Tani që shumë prej nesh mezi presin pak kohë të lirë gjatë pushimeve, kemi kohë të shijojmë disa filma. Shumë filma përdorin në mënyrë të shkëlqyer hapësirën dhe mjedisin si pjesë e rrëfimit të tyre.
Këto janë 5 sugjerimet tona!
Ky film i drejtuar nga Nolan krijon një botë në të cilën ëndrrat mund të projektohen, manipulohen dhe më pas të nguliten në mendjet e njerëzve nga "arkitektët". Pamjet e ëndrrave të krijuara nga arkitektët në botë nuk janë të lidhura me rregullat e fizikës apo realitetit!
Të dy filmat e vitit 1982 dhe 2017 janë të njohur për peizazhet e tyre urbane të mjegullta, distopike të karakterizuara nga arkitektura futuriste dhe elemente të teknologjisë së lartë. Kjo vendos tonin e pagabueshëm të errët dhe të zymtë të filmit.
Stili i veçantë i simetrisë së Wes Anderson dhe ngjyrat e këndshme pastel janë sjellë në jetë në këtë film të çuditshëm. Paraqitja e hotelit përdoret me zgjuarsi si një mjet për komedi dhe koregrafi gjatë gjithë filmit
Ky film bëri bujë në vitin 2019 me vizualizimin e tij të errët dhe të thellë mbi klasën shoqërore dhe diskriminimin. Regjisori Bong-Joon Ho shfrytëzon maksimalisht arkitekturën e shtëpisë, çdo skenë e krijuar në mënyrë gjeniale për të përçuar gjendjen e dëshiruar.
Personazhi kryesor Truman Burbanks jeton në një lagje periferike që ekziston në libra, imazhi i 'Ëndrrës Amerikane'. Ky film përdor mjedisin e tij për të eksploruar temat e përsosmërisë dhe realitetit.
Na tregoni se çfarë filmash mund të shtojmë në listë! 😊