Podcasting, dikur një metodë e pazakontë e përhapjes së informacionit audio, sot është bërë një mjet i domosdoshëm për shpërndarjen e përmbajtjeve audio, qoftë për përdorim publik apo privat. Podkastet janë të ngjashme në formë me programet e radios, por ato ekzistojnë si skedarë audio që mund të luhen sipas nevojës së dëgjuesit, kudo dhe kurdo.
Një podcast është një seri episodike e skedarëve digjitalë me zë të cilat një përdorues mund t'i shkarkojë në një pajisje personale për t’i dëgjuar lehtësisht. Aplikacionet transmetuese dhe shërbimet e podcasting ofrojnë një mënyrë të përshtatshme dhe të integruar për të menaxhuar një sërë burimesh podcast për përdorim personal.
Me podkastet që vazhdojnë të rriten në popullaritet, ne kemi sjellë në këtë artikull seritë më të mira të podcasts rreth arkitekturës dhe dizajnit që arkitektët duhet të dëgjojnë dhe mund t'i gjejnë në Apple Podcasts, Spotify, Soundcloud, Google Podcasts, etj.
Tirana ka një histori modeste në krahasim me shumë kryeqytete evropiane, por pavarësisht kësaj, ajo meriton një studim të thelluar, jo vetëm sepse është kryeqyteti i Shqipërisë, por edhe sepse është shembulli i një modeli shumë të veçantë të zhvillimit urban. Zhvillimi i territorit të Tiranës do të gjurmohet këtu përmes një pune kërkimore nga Ana Shpuza të fokusuar në analizën historike të dinamikave që kanë prekur zonën ndër shekuj, deri në krijimin e bërthamave të para urbane, duke rindërtuar strukturën origjinale planimetrike të qytetit, dhe dinamikat urbane, socio-ekonomike që kane garantuar rritjen dhe lulëzimin e saj.
Linkun e gjeni KËTU
Face to Face është një seri e re podcast nga Dezeen që përfshin biseda me emrat më të mëdhenj në arkitekturë dhe dizajn.
Episodi i fundit fokusohet te arkitekti dhe dizajneri John Pawson, i cili rrëfen eksperiencën e shkurtër si një murg budist, se si Calvin Klein ndryshoi jetën e tij dhe se si minimalizmi ndihmon në qetësimin e “mendjes së tij të çrregullt”.
Linkun e gjeni KËTU
Dizajni është kudo në jetën tonë, ndoshta më e rëndësishmja në vendet ku kemi ndaluar të shikojmë. 99% Invisible është një eksplorim javor i fuqisë dhe procesit të dizajnit dhe arkitekturës që përqendrohet në modelet e pavëna re që formojnë botën përreth nesh. Prezantuesi Roman Mars eksploron ngjarje të zakonshme të dizajnit, që nga rritja e piraterisë në IKEA, arkitektura urbane e pafavorshme dhe deri te marrëdhënia midis skateboard dhe pishinave.
Linkun e gjeni KËTU
Në podkastin House Guest, redaktorja e brendshme e C&TH Carole Annett bisedon me ekspertë nga bota e dizajnit dhe dekorimit të brendshëm, njerëzit prapa shtëpive dhe hoteleve që shihni në revistat më të mira. Disa nga emrat do të jenë të njohur për ju dhe disa të tjerë më pak, por jemi të sigurt që do t’i njihni hotelet dhe restorantet që ata kanë projektuar. Nëse jeni në mes të projektimit apo ri-dizajnimit të ndërtesës tuaj, shpresojmë që të merrni disa këshilla nga ky podcast.
Linkun e gjeni KËTU
Nëse je një artist, dizajner grafik, ilustrues, fotograf apo krijues filmash, qoftë në zhvillim e sipër, The Creative Boom Podcast është plot me biseda të sinqerta dhe argëtuese me njerëz krijues që do t’ju frymëzojnë. Përgatituni për shumë të qeshura, disa lot, por edhe për shumë këshilla dhe ide për t'ju ndihmuar në karrierën tuaj krijuese. Prezantuar nga Katy Cowan, redaktore themeluese e Creative Boom, një platformë që ajo e filloi në 2009 për të festuar, frymëzuar dhe mbështetur komunitetin krijues.
Linkun e gjeni KËTU
Nëse jeni adhurues të stilit të jetesës japoneze, bashkohuni me prezantuesit Jason Nieling dhe Paul Bresin ndërsa ata eksplorojnë vendin e lindjes së diellit në Sightseeing Japan. Episodet e reja të podkastit publikohen çdo javë duke mbuluar një sërë temash, nga geisha te makinetat e shitjes dhe gjithçka tjetër.
Linkun e gjeni KËTU
Material Matters përmban intervista të thelluara 30 minutëshe me një larmi dizajnerësh, krijuesish dhe artistësh. Të ftuarit flasin secili për marrëdhëniet e tyre me një material apo proces të veçantë, duke përfshirë një nga më të diskutueshmet - plastikën. Prezantuar nga shkrimtari dhe kritiku Grant Gibson.
Linkun e gjeni KËTU
Gjithçka që duhet të dini për botën e dizajnit, që nga mobiljet te moda dhe artizanatit deri te arkitektura. Përgatituni për histori, gjetje dhe dizajnerë të rinj si dhe të gjitha të rejat e fundit nga studiot më emocionuese në botë. Të ftuarit variojnë nga arkitekti David Chipperfield duke folur për mbajëset e kafesë, Terry Farrell dhe ndërtesa e tij e MI6 dhe Elizabeth Diller mbi suksesin e jashtëzakonshëm në qytetin e saj të lindjes.
Linkun e gjeni KËTU
Këto episode të vogla javore audio janë pjesë e udhëzuesit më të madh të Monocle 24 “për të bërë qytete më të mira", The Urbanist. Çdo episod i Tall Stories, secili jo më shumë se pesë minuta i gjatë, ka në fokus një vend, ndërtesë, urë ose stol parku dhe flet në mënyrë të zgjeruar mbi temat për ta udhëhequr dëgjuesin në një udhëtim global - duke e mbajtur atë të rastësishëm.
Linkun e gjeni KËTU
Time Sensitive zbulon portrete të çiltra njerëzish kuriozë dhe të guximshëm në biznes, arte dhe më gjerë, të cilët kanë një perspektivë të veçantë mbi kohën. Bashkëprezantuesit Spencer Bailey dhe Andrew Zuckerman respektivisht intervistojnë një “mendje kryesore” e cila ka patur një ndikim të thellë në fushën e tyre, ka kontribuar në diskutimet më të gjera dhe ka në fokus planetin që ndajmë të gjithë.
Linkun e gjeni KËTU