Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Banka e Shqipërisë - Rinovimi dhe Zgjerimi i Selisë Qendrore

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      Petreschi Architects

    • Faqja e Studio

      http://www.marcopetreschi.com/

    • Arkitekti

      Marco Petreschi

    • Tipologjia

      Offices

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2015

    • Sipërfaqja

      14 240 m2

    • Ekipi

      Giulia Amadei, Nilda Valentin, Maurizio Pascucci, Antonio Archilletti

    Përshkrimi

    Projekti trajton një nga temat më të rëndësishme dhe të debatuara intensivisht në arkitekturën bashkëkohore: realizimin e një shtese të re në një ndërtesë të rëndësishme historike ekzistuese e cila jo vetëm që do ta rigjallërojë dhe përmirësojë atë, por edhe do të favorizojë mbijetesën e saj ekonomike. Ndërtesa ekzistuese është dëshmitare historike e një periudhe të veçantë të kulturës ndërkombëtare dhe asaj italiane gjatë viteve tridhjetë. Një periudhë e njohur mirë nga historianët dhe kritikët si Racionalizëm.

    Projekti përfshin Muzeun e ri Numizmatik, një sallë të re konferencash për 150 persona, zyra, sallë mbledhjesh, një galeri të brendshme, një kopsht çati dhe një parkim nëntokësor me katër nivele.

    Studimi sistematik filologjik dhe analizimi i vizatimeve arkitektonike dhe teknike të ndërtesës në arkivat e Morpurgo na ka mundësuar, në veçanti, restaurimin e kujdesshëm të ndërtesës në shkëlqimin e saj origjinal. Volumi i ri, nga ana tjetër, kompleton propozimin origjinal të Morpurgo-s për një bllok unik urban përmes ndërtimit të një godine që, duke i'u përgjigjur funksioneve dhe kërkesave të bankës, u krijua që të jetë në vazhdimësi totale me atë ekzistuese.

    Dialogu midis arkitekturës së re dhe asaj ekzistuese ishte i brendshëm dhe i jashtëm, përmes përdorimit të materialeve të njëjta me ndërtesën e vjetër - tullave dhe gurëve Trani - dhe krijimit të një galerie të brendshme që bashkon të dy ndërtesat me një çati prej xhami dhe çeliku. Një hapësirë që bëhet një lloj sheshi i vogël i mbrojtur urban, i frymëzuar nga pëlhura e vjetër historike e qyteteve shqiptare që përdorin tenda për të strehuar rrugët e ngushta.

    Meqenëse banka qendrore është një ndërtesë unike në të gjitha vendet e botës dhe duhet të përfaqësojë simbolikisht një komb demokratik, ndërtesa e re është frymëzuar nga një trashëgimi e përbashkët e të gjithë qytetarëve: peizazhi shqiptar. Hyrja e re, e vendosur në të njëjtin aks qendror transversal të ndërtesës historike, të kujton malet, përrenjtë dhe ujëvarat e vendit përmes krijimit të një lloj kanioni me një burim të vazhdueshëm uji e cila e çon vizitorin drejt sallës së re qendrore kryesore. Njerëzit që hyjnë në holl janë të ftuar në këtë mënyrë drejt galerisë plotë dritë, ku bashkëveprojnë dhe dialogojnë e kaluara dhe e tashmja. Një shkallë e bërë prej xhami dhe çeliku dhe një mur guri ndarës anësor karakterizon këtë bosht. Pamjet e atriumit të brendshëm nga hyrja i ndihmojnë vizitorët të orientohen.

    Përdorimi i një muri të jashtëm me tulla mundëson vazhdimësinë vizuale të ndërtesës së re me ndërtesën e vjetër, ndërsa përdorimi i gurit Trani ndihmon në krijimin e një loje me dritë-hije në ambientet e brendshme dhe në mënyrë simbolike interpreton peizazhin shkëmbor shqiptar.

    Selia e re e Bankës së Shqipërisë është një ndërtesë me katër nivele, me parkim nëntokësor me katër kate që arrin një sipërfaqe totale prej 14.240 m2. Galeria e brendshme u krijua për të favorizuar krijimin e një hapësire për njerëzit me një mikroklimë të brendshme të rehatshme. Nivelet e ndryshme të dy ndërtesave dhe mbajtja e së njëjtës lartësi u zgjidhën duke krijuar dy shkallë skulpturore anësore. Të gjitha aspektet e ndërtesës historike - strukturore, mekanike dhe teknike - u restauruan dhe u modernizuan. Studioja Petreschi Architects projektoi arkitekturën e brendshme dhe mobiljet e kompleksit. Arkitektët ndoqën restaurimin e mobiljeve antike ekzistuese të Bankës, të dizajnuara nga Morpurgo.

    Autori
    Anita Tare
    Vendndodhja

    Tirana, Tirana, Albania

    Get Directions
    Galeria
    banka e shqiperise banka e shqiperise banka e shqiperise banka e shqiperise banka e shqiperise banka e shqiperise banka e shqiperise banka e shqiperise banka e shqiperise banka e shqiperise banka e shqiperise banka e shqiperise

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      SEA apartments

      • Apartament

      Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

      Iaarchitects
      • Projekt vile

      Mapei

      Maden Group
      • Projekt interieri
      • +1
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link