Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    ARKITEKTET SHQIPTARE: ILIRJANA BOZO

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    ARKITEKTET SHQIPTARE: ILIRJANA BOZO

    ILIRJANA BOZO

     

    Një përshkrim të shkurtër rreth jush, ku punoni, sa vite eksperiencë keni si dhe fushën e tuaj të ekspertizës.

    Ilirjana Bozo u diplomua për Urbanistikë në Universitetin Politeknik të Tiranës në vitin 1991.

    Karriera e saj si urbaniste filloi në Bashkinë e Tiranës në fund të viteve 1993-2001, duke mbajtur një pozicion si Urbaniste. Nga viti 2001-2007 ka punuar si arkitekte në disa kompani private.

    Nga viti 2007 – në vazhdim – Drejtoreshë Teknike dhe bashkëthemeluese e firmës konsulente STUDIO REBUS në inxhinieri urbanistik, arkitekturë dhe infrastrukturë.

    Detyra e saj e detajuar është menaxhere e aktiviteteve të projektit për të siguruar që aktivitetet janë duke vazhduar sipas detyrimeve të kontratës; Drejton aktivitetet e ekipit të planifikimit urban për rishikimin e projektit dhe paraqet sugjerimet për përmirësim (nëse ka) tek Autoriteti Kontraktor; Merr pjesë në procesin e projektimit të arkitekturës si anëtare e ekipit.

    studio rebus

    Fabrika e Muzikës, Lanzarote

     

     

    Pse keni zgjedhur arkitekturën? Cila ka qënë shkëndija që ju drejtoi drejt këtij profesioni? 

    Vendosa të bëhem arkitekte për shkak të profesionit të nënës sime.

    science center

    Qendra shkencore, Kaunas

    Si e mendoni ju arkitekturën dhe cili është projekti juaj i cili ju përfaqëson më së miri? 

    Dua t'i referohem arkitektit të famshëm Le Corbusier "Arkitektura është një lojë e mahnitshme midis dritës dhe volumeve..."

    Muzeu i Bankës së Shqipërisë është një nga projektet që më përfaqëson më së miri. Koncepti i muzeut përqendrohet te paraja, jo vetëm si transaksion fizik, roli që ajo ka luajtur në periudha të ndryshme të zhvillimit ekonomik të vendit, por edhe në mënyrën se si zhvillohet fizikisht ky aset me vlerë, nisur nga forma e çuditshme që kishte  në periudhën e lashtë deri në paraqitjen  më të sofistikuar në fazat e ardhshme social-ekonomike deri në transaksionet digjitale që janë të zakonshme në ditët e sotme.

    Muzeu i Bankës së Shqipërisë

    Muzeu i Bankës së Shqipërisë, 2013 ( Fitues i çmimit të parë ) 

    Çfarë këshille do i jepje vetes tënde në fillim të karrieres, i vlefshëm edhe për arkitektet e reja ose ato vajza/gra që duan të bëhen arkitekte? 

    Arkitektura është gjuha e shpirtit tuaj, ndaj jini gjithmonë vetvetja!

    Cili arkitekt/artist ju frymëzon në punën tuaj? 

    Zaha Hadid është një frymëzim i mrekullueshëm.

    studio rebus

    Laboratori i Institutit të Shëndetit Publik

    Të fundit

    Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës

    XPLAN STUDIO
    • Arkitekturë publike

    Sunny Hill Apartment

    Studio27
    • Projekt interieri

    Ioanian Coast Minimal Villa

    andoni studio
    • Projekt vile
    • +2
    Të rejat

    Lartëso Vizionin Tënd të Projektimit: 5 Arsye Pse të Zgjedhësh Art House Academy për vizualizime profesionale

    15/11/2025

    Arkitektura dhe AI me Matthias Hollwich : Takim me të Ardhmen

    12/11/2025

    5 arsye pse të bëhesh i “zgjuar” me SMART HOME ALBANIA

    08/11/2025
    Punësim

    Senior Architects

    • +355698040360
    • Full time

    Arkonik - ARKITEKT/E

    • Full time

    Castellino home- Arkitekt/e

    • +355693850769
    • Full time
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Politikat e privatësisë
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link