Po sikur të gjitha pajisjet që përdorim në jetën e përditshme të mund të lidheshin me internet? Jo vetëm kompjuterat dhe telefonat, por gjithçka: ora, aparatë folës - speakers, ndriçim, zilja e derës, kamera, dritare, grila, ngrohje me ujë të nxehtë, pajisje shtëpiake apo enë gatimi. Dhe po sikur këto pajisje të mund të komunikojnë, t'ju dërgojnë informacion dhe të marrin komandat tuaja? Nuk po flasim për një trillim shkencor; po flasim për Internet of Things (IoT), një përbërës kryesor i automatizimit të shtëpive si dhe i smart homes.
Një "shtëpi e zgjuar" i referohet një konfigurimi të përshtatshëm shtëpie ku pajisjet e llojeve të ndryshme mund të kontrollohen automatikisht në distancë, nga kudo me një lidhje interneti, duke përdorur një celular ose pajisje tjetër të rrjetëzuar. Pajisjet në një shtëpi smart janë të ndërlidhura përmes internetit, duke lejuar përdoruesin të kontrollojë funksione të tilla si siguria e aksesit në shtëpi, temperatura, ndriçimi dhe shndërrimi i shtëpisë në një teatër nga distanca.
My Home BTicino është zgjidhja e Abiesse për automatizimin e shtëpisë dhe kontrollin e saj në vend dhe në largësi. Të gjitha funksionet e sistemit të automatizimit të shtëpisë mund të menaxhohen me komanda zanore, duke përdorur pajisje kontrolli me teknologjinë Touch ose duke përdorur një smartphone, si në shtëpi ashtu edhe jashtë.
Source: bticino.com; pcmag.com; investopedia.com