Shoqëria Tdt&Partners Shpk kërkon të punësoj Arkitekt me eksperiencë me kohë të plotë.
DETYRAT E POZICIONIT
Detyra dhe Përgjegjësi – Departamenti Projektimit- Arkitekt
-Asiston në përgatitjen e detyrave të projektimit sipas kërkesave të investitorit.
-Asiston dhe përgatit projektin arkitektonik sipas kërkesave të projektimin (Detaje/Plan/3D) sipas nevojave dhe afateve të projektimit.
-Përgatit zbërthimin e projekteve arkitektonike/në paketa tenderimi për secilin proces arkitektonik me vizatime detaje/specifikime teknike dhe preventive.
-Përgatit katologët e shitjeve të projekteve të shoqëruar me plane/aksonometri dhe rendera.
-Suporton me elemente grafike/skema funksionale/nevojat komerciale të kompanisë.
Detyra dhe Përgjegjësi – Suport klientet
-Shoqëron klientët e rinj edhe ekzistues në objekt për ti prezantuar pronat/projektin
-Informon klientët në lidhje me cilësinë e ndërtimit edhe shërbimet e tjera që ofron kompania e ndërtimit tek kjo pronë/projekt.
-Ndjek procedurën e mirëmbajtjes së klientit.
-Ndjek përgatitjen e preventivave për punime jashtë projektit bazë.
-Ndjek procedurën e kthimit të fondeve kur klienti duhet të marrë lekë nga kompania për rifiniturat që ai ka bërë vetë edhe që duhet të rimbursohet.
-Koordinon takime me klientin kur bëhet verifikimi i sipërfaqeve të ndërtimit të projektit përfundimtar në krahasim me projektin fillestar në bazë të së cilit ka firmosur kontratën klienti.
-Përpilon raporte javore.
Detyra dhe Përgjegjësi – Suport Projekte te Financuara nga te trete
-Harton dhe propozon ndryshime Arkitektonike dhe kujdeset për miratimet tek Projektuesi.
-Asiston projektet arkitektonike të financuara nga EU me përgatitjen e librezave të masave.
-Asistion stafin teknik inxhinierik me vizatim detaje inxhnierike.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë në degën Arkitekturë;
Eksperienca: Eksperiencë si arkitekt për një periudhë jo më pak se 3 vjet;
Aftësi:
-Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese;
-Aftësi për të kryer një sërë detyrash në terren pa mbikqyrjen e eprorëve;
-Aftësi të shkëlqyera për të krijuar dhe mbajtur komunikim korrekt dhe të përditshëm me administratën dhe eprorët;
-Aftësi të mira në komunikim dhe në shkrim të gjuhës angleze.
Mënyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë [email protected] subjekt «Arkitekt»
Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Tdt&Partners.
JU MIRËPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga ne vetëm për qëllime rekrutimi.