Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Interieri i UBA Bank

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      Tharm Architects

    • Faqja e Studio

      https://tharmarchitects.com/

    • Tipologjia

      Commercial, Offices

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2021

    • Photography

      Leonit Ibrahimi

    Përshkrimi

    Banka e Bashkuar e Shqipërisë synon të jetë një bankë në tregun shqiptar që krijon transparencë për qytetarët, të jetë e qëndrueshme dhe të japë ndjesinë e bashkimit ndërmjet bankës me qytetarët që lidhen ngushtë dhe pazgjidhshmërisht me njëri-tjetrin.

    Këtë ndjesi, Tharm Architects janë munduar ta përcjellin dhe në dizenjimin dhe arredimin e brendshëm të bankës, duke pasur qëllim krijimin e një identiteti brandi.

    UBA Bank në dizenjim mbështetet në tre elemente kryesore:

    1. (Siguria) Transparenca
    2. Qëndrueshmëria
    3. Bashkimi i bankës me qytetarin

    Për të dhënë ndjesinë e transparencës janë përdorur tavolina me dru me nuancë të çelët në mënyrë që gjithçka që ndodhet mbi tavolinë të jetë lehtësisht e shikueshme.

    Ndjesia e transparencës është shumë e rëndësishme për marrëdhëniet afatgjata ndërmjet bankës dhe klientëve.

    Për të shprehur qëndrueshmërinë dhe garancinë e bankës janë përdorur trarë të thellë të ndërthurur betoni që tregojnë për sigurinë dhe seriozitetin e bankës të mbështetur mbi “kolona” të gjera, të veshura me MDF me rimeso lisi për të dhënë njëkohësisht ndjesinë  e sigurisë, por edhe të ngrohtësisë së një familjeje të madhe, siç është banka. Elementet e drurit (MDF) të japin ndjesinë e mikpritjes dhe ngrohtësisë.

    UBA është një bankë e cila ka në bazë të saj parimet e Financës dhe Bankingut Islamik. Duke marrë frymëzim nga motivet gjeometrike të besimit islam që ka pasur ndikim edhe në kulturën shqiptare, janë krijuar disa panele dekorative prej llamarine në formë rrjete me ndriçime të fshehura. Ato janë të montuara në faqet e mureve, duke dhënë një atmosferë të këndshme. Mbështetur edhe në skemën e ngjyrave të logos, është përdorur në mënyrë të përmbajtur ngjyra blu në elemente si veshje kolonash, tuba dekorative dhe vende pritjeje.

    Karriget e klientëve me ngjyrë gri neutrale kombinohen me ngjyrën e paneleve dekorative, trarëve të betonit, si dhe xhamat strukturalë të bankës, që qëndrojnë në mënyrë harmonike në tërësinë e elementeve dhe materialeve.

    Lidhja (bashkimi) mes qytetarëve dhe bankës

    Duke përdorur elementin e trarëve që lidhen ndërmjet tyre dhe mureve perimetrale, jepet ndjesia e një lidhjeje dhe bashkimi të bankës me qytetarët. Këto elemente shprehin simbolikisht përkrahjen dhe ndihmesën për qytetarët. Me të njëjtën logjikë janë përdorur tuba pvc dekorative që lidhen me trarët.

    Për të ruajtur lartësinë maksimale në ambient, janë hequr tavanet e varura. Ne këtë mënyrë përfitohet një hapësirë maksimale në ambient.

    Duke qenë se në ndërtesa të ndryshme kemi trarë me lartësi të ndryshme, ne zgjidhjen e dhënë këto të fundit integrohen si pjesë e arredimit duke krijuar një skenografi që mund t’i përshtatet çdo ambienti.

    uba bank uba bank

    Autori
    Tharm Architects
    • Website
    • Instagram
    Vendndodhja

    Tirana, Albania

    Get Directions
    Galeria
    uba bank uba bank uba bank uba bank uba bank uba bank uba bank uba bank

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      SEA apartments

      • Apartament

      Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

      Iaarchitects
      • Projekt vile

      Mapei

      Maden Group
      • Projekt interieri
      • +1
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link