhe fshatra, do shijon tejmase.Nëse keni me shume kohe, bëni nje tur më të gjatë në Toskanë dhe do kuptoni se sa frymëzues është peisazhi …
Brendësia e ndërtesës përmban hapësira të mëdha të hapura, duke përfshirë një dhomë degustimi, dyqan vere dhe një bodrum, të gjitha të dizajnuara për të shfaqur procesin e prodhimit të verës dhe produktet. Kantina e verës është gjithashtu e pajisur me teknologjinë më të fundit, duke siguruar përdorim efikas dhe të qëndrueshëm të energjisë.
Një vizitë në Cantina Antinori mund të jetë një përvojë interesante për arkitektët, pasi ajo tregon një përzierje unike të parimeve tradicionale dhe moderne të dizajnit, duke demonstruar gjithashtu përdorimin e materialeve dhe teknologjisë së qëndrueshme në arkitekturë.
Por kurrësesi një udhëtim nuk është i plotë nëse nuk bashkohet me eksperiencën kulinare.
Po ju shkruajmë dhe 4 sugjerime per restorante :
Natyrisht kemi lënë pa parë pika tē rëndësishme si Palazzo Pitti, Palazo Vecchio, Corridio Vasariano, Basilica di Santa Croce, Kopështet Boboli, etj, të cilat do i sjellim në një moment të dytë , por presim dhe sugjerime nga ju!
Po ju cilin qytet keni vizituar dhe për të cilin do të donit të realizonim një përmbledhje të tillë?
Piazzale Michelangelo është një shesh i vendosur në Firence, Itali, në një kodër me pamje nga qyteti. Sheshi u projektua nga arkitekti Giuseppe Poggi në fund të shekullit të 19-të dhe i kushtohet Mikelanxhelo-s, një prej artistëve më të famshëm të Rilindjes që jetoi dhe punoi në Firence.
Ndër tiparet kryesore të qyteteve mesjetare janë dhe sheshet. Mbas rrugëve dhe rrugica ve të ngushta të cilat përfundojnë jo vetëm pika te forta referimi ( kryesisht objekte kulti ose ndëtesa qeveritare ) por edhe në sheshet ku jeta zhvillohet dhe kremtohet.
Arkitektët nuk duhet ta humbasin një vizitë në Piazzale Michelangelo për shkak të dizajnit unik qe ka sheshi dhe pamjes së tij panoramike të Firences që të lë pa frymë. Sheshi përmban një shkallë të gjerë që të çon në një tarracë, e cila ofron një pamje mahnitëse të qendrës historike të qytetit dhe monumenteve ikonike të tij, duke përfshirë Katedralen e Santa Maria del Fiore, Palazzo Vecchio, Ponte Vecchio... etj,
Siguroheni të jeni afer perëndimit, me një pije në dorë duke shijuar pamjen mbresëlënëse.
Nëse nuk ju janë shteruar energjitë, mundët të ngjiteni më lart ( janë disa shkallë të konsiderueshme ) drejt kishës Abbazia di San Miniato al Monte. Ndërtimi i saj filloi mê 1018 duke e bërë kështu një nga dy ndër sturkturat më të hershme të Firenze-s.