Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    NË VËMENDJE: VALERIO OLGIATI

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    Jeta e hershme dhe karriera

    Valerio Olgiati lindi në 18 Korrik të vitit 1958, në Chur. Ai është një arkitekt ndërkombetar, djale i arkitektit zvicerian Rudolf Olgiati.

    Valerio Olgiati studioi arkitekturë deri në vitin  1986 në ETH Zyrih. Duke jetuar dhe punuar së pari në Zyrih dhe më vonë në Los Angeles për disa vjet me Frank Escher, në 1996 ai hapi studion e tij projektuese me bazë në Zyrih dhe në 2008 në Flims. Si profesor i jashtëm ai dha mësim në ETH Zürich, në "Architectural Association School of Architecture" London dhe në "Cornell University" New York. Që nga viti 2002 ai është një profesor i rregullt në "Accademia di architettura Mendrisio" në Universitetin Zvicerian-Italian. Nga vjeshta e vitit 2009 ai mban postin e Kenzo Tange në Universitetin e Harvardit, Cambridge, Shtetet e Bashkuara.

    Valerio Olgiati

    Valerio Olgiati fotografuar nga Michael Olsson

    Disa nga projektet më ikonike

    -Pearling Site

    Perling Site

    Vendodhja: Muharraq-Bahrain

    Viti i projektimit: 2019

    Arkitekti Valerio Olgiati projektoi Muzeun e Pearling për Autoritetin Bahrain të Kulturës dhe Antikiteteve për të shërbyer si një hyrje në ''Rrugën e Pearling"- një shteg që lidh vendet historike të Bahreinit. E vendosur në sfondin e qytetit Muharraq, ndërtesa krijon një prani ikonike përmes përdorimit të një çatie të madhe që ka hapje gjeometrike për qarkullimin e erës e cila mbështetet nga një mori kolonash të gjitha të bëra prej betoni.

    Perling Site

     

     

     

    -Celine Flagship Store

    Céline Flagship Store

    Vendodhja: Miami, USA

    Viti i projektimit: 2018

    Kjo strukturë dykatëshe nga arkitekti Olgiati është krijuar për tu ofruar klientëve të dyqanit një përvojë bashkëkohore përmes përdorimit të mermerit me ngjyrë pastel për të gjitha hapësirat e brendshme.

    Céline Flagship Store

     

     

     

    -Atelier Bardill

    Atelier Bardill

    Vendodhja: Scharans, Switzerland

    Viti i projektimit: 2007

    Struktura e Atelier Bardill siguron një kontrast të mrekullueshëm në sfondin e  thjeshtë të një fshati tradicional zviceran përmes pamjes së tij gjeometrike me ngjyrë ndryshku. Këta mure gjeometrike me figura lulesh të vendosura mbi objekt, fshehin një oborr me një hapësirë ​​pune minimaliste brenda tij.

    Atelier Bardill

     

     

     

    -Residential Building

    Residential Building

    Vendodhja: Zug, Switzerland

    Viti i projektimit: 2007

    Ndërtesa e banimit e arkitekt Olgiati në Zug, Zvicër është projektuar të dallohet vizualisht nga rrethina e saj për shkak të ngjyrës së saj të kuqërremtë dhe fasadës me hapje eliptike. Kjo fasadë e spikatur, ndërsa shërben si një tipar tërheqës gjithashtu ndan ndërtesën e apartamenteve vizualisht dhe fizikisht nga ndërtesat e kundërta.

    Residential Building

     

     

     

    -Yellow House Museum

    Yellow House Museum

    Vendodhja: Flims, Switzerland

    Viti i projektimit: 1999

    Fillimisht një shtëpi në fermë, kjo ndërtesë e ka marrë emrin nga fasada e verdhë që vishej. Ndërsa e rimodelonte, Olgiati hoqi shumë nga strukturat e saj të brendshme, mbushi dritare të panevojshme dhe zëvendësoi çatinë origjinale me një çati të re me pllaka guri. Ky model i ri i cili ka fituar disa çmime  tani shërben si një hapësirë ​​ekspozite, muze dhe vend konferencash për arkitekturën dhe artet alpine dhe ndërkombëtare.

    Yellow House Museum

     

     

     

     

    Referencat:

    https://en.wikipedia.org/wiki/Valerio_Olgiati

    http://www.olgiati.net/

    https://www.re-thinkingthefuture.com/design-studio-portfolios/a3603-valerio-olgiati-12-iconic-projects/

    Të fundit

    SEA apartments

    • Apartament

    Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

    Iaarchitects
    • Projekt vile

    Mapei

    Maden Group
    • Projekt interieri
    • +1
    Të rejat

    Nga BAU 2025 në Tiranë: AluKönigStahl sjell trendet e fundit të ndërtimit në Shqipëri

    01/05/2025

    5 VITE NË SHQIPËRI – BRANDI SMEG FESTON NË MËNYRËN MË IKONIKE!

    06/10/2024

    Top 8 instalacionet nga Java Dizajnit 2024

    23/04/2024
    Punësim

    ALN- Arkitekt

    • Full time

    Re/Lab - Arkitekt

    • Full time

    MVM Architecture - arkitekt me eksperiencë

      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link