Ne në pikark.com, kujdesemi që të sjellim një informacion sa më të kuruar dhe të vlefshëm ju!
Investimi në pasuri të patundshme është një hapat nga më të rëndësishëm dhe do të donim t’ju ndihmonin të bëni zgjedhjen e duhur. Thënë kjo, në këtë artikull ju prezantojmë një projekt realizuar nga Orion Construction. Besojmë e dini peshën dhe garancinë që ky emër mbart!
Në projektet rezidenciale, Orion Construction ka arritur standarde si askund tjetër për një jetesë cilësore, duke u bazuar në ekperiencën e 20-vjeçare të kompanisë dhe këmbënguljen për të sjellë përherë risitë më të fundit në teknologjinë e ndërtimit.
Blerja e një apartamenti është një nga investimet më të rëndësishme në jetën e dikujt; në të shumtën e rasteve, është investimi më i madh i jetes. Prandaj, lind pyetja: Cfarë duhet të keni parasysh kur ndërrmeni një investim të rëndësishëm?
Gërshetimi simbiotik i jetës rezidenciale dhe shërbimeve tregtare ka vërtetuar se ka avantazhe ekonomike dhe sociale, sidomos në zonat në zhvillim e sipër të Tiranës, ku prezenca e shërbimeve ndikon rrënjësisht në cilësinë e jetësës së banorëve!
Aksesueshmëria, nga pikat kryesore të qytetit përbën një nga avantazhet kryesore kur bëhet fjalë për shtëpinë tuaj të ardhshme apo dhe biznesin. River Residence pozicionet në dalje të unazēs, buzë bulevardit Migjeni dhe Zhan D'Ark, vetëm një shëtitje në këmbë nga zona e njohur e 21 Dhjetorit, lehtësisht të aksesueshme dhe nga qendra e kryeqytetit.
Nuk do të dëshironit sa më pak hyrje në kat, duke evituar korridoret e gjatë e të zymtë? Në River Residence, hapësira është projektuar në formë U, duke ofruar mundësinë që të gjithë apartamentet të kenë orientime në të paktën dy drejtime, e përkthyer në ambjent plot dritë dhe ajrosje natyrale, mbi të gjitha në tualet “ëndrra e çdo shqiptari viteve të fundit”.
Veçoria e këtij projekti? Elementi i ballkoneve të mbyllur të cilët janë projektuar me shumë kujdes për t’i dhënë secilit prej apartamenteve një pamje sa hapur drejt qytetit duke evituar përballjen e drejtpërdrejtë me fqinjët tuaj! Mos harroni që pandemia, përforcoi domosdoshmërinë e një ambjenti të jashtëm në shtëpi dhe ballkonet janë zgjidhja ideale për ditët plot diell dhe temperatua të larta që mesdheu ofron, kështu mundet t’i shijoni përgjatë gjithë vitit!
Një projekt ku ambjentet rekreative, tregtare dhe ato të përbashkëta furnizojnë gjallërinë në të gjithë kompleksin, duke krijuar një ambjenti ideal për të shijuar jetën tuaj! Ambiente që stimulojnë shumëllojshmërinë e aktiviteve dhe fantazinë e lojrave të fëmijëve tuaj!
Në ditët e sotme, ia vlen të zgjedhësh një rezidencë ku vlera e investimit tuaj rritet! Projekti, materialet, shërbimet, aksesi, vendndodhja, dhe mbi të gjitha potenciali i zhvillimit të zonës në tërësi janë karakteristikat kryesore të një investimi të denjë!
River Residence, projekt simbol i një zone të re urbane, ku cilësia e jetës është synimi kryesor. Për më shumë info rreth projektit lexoni këtu.