Shtëpia është vendi i shenjtë i shpirtit tuaj, një oaz rehatie ku shëroheni nga streset e ditës dhe gjeni paqen në momentin që kaloni pragun!
Kur ri-modeloni ose projektoni shtëpinë tuaj të re, patjetër që duhet të sillni botën tuaj të brendshme në dizajn!
Një projektues i hapësirave të brendshme do të kujdeset për të gjitha detajet në mënyrë që shtëpia juaj të pasqyrojë paletën tuaj të preferuar të ngjyrave dhe atmosferën që dëshironi të krijoni!
Përveç zgjedhjes së paletës së ngjyrave, mobiljeve dhe materialeve, prekja e fundit mbeten aksesorët do të gjallërojnë të gjithë shtëpinë tuaj!
Për të gëzuar jetën tuaj, ju prezantojmë me "Shtëpia e lumtur" përfaqësuesen e markës Pip studio, që do t'ju ndihmojë të krijoni një shtëpi jashtëzakonisht me karakter!
E ndritshme dhe plot ngjyra do të sjellë prekjen përfundimtare në dizajnin e brendshëm dhe do të shtojë ndjenjën e kënaqësisë.
“Shtëpia e lumtur” përfaqëson dizjanet e studios Pip në Amsterdam, një markë e njohur që sjell produkte të përditshme me ngjyra, modele dhe dekore unike për të festuar jetën çdo ditë! (dhe çdo vakt)
Koleksione që sjellin Lindjen e Largët në një dizajn shumë delikat për serviset tuaja të tavolinës! Një kulturë që frymëzoi koleksionin e Festivali i Luleve që mund ta shijoni në çdo vakt me të dashurit tuaj!
Një koleksion i frymëzuar nga arti dhe artizanati i kulturave tradicionale aziatike! Arkitektët, projektuesit i dashurojnë kulturat lindore dhe do të. sillnin elemente të rafinuar të këtyre kulturave edhe në proejktet e tyre!
Ky koleksion sjell veçanërisht ndikimin Japonez dhe frymëzimin nga kultura indiane!
Ornamente floreale të frymëzuara nga harqet e arkitekturës Indiane, gjenden nē disa nga objektet e koleksionit. Ndërkohë, do të rastisni në motivin tipik të artit Japonez, Seigaiha ( Motivi i frymëzuar nga dallgët dhe bluja e detit) në koleksionin Festivali i Luleve.
Koleksioni Jolie, sjell atmosferën e gëzueshme të një ishulli tropikal pikërisht në kuzhinën tuaj!
Bluja e oqeanit dhe jeshilja e natyrës, kombinohen me bimë dhe lule tropikale, palma dhe fruta të freskëta shumëngjyrëshe! Motivi me pika të arta, i shton një prekje festive dhe kombinohet më së miri me artikujt ngjyrë jeshile dhe blu!
Nëse shija juaj anon te klasikja, atëherë koleksioni mbretëror mund të jetë i përshtatshëm pasi përfshin lule antike, gonxhe të lyera blu, degë dhe detaje të arta.
Për të nderuar dhe origjinën hollandeze të markës Pip, ekziston dhe një trajtim më i qetë i objekteve të linjës mbretërore!
Nëse ndiheni me gjak blu, dini cilën linjë duhet të zgjidhni!
Si projektues, ky koleksion mund të jetë i përshtatshëm për projektin e restorantin të detit ose arredinim më të fundit të shtëpisë në plazh!
Për ata që janë të guximshëm, koleksioni zogjtë e dashuruar vjen si zgjedhja më e natyrshme! Një pamje shumë elegente dhe e ëmbël, me një medaljon dekorativ duke patur në qendër të koleksionit zogun gushkëkuq dhe zogj të tjerë.
Lindja takohet me perëndimin, ku zogjtë tropikalë, gjallesa ekzotike shkrihen me fantazinë floreale, në koleksionin Blushing Bird (zogjtë e skuqur). Ku ndiheni më të lumtur?
Zgjidhni atmosferën që dëshironi dhe lëreni imagjinatën tuaj të udhëtojë ndërsa ju kënaqeni me të dashurit tuaj në një shtëpi dhe tavolinë plot stil dhe hijeshi!
Ku të gjeni frymëzimin?!
Vizitoni “Shtëpia e Lumtur”, në Rr." Donika Kastrioti " pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës!