Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Produkte
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    "Pas drejt të ardhmes"

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      AVatelier

    • Faqja e Studio

      http://www.avatelier.com/

    • Arkitekti

      Armand Vokshi, Alba Caja

    • Tipologjia

      Refurbishment

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2017

    • Sipërfaqja

      917 m2

    • Kate

      4+2

    • Photography

      Besart Cani

    • Ekipi

      Inxhinier strukturiste: Igli Kondi, Julian Kasharaj

    Përshkrimi

    Pas drejt të ardhmes Armand Vokshi Alba Caja

     

    Vila për të cilën u parashikua rikonstruksioni i saj nga fillimi, duke i shtuar një kat mbi tokë dhe një nëntokë, ishte një vilë e vjetër modeste e viteve 1920, e ndërtuar në kryqëziminin midis rrugës së Durrësit dhe rrugës Kont Urani. Ajo kishte tre kate mbi tokë dhe një bodrum të vogël nëntokë. Hyrja kryesore ndodhej në rrugën e Durrësit ndërsa hyrja dytësore nga ana e rrugës Kont Urani.

    Rindërtimi total i vilës u bë për disa arsye. Së pari sepse ishte e pamundur ndërhyrja dhe konsolidimi i strukturave mbajtëse ekzistuese të saj, pasi ato paraqisnin një gjendje mjaft të degraduar. Së dyti, pronarët e vilës kërkonin që nëpërmjet rikonstruksionit, të përfitonin në sipërfaqen nëntokë dhe mbitokë, si dhe të përmirësonin aspektin e jashtëm. Fasadat e jashtme si dhe ambientet ne interierin e vilës ishin në gjendje tepër të amortizuar, deri në degradim të plotë.

    Ideja bazë ishte mbajtja sa më shumë pranë e volumeve harmonike ekzistuese, si dhe mbajtja rigoroze e çarjeve në të njëjtat pozicione. Elementet e reja që u propozuan, duhet të ishin në funksion të plotë të të vjetrave dhe sidomos në harmoni me rrugën e Durrësit dhe me rrugën Kont Urani. Në projekt, për të pasur hapësirë më të madhe në funksionalitetin e ambienteve të saj të brendshme, u realizua një shtesë kati duke mbajtur te njëjtën lojë volumore ekzistuese.

    Vendosja në pjesën e jashtme të saj të një trupi shkalle sipas normave antizjarr, si dhe një ashensor për lëvizjen vertikale, shërbeu për të realizuar në anën e pasme një ndërhyrje bashkëkohore, në respekt të plotë me lojën e volumeve të mëparshëm.

    Pjesa e jashtme e vilës u trajtua estetikisht në fasadë me një veshje me gur nga Lecce e Italisë, i cili ka veti interesante të asorbimit të dritës së diellit, kjo falë përbërjes së tij prej mase shtufi. Edhe bardhësia e materialit i jep objektit kontraste harmonike gjatë periudhave të ndryshme të ditës. Ndërkohë që gjatë natës është tentuar të përdoret një ndriçim i veçantë si nga rruga e Durrësit si një rrugë kryesore e Tiranës, ashtu edhe nga ana e rrugës së Kont Uranit.

    Gjuha arkitektonike e përdorur është munduar të ruajë çarjet dhe stilin e vet duke e pasuruar me pak elemente dekorativë që e lidhin në një farë mënyre edhe me godinën e Ministrisë së Arsimit dhe me godinat e tjera në rrugën e Durrësit.

    Aktualisht në të është vendosur Drejtoria e Përgjithshme e Taksave të Qytetit të Tiranës.

    Autori
    avatelier
    Vendndodhja

    Tirana, Tirana, Albania

    Get Directions
    Galeria
    Pas drejt të ardhmes Armand Vokshi Alba Caja Pas drejt të ardhmes Armand Vokshi Alba Caja Pas drejt të ardhmes Armand Vokshi Alba Caja Pas drejt të ardhmes Armand Vokshi Alba Caja Pas drejt të ardhmes Armand Vokshi Alba Caja Pas drejt të ardhmes Armand Vokshi Alba Caja Pas drejt të ardhmes Armand Vokshi Alba Caja Pas drejt të ardhmes Armand Vokshi Alba Caja

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      Muratura

      Tharm Architects
      • Arkitekturë

      4M Office

      4M Group
      • Projekt interieri

      Industrial Office 88

      • Zyra
      Rreth
      • Rreth nesh
      • Skuadra
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • Skuadra
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link