Në qyetet moderne ka shumë lloje zhurmash, që e bëjnë jetën e përditshme goxha të vështirë. Sipas Agjensisë Europiane të Mjedisit "ndotja akustike është një problem në rritje në Europë dhe për të cilën njerëzit nuk janë të vetëdijshëm në lidhje me efektet që ka në shëndetin e tyre".
Në ALUMIL, ne zhvillojmë sisteme prej alumini, duke u fokusuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve. Kështu, ne përmirësojmë efiçencën e tyre bazuar në reduktimin e zhurmës, duke i kontrolluar sistemet tona, në mënyrë që të ceritifikohet performanca e tyre dhe izolimi akustik.
Kjo është arsyeja se pse ne certifikuam katër (4) prej sistemeve tona bazuar në nivelet e reduktimit të zhurmave. Specifikisht, ne certifikuam sistemet e izoluara termikisht SUPREME S77, SMARTIA S67 URBAN, SMARTIA M9660 dhe sistemin e derës së hyrjes SMARTIA MD67. Për certifikimet e reja, ALUMIL bashkëpunoi me Laboratorin Arkitektural të Teknologjisë të Universitetit Aristotle të Selanikut. Pas të gjithë testeve të nevojshme, matjet çuan në rezultatet e mëposhtme të izolimit akustik:
Për të dhënë një renditje të magnitutës në lidhje me nivelin e reduktimit të zhurmës të ofruar nga sistemet e mësipërme, merrni parasysh se një rrugë me trafik të lartë prodhon nivele zhurmash afër 80 decibel. Kjo do të thotë që nëse kemi një dritare me një reduktim të certifikuar të zërit prej 45 dB, zhurma që do të kalojë më në fund do të jetë 45 dB më pak, duke u reduktuar në vetëm 35 dB.
Vlen të theksohet se matjet e mësipërme, me të cilat janë certifikuar sistemet, janë kryer duke përdorur xhama të veçorive specifike për izolimin e zërit. SUPREME S77 u certifikua me xham izolues 46 dB, SMARTIA S67 URBAN me xham izolues 50 dB, ndërsa për M9660 dhe MD67 xhami përkatës kishte izolim zëri prej 51 dB.
Ne i qëndrojmë besnikë vizionit tonë për përparim të vazhdueshëm dhe përsosmëri ndërtimore. Me këto certifikime të reja të izolimit akustik, ne përmirësojmë performancën e sistemeve tona të avancuara prej alumini dhe u ofrojmë klientëve tanë produkte që kontribuojnë shumë në reduktimin e zhurmave të padëshiruara.