nga Vanto Home
Përgatitja e gatimeve të shijshme gourme dhe gatimeve të zakonshme të përditshme në të njëjtën kuzhinë mund të jetë një sfidë shumë e vështirë nëse jetoni në një aparatament të vogël në qytet. Ju nevojiten shumë funksione të përmbledhura në një hapësirë më kompakte. Një furrë Combi 5-në-1 është një zgjidhje fantastike që plotëson të gjithë këto elementë dhe është furra e kombinuar më fleksibël në botë. Me pesë metoda kryesore gatimi ju ofron fleksibilitet të plotë për çdo lloj gatimi.
Tre teknologji kryesore gatimi dhe ngrohjeje përbëjnë thelbin e këtij produkti: gatimi me avull, me mikrovalë dhe furrë tradicionale, që të gjitha mund të përdoren individualisht. Dhe për më tepër, ju mund të kombinoni gatimin me mikrovalë me gatimin me furrë tradicionale dhe gatimin me avull me furrën tradicionale, që do të thotë se mundësitë janë të pafundme. Me funksionin inteligjent të gatimit në disa nivele njëherësh, ju mund të zgjeroni edhe më shumë përvojat e gatimit dhe të krijoni programe kombinimi, duke përdorur gatimin me avull dhe gatimin me valë në sekuenca të ndryshme.
Kompakt, por njëkohësisht dhe kompetente.
-Përgatisni gatime të shpejta dhe të shijshme. Mund të përgatisni gatime shumë të shijshme për një darkë të rëndësishme, duke përdorur programin e gatimit sous-vide, dhe disa meze të lehta për një darkë të vonë, duke përdorur gatimin me mikrovale ose mikrovalën e kombinuar për të ngrohur ushqimin.
-Krijuar për një jetë kompakte. Realizoni më të mirën e mundshme në hapësirën që keni në dispozicion dhe shmangni kompromiset e pakëndshme. Nuk keni arsye për t’u dorëzuar, pasi tashmë gjithçka është e integruar në furrën 5-në-1.
-Ju mund të ngrohni picën e djeshme me mikrovalën tuaj. Ngrohje e shpejtë dhe me sipërfaqe krokante.
-Gatuani mishin ose mishin e shpendëve me ajër të nxehtë + mikrovalë për të minimizuar kohën e gatimit dhe për të arritur shije perfekte dhe kore krokante.
Dikush mund të mendojë se krijimi i furrës së kombinuar më fleksibël në botë është thjesht bashkimi i teknologjive të ndryshme. Në realitet nuk është aq e thjeshtë. Kombinimi i mikrovalëve dhe avullit është një sfidë e jashtëzakonshme, për shembull. Për të mundësuar këtë kombinim perfekt, duhet të siguroheni që ndarja e furrës të mos jetë shumë e lagur nga avulli, përndryshe mikrovalët do të humbasin efektin e tyre.
Të gjitha furrat e kombinuara 5-në-1 të ASKO janë të pajisur me sistemin efektiv të avullit të pastër, Pure Steam, i cili veçon ujin e kondensuar nga avulli, para se ky i fundit të arrijë në ndarjen e furrës. E gjithë sasia e ujit të kondensuar që krijohet nga kontakti i avullit me ushqimin e ftohtë, avullon efektivisht në mënyrë të tillë që ndarja të jetë mjaftueshëm e thatë në momentin kur përdoret mikrovala. Kjo ju lejon që të ngrohni një picë të gatuar më parë, pa humbur freskinë, strukturën dhe shijen.